Intelektualë të Kosovës, Shqipërisë e kudo jeni, Ju ftoj të mbështesni Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Opinione

Intelektualë të Kosovës, Shqipërisë e kudo jeni, Ju ftoj të mbështesni Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:53
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Intelektualë  të Shqipërisë, Kosovës, diasporës e kudo jeni:  Ju bëj thirrje të mbështesim Albin KURTIN dhe Vjosa OSMANIN; Ju ftoj që të  mos rrini indiferenet por aktivizohuni, merrni guximin dhe veproni sepse: Ju keni energjinë intelektuale, Ju keni forcën, mëncurinë dhe autoritetin për të rrënuar e dërrmuar korrupsionin, egoizmin, injorancën, tradhtinë, dhe autoritetin e reputacionin e elitës  politike  dështake  në Kosovë  në zgjedhjet politike të 14 Shkurtit 2021  dhe më pas   me 25 Prill 2019 edhe në Shqipëri.

Ju intelektualë mos rrini indiferent,  sepse indiferentizmi është frikë dhe miratim e aprovim nga ana e Juaj si dhe nënshtrim përballë këtij realiteti të rëndë demokratik, politik, patriotik,  social, juridik, ekonomik, intelektual dhe akademik  ku ka rënë shteti dhe shoqëria shqiptare prej elitës së keqe politike.

Intelektualë: zgjohuni nga letargjia, aktivizohuni dhe guxoni për të vepruar dhe mos rrini indiferent karshi problematikave jetike që kanë aq shumë nevojë sot Kosova dhe Shqipëria, por mbështesni Guximin e Vjosës dhe  sinqeritetin e përkushtimin  e Albin Kurtit  për të fituar e lartësuar individi dhe shoqëria Dinjitetin, për të triumfuar Ligji dhe Shteti mbi antiligjin, korrupsionin, tradhtinë dhe antishtetin.

Intelektualë, mos rrini indiferent në këtë kohë kur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për Ju , sepse nëse nuk aktivizohen me guximin tuaj  Ju do të bënit një gabim të rëndë intelektual që do t’iu kushtojë rëndë Juve dhe shoqërisë shqiptare nëse gjërat nuk ndryshojnë rrënjësisht në Kosovë me 14 Shkurt 2021.  

Ju drejtohem Ju intelektualëve që të mbëhtesni Albinin dhe Vjosën sepse Ju shkëmbeni e jepni mendime, përvoja, bëni vlerësime e gjykime, trasmetoni trashëgiminë e vyer e vizionin e së resë dhe se  ndikimi Juaj i arsyeshëm dhe  i pakorruptuar  është i madh edhe për ndryshimet politike dhe në shëbim të atdheut, kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat