Materialet nuk u përkthyen në shqip, shtyhet seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor

Maqedonia

Materialet nuk u përkthyen në shqip, shtyhet seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor nuk u mbajt.

Kjo  për shkak të kërkesës së partive shqiptare që materialet të përktheheshin në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, i cili duhej të kryesonte seancën, deklaroi se debati thelbësor ende nuk kishte filluar dhe se shpreson që seanca të mbahet javën e ardhshme.

Siç ishte raportuar më parë nga Ministria e Drejtësisë për AIM-n, takimi duhej të zgjidhte një kryetar të grupit të punës dhe të miratonte një sërë rregullash procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat