LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë

Maqedonia

LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 17:57
Fotoilustrim

LAMM kumtoi se për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në një pjesë të vendkalimeve kufitare ka turmë. Nga atje theksojnë se në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje pritet edhe më shumë se një orë, ndërsa për hyrje – një orë.

Në “Tabanoc” për hyrje pritet më shumë se një orë, ndërsa për dalje – 30 minuta. Pritje ka edhe në “Pelince”.

VK Tabanoc për hyrje – më shumë se 1 orë, për dalje – 30 minuta

VK Bogorodicë për dalje – më shumë se 1 orë, për hyrje – 1 orë

VK Pelince për hyrje – rreth 1 orë, për dalje – 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat