Tirana dhe Prishtina zyrtarisht do të duhej ndërruar diskursin politik!?

Opinione

Tirana dhe Prishtina zyrtarisht do të duhej ndërruar diskursin politik!?

Nga: Mr.Sc.Refik HASANI Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:28
Mr.Sc.Refik Hasani

Dallimet në mesë të partive në Kosovë për qëndrimin ndaj Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës qëndrimi që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partit qëndrimin që mbajn ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidenta do të duhej të ken në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla.

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit

Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të kordinuara me klasën politike, të ksaj Krahine të banur me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit që politikanët nga e tërë hapsira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës. Ne mendojm se diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që:

· Shumë pakë po shenohet, kujtohet Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,

· Lufta e UÇPMB-ës sikur pak përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur ska ndodhur,larg asaj të kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare,

· Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,

· Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet,

· Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe,

· Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,

· Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë,

· Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj,

· Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në ate lokal,

· Nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shëndrruara si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe.

Banorët e Krahinës shqiptare të mbetur ende nën Serbi u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazete nga etnosi i pastër shqiptarë.Ne përmes këtij shkrimi po bëjm përpjekje të shtrojm domosdoshëmrin që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeverit dhe po ashtu dy parlamentet i Shqipërsisë dhe i Kosovës të ndërtojn një diskurs krejtë të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare ky do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit. Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave e mbi të gjitha kërkojm nga Këshilltarët Komunal shqiptarë të tri Kuvendeve Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.

Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare, ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo e diskriminuar.

Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat