Joe Biden nuk mashtrohet nga Beogradi, siç u mashtrua Donald Trump tregtari

Opinione

Joe Biden nuk mashtrohet nga Beogradi, siç u mashtrua Donald Trump tregtari

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:38
Joe Biden dhe Donald Trump

Joe Biden, President i SHBA-ve ia shuajti përgjithmonë Serbisë ëndrrat ekspansioniste ndaj Kosovës, të ushqyera nga Donald Trump.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiq, kryetari i Parlamentit të Serbisë, që të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, që moti janë kandidatë potencialë që duhej të ishin prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë për Krimet e Luftès.

Aleksandar Vuçiqi në vazhdimësi i ka mohuar vrasjet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë, duke thënë se ato janë sajesa.

Ivica Daçiqi muaj më parë i kërcënoi publikisht serbët që të mos i tregojnë vendet ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e të varrosur në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e krimeve.

Ivica Daçiq më 12 dhjetor 2020, deklaroi se, “ Bill Clinton, ish Presidenti i SHBA-ve dhe Madeleine Albrigt, ish Sekretare shtetërore SHBA-ve, kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid, se serbët kanë kryer masakra e vranë civilë në Kosovë”.

Serbia më në fund e kuptoi se rrena i ka këmbët e shkurtëra dhe se Serbia për krimet ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë do të ndëshkohet dhe do ta paguajë faturën që e meriton.

Këtë e dëshmojnë reagimet e nervozuara të Serbisë, se me ardhjen e Joe Bidenit President i SHBA-ve, ndaj Serbisë do të rriten presionet për njohjen pa kushte të Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 11 dhjetor 2020, lexuam informatën me titull “Serbia i dërgon letër Bidenit, ankohet lidhur me rekomandimet e Engelit për Kosovën”.

Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, i ka dërguar letër Joe Bidenit, Presidentit të parsazgjedhur të SHBA-ve, ku i ankohet për rekomandimet e fundit të kongresmenit Eliot Engel lidhur me Kosovën.

Nè kètë letër thuhet se, “Engël e ka mision politik Kosovën, sepse edhe një rrugë në Kosovë e ka emrin e tij, si përkrahës së pavarësisë së Kosovës. Rekomandimet e Engel nuk janë të mira për politikën e ardhshme të jashtme amerikane në Ballkan, e sidomos në Kosovë. Me gjithë respektin e pjesëmarrësve që paraqitën pikëpamjete tyre , kjo është një periudhë e hershme për të vendosur lidhur me politikën e ardhshme të jashtme amerikane në Ballkan. Këshillat e Server dhe Bugajski se qëllimi amerikan duhet të jetë drejtimi në njohje reciproke Kosovë-Serbi, nuk është i mirë, fatkeqësisht Server ende është një avokat i Kosovës ndaj Serbisë. Dy vendet tona janë të gatshmë për ta forcuar aleancën, pas një periudhe konfrontimi në dy dekadat e fundit. Ju vetëm duhet të ndiqni besimin Tuaj dhe përgjegjësinë shtetërore për në Ballkan dhe Serbi, dhe t’i lëmë anash raportet e ngrira të së kaluarës, të cilat sëbashku duhet t’i ndajmë në të ardhmen”, thuhet në fund të kësaj letre.

Serbia më në fund e kuptoi se e vërteta vonon por nuk harron, dhe se vetëm për këtë Serbinë e ka kapur frika dhe paniku, dhe se Serbia më nuk mund të qëndrojë si kungulli mbi ujë, pas tërë atyre krimeve që i kreu në Kosovë.

Eliot Engel, Daniel Server dhe Bugajski, e thonë të vërtetën për Kosovën dhe për agresionin gjenocidal e vrasës të Serbisë kriminale, e cila tashmë 21 vite po pëkëdhelet e ledhatohet, në vend që të ndëshkohet.

Për Serbinë nuk na qenkan të mira ekomandimet e Engel, Server e Bugajski për politikën amerikane në Ballkan e sidomos në Kosovë.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse shekullore ndaj shqiptarëve, me këtë letër, merr guximin dinak e mashtrues, që t’i këshillojë e mësojë si të veprojnë Joe Bidenin dhe SHBA-të në politikën e jashtme, edhe pse Joe Bideni dhe SHBA-të janë bastion i lirisë dhe demokracisë dhe shpresë e lirisë dhe e demokracisë në botë.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse shekullore ndaj shqiptarëve, më në fund e kuptoi se gënjeshtrat e saj më nuk pinë ujë, dhe se Serbia për krimet e kryera do të demaskohet dhe ndëshkohet.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale dhe vrasëse shekullore ndaj shqiptarëve, më në fund e kuptoi se nuk mund ta mashtrojë botën demokratike me propagandë gënjeshtare, sidomos me librin skandaloz e përplot me gënjeshtra e të pavërteta të botuar ditë më parë në gjuhë të huaja me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20”.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale, vrasëse dhe okupuese, e din shumë mirë se gjenocid shekullor në shekullin e 20-të ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve, dhe se shqiptarët fisnikë e paqedashës nuk kanè kryer asfarè gjenocitdi ndaj serbëve.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, vetëm në fund të shekullit të 20-të kreu tre agresione gjenocidale e vrasëse në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë, masakruar e dhunuar dhjetëra mijëra civilë të pafajshëm, dhe se për këtë është dëshmitare e tërë bota.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, e ka kuptuar se më nuk mund t’i fshehëhën krimet e kryera në Kosovë të regjistruara edhe nga OKB dhe nga satelitët amerikanë.

Serbia kriminale. Agresore gjenocidale e vrasëse, e ka kuptuar se nuk mund t’i fshehën masakrat e kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë, duke përfshirë edhe masakrën e Reçakut, të cilën e dëshmoi vetë ambasadori Viliam Walker, i cili e alarmoi dhe e vetëdijësoi NATO-n t’i fillojë bombardimet 78 ditore të caqeve serbë në Kosovë dhe në Serbi, gjer në çlirimin e Kosovës nga agresioni i Serbisë.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, e din mirë se nuk mund ta vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi, sipas kushtëzimeve absurde të Serbisë.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, e din shumë mirë nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi, pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 të pagjeturve shqiptarë që i rrëmbeu nga oborret dhe shtepitë shqiptare.

Pa e treguar Serbia vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur trupat e shqiptarëve të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi.

Pai i treguar Serbia hekuranat ku i ka djegur në mënyrë mizore trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar dhe të djegur mizorisht në Serbi.

Pai i treguar Serbia planet dhe skenarët për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe gjenocidin në Kosovë.

Pa i nxjerrë Serbia para drejtësisë kriminelët Serbë që i kryen tërë ato krime ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Pa u themeluar edhe në Serbi Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës.

Pa e ndërprerë Serbia okupimin që po e kryen në Veri të Kosovës duke vendosur kolonë serbë në vendbanimet e reja me shtëpi të reja e të mobiluara, kryesisht serbë që nuk kanë banuar asnjëherë më parë në Kosovë.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, më në fund e kuptoi se me Kosovën nuk mund të nënshkruhet më marrëveshje si ajo në Uashington, më 4 shtator 2020, në praninë e Donald Trumpit, marrëveshje e dëmshme për Kosoëvn viktimë dhe në favor të Serbisë vrasëse.

Serbia kriminale, agresore gjenocidale e vrasëse, më në fund e kuptoi se, Vladimir Lajçak dhe Josep Borell, emisarë nga BE-ja, që janë proserbë e që vijnë nga dy shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, nuk mund ta detyrojnë Kosovën viktimè t’i pranojë kushtëzimet e Serbisë vrasèse.

Joe Biden shpreson qè nè Kosovè sè shpejti tè mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, me ç’rast populli me votèn e lirë do t’i zgjedh udhèheqèsit më të ndershëm e dinjitozè për të themeluar një qeveri të aftë dhe efektive, qè do të dijë t’i dalë zot Kosovës.

Qeveri që do të dijë ta reformojë rrënjësisht drejtësinë, ta luftojë pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin.

Qeveri që do të krijojë një ekip meritor të përgatitur mirë për dialogun Kosovë-Serbi, një ekip i cili do të ketë konsensus të brendshëm në Kosovë dhe platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës, një ekip i cili nuk do të ulet të negocojë me kriminelin Aleksandar Vuçiq ose të ngjashëm me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat