Pse asnjëherë deputetet nuk shkuan të vizitojnë popullin që i votoi...?!

Opinione

Pse asnjëherë deputetet nuk shkuan të vizitojnë popullin që i votoi...?!

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Skënder Karaçica


Në këto vite,më kanë thënë,deputetet e popullit të zgjedhur me votën e lirë,nuk shkuan që të vizitojnë fshatin apo qytetin dhe,për të biseduar sy me sy me popullin...!

Ne kemi shumë halle,me thanë ata në fshatin tim që i takova verën e pushimeve që kisha ardhur nga Amerika...!

Nuk vijnë asnjëherë,nuk i kemi parë kurrë që deputeti i popullit të vij e të na vizitojë në fshatin tonë,me thanë në fshatin tim.Ata,i shohim në televizor ose në sallën e parlamentit kur dalin e diskutojnë dhe,në të shumtën e herës kur ata ,,polemizojnë,,duke e fyer njeri-tjetrin më fjalët më të rënda...!

Sa keq kur para popullit,deputetët tanë ne që i zgjodhëm dhe në ,,emrin tonë,,(sic!dalin shpeshherë nga rendi i ditës dhe nuk dëgjojmë hiq më shumë se sa fyerje të skajshme,që,na besoni nuk i bëjnë nderë votës së lirë(sic!).

Deputetët e popullit nuk shkuan asnjëherë të takojnë popullin dhe të japin përgjegjësi për kontratën demokratike dhe kombëtare për votën e lirë të popullit...!

Ata asnjëherë nuk erdhën të na vizitojnë,më thanë në fshatin tim (Sankovc) të Drenicës.

Ata nuk erdhën, na harruan...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat