Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

Maqedonia

Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

Më: 13 prill 2026 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

MPB njofton se një i mitur pranë shkollës është goditur nga një automjet në një fshat të Gostivarit.

"Më 12.04.2026 në orën 20:10, në DPB Gostivar u njoftua se në Qendrën Mjekësore-Gostivar është sjellë një i mitur nga fsh. Balindoll me lëndime të rënda trupore.

Sipas denoncimit, rreth orës 16:00, pranë shkollës në fshat, i mituri është goditur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat