Viti i ri mirë se vjen, sillna do një të mirë e cila premton dritë për kombin dhe për shtetet shqiptare

Opinione

Viti i ri mirë se vjen, sillna do një të mirë e cila premton dritë për kombin dhe për shtetet shqiptare

Nga: Luz Tomaj Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 07:58
Luz Tomaj

Kryeministri Rama, në vend të afrimit me Kosoven, vetëm shkakton përqarje, të cilat reflektohen edhe në përqarje në mes subjekteve në Kosovë, përqarje kjo e cila, edhe ashtu është prezente. Ai mirpret vetem shtresen e Thaqit. Nuk I njef dhe nuk don ti shef Ramushin, Albinin, Vjosen... Përpiqet me bër pazare me, armikun më të madh ose armikun e vetëm të shqiptarve – me Serbin. A do e kupton donji her se kush është Serbia. Gjendja ekonomike nuk leviz, procesi I integrimit eventual në UE nuk leviz. Këtë proces nuk e pengon gjendja ekonomike por e pengon zhvillimi I procesit politik, krimi I organizuar...

Po në Kosovë

Deri sa Shqipëria nuk tregoi dijuri për mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit, Kosova, mjerisht, nuk tregoi as dijuri, as pjekuri, as përpjekje për profesionalizëm në procesin e formimit të shtetit. Më duhet ti përseriti vetëm disa momente:

Sovraniteti nuk u shtri, në asnji moment, në tër teritorin e shtetit. Shtresat politike as që u përpoqen për këtë çështje, si element elementar I shtetit. Serbija bën çfarë të doj në pjesen veriore të Kosoves.

A ka ma turp se, po bëhen 13 vite nga shpallja e pavarsisë, Kosova nuk e ndërmuar asnjë veprim kundër Serbisë për veprimet gjenocidiale, me përmasa, gjatë luftes, as në aspektin e kompenzimit të dëmit as në atë të përgjegjësisë penale. Në vend të kompenzimit të dëmeve, Kosova tani planifikon të shpenzon 20 milion Euro për mprojtje të shqiptarve. Edhe gjykimi I shqipëtarve është pasojë, e asgjë tjetër por, mosdijes së mbajtjes së shtetit.

Dialogu ka filluar me iniciativen e Serbisë për, kinse të drejtat e nji grushti serb në Kosovë. Ky inicim ka ndodhë me vetëdije, me qellim që Kosova të hyn në dialog dhe të mos I përkushtohet gjenocidit. Politika kosovare, që në fillim, deshtoi. Në vend që të përpiqet që, në bazë të normave ndërkombëtare, Kartave europiane mbi të drejtat e minoriteteve etj të argumenton se serbët në Kosovë janë të privilegjuar në krahasim me minoritetet tjera, se serbët janë ata që u vetizoluan, me qellime vetëm e vetëm që mos të rrespektoin shtetin e Kosoves.

Deri sa Kosova dialogon me Serbin për njifar Asociacioni, qëllimet e të cilit, për ata që kanë mend në kokë, janë të kjarta - për shkëputje nga Kosova, Kosova dhe Shqipëria, falë shtresave politike, sëpaku është deshtë, në mungesë të bashkimit kombëtar, të përpiqen dhe të bëjn Asociacion ndërshtetëror, institucion ky, I cili nuk është I panjohur në arenen ndërkombëtare.

Është më se koha që, shtresat e gjertanishme politike të Kosoves, të kuptojnë, se totalisht, kanë deshtuar. Vite me radh ndodhen çnjohje por nuk ndodhen njohje te shtetit të Kosoves. Me protekst se gjoja do të ndodhë liberalizimi I vizave, ndodhi çështja e Çakorrit, Kosova humbi teritor deri sa popullin askush nuk e pyeti. A do e kuptoni se pengesë e liberalizimit të vizave është shtresa politike. Bashkimi europian shef dhe heshtazi përcjell zhvillimin ose moszhvillimin e legjislacionit, krimin e organizuar, I cili as që përpiqet që të pengohet etj nga të cilat rezulton kapja e shtetit.

A mund të presim dhuratë nga Viti I Ri

Popull, që nga shpallja e pavarsisë, bartës të shtresave politike, ishin dhe janë liderët e subjekteve politike. Mjerisht, subjektet politike marrin frymë përmes organizmave të liderëve të tyre. Hashimi, Isa, Kadriu, Ramushi e të tjerët I caktojn kandidatët për deputet, e përcaktojn përbërjen e qeveris. Nga ky shkak edhe, shofim se si zhvillohen seancat e Parlamentit. Mprohen interesat e subjekteve politike apo liderve të tyre por jo edhe interesat e popullit.

Te gjitha subjektet politike, ne nji apo tjetër mënyrë, me koalicione të ndryshme, kanë qenë bartës apo pjesë e shtreses politike. Te gjith kanë qenë deshtak. I vetmi subjekt është LVV, e cila erdhi në pushtet shkurtazi por, për shpejt e shpejt, ia kurdisen kurthen dhe e larguan. Vërej, përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve tjera se, në zgjedhjet e ardhëshme, do të triumfoi përsëri. Besoj se është shpresa e fundit që ky subjekt, I cili, sëpaku, premton sinqeritet, premton se do I sherben popullit, do vij në shprehje .

Për diasporen

Bazuar në numrin e përgjithëshëm të popullit shqipëtar, diaspora është pjesë e madhe e kombit. Vërej, fal mjeteve të informimit, se diaspora edhe I kontribon atdheut. Ndodhi termeti në Shqipëri, me pasoja tragjike por ishte edhe rast të shifet solidarizimi dhe kontributi I diaspores. Në anen tjeter, shtresat politike, mjerisht dhe shum thjesht, e injorojn diasporen. Në se nuk vlersohet kontributi I saj, a nuk kishte me qenë e rruges qe të vlersohet dhe rrespektohet si pjesë e kombit, për të cilin, diaspora edhe vuan.

O Viti I Ri, sjellna pakez dritë.U tejkalua periudha diktatoriale në Shqipëri, më në fund lindi edhe shteti I Kosoves. Mjerisht, mbeten pjesë të trevave shqipëtare nën Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi. Një numer I madh I kombit, në kohëra dhe kushte të ndryshme e muar boten. Bile bile, do doja me e ditë përqindjen e diaspores në proporcion me numrin e shqipëtarve në atëdhe.

Zvillimin e ngjarjeve, gjendjen aktuale, rrjedhat pozitive apo negative, në atdhe, madje edhe në diaspor, çdo kush I shiqon nga këndvështrimi personal. Deri sa në mërgim - Amerikë, Europë dhe gjetiu, shum subjekte të organizuara, madje edhe në cilsi individuale, përpiqen që të bëjnë çdo të mundshme për atdhe, për komb, zhvillimi I rrjedhave politike në shtetet shqipëtare është në disëharmoni totale me atë se si mbahet, si zhvillohet shteti dhe, si kultivohet lidhja, tradita dhe kultura kombëtare.

Për momentin nuk po shkoj më larg, përmes mjeteve të informimit, edhe sot, si zakonisht dëgjova dhe lexova zhvillimin e ngjarjeve ditore në shtetet shqipëtare dhe, mos të them, frostrohem. Në anën tjeter, përmes rjetit social më ftuan shokët e mi, me të cilët, fizikisht akoma nuk jam njoftuar, të cilët vuajn dhe përpiqë që të kontribojnë në arenen kombëtare. Po I përmendi vetem ca emra, të tjerëve iu kërkoi falje, të cilët e kanë inicuar formimin e organizates mbarkombëtare - Mërgata gjithshqipëtare në botë - Bahri Ramadani, Xhavit Kabashi, Zenel Kastrati, nga SHBA, Jashar Selmani, Gjermani, Gjergji Harka, Itali, etj.

Çka po ndodhë ose çka nuk ndodhë në Shqipëri?

Përveq asaj që populli mund dhe del në demostrata, shiquar nga aspektet tjera, më duket se sistemi e mos të them zhvillimi I shtetit shum pak dallon nga periudha diktatoriale!!! Në mes subjekteve politike nuk ka komunikim ose ai zhvillohet me gjuhë të rrugëve. Parlamentin e dominon subjekti në pushtet, në mes qeveris dhe Presidentit nuk ka fare gjuhë të përbashkët - mirkuptuese.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat