Shtetasi holandez arrestohet në Shkup, nën dyshimin se mbante armë

Maqedonia

Shtetasi holandez arrestohet në Shkup, nën dyshimin se mbante armë

Më: 15 maj 2026 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Më 13.05.2026, në ora 23:40 në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 22-vjeçarin S.S.S. nga Mbretëria e Holandës.

Sipas informacioneve nga policia, ai është arrestuar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 23:35, në zonën e Qendrës, ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.

Gjithashtu, në denoncim ishte theksuar se personi dyshohet se mbante armë zjarri.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat