Gashi: Perspektiva evropiane mbetet garancia më e fortë për një të ardhme të sigurt dhe demokratike për qytetarët

Maqedonia

Gashi: Perspektiva evropiane mbetet garancia më e fortë për një të ardhme të sigurt dhe demokratike për qytetarët

Më: 9 maj 2026 Në ora: 18:23
Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, ka theksuar rëndësinë e idesë evropiane si projekt që ka sjellë paqe, unitet dhe stabilitet në kontinent.

Ai vlerësoi se, në kushtet e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive globale, perspektiva evropiane mbetet garancia më e fortë për një të ardhme të sigurt dhe demokratike për qytetarët.

Gashi theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është vetëm proces politik, por edhe investim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së integrimit evropian, përmes reformave, dialogut dhe fqinjësisë së mirë, duke e parë këtë proces si pjesë të natyrshme të së ardhmes së saj.

Ai shtoi se Kuvendi ka rol të rëndësishëm në avancimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Në fund, Gashi uroi qytetarët për 9 Majin, duke theksuar se e ardhmja evropiane ndërtohet mbi bashkëpunim, solidaritet dhe vizion të përbashkët për një Evropë më të bashkuar dhe më të qëndrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat