Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Maqedonia

Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Më: 15 mars 2026 Në ora: 18:52
Ilustrim

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai - Shkup.

Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada.

Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe email: [email protected].

Deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke transportuar gjithsej 458 pasagjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat