Në mandatin e parë të presidentit Joe Biden, Kosova do të anëtarësohet në OKB, kurse në mandatin e dytë në BE

Opinione

Në mandatin e parë të presidentit Joe Biden, Kosova do të anëtarësohet në OKB, kurse në mandatin e dytë në BE

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:43
Hysen Ibrahimi

Të gjitha analizat na qojnë në këtë drejtim, pa asnjë mëdyshje. Nisur nga fakti, duke studiuar zhvillimet poltike, pastaj idenë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, sidomos në përzgjedhjen e ekipit të tij të mrekullueshëm, adminitsratën e Re, që do të udhëheq SHBA-në, në veçanti në planin e politikës së jashtme, Joe Biden si duket ka vendosur në prioritet që të vazhdon realizimin final për Kosovën, duke e anëtarësuar në OKB gjatë mandatit të tij të parë, kurse në të njejtën kohë përgaditë planin për manadatin e dytë që Kosova të anëtarësohet në BE. Sigurisht se mbështetës më të fuqishën në këtë drejtim pas SHBA-ve, do të jenë edhe Gjermani, Anglia, Izraeli, Vatikani dhe shtetet tjera mike.

Më 20 janar 2021, kur pritet që Joe Biden të betohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të hyj në Shtëpinë e Bardhë, në të njejtën kohë shqiptarët në trojet etnike shqiptare dhe anembanë botës do t’a festojnë këtë Ditë të Madhe, këtë fitore që do t’i shërbej botës demokratike për lirinë e popujve që ende janë nën sundimin e regjimeve të huaja. Për këtë nuk ka asnjë dilemë, përderisa Joe Biden është njohës dhe kontributdhënës i drejtëpërdrejtë i pavarësisë së Republikës së Kosovës, kontribut ky që ai do ta qon deri në përfundim. Kurse populli shqiptar përkrah lapidarit të ish-Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, do t’a ngrit lapidarin tjetër me meritë edhe për Presidentin Joe Biden.

Populli shqiptar, e ka mirëpritur zgjedhjen e Joe Biden, President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si njëri ndër miqtë më të afërt të Kosovës dhe popullit Shqiptar.

Demokracia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të triumfon me Presidentin Joe Biden në tërë Botën.

Shqiptarët e duan Amerikën.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Presidentin Joe Biden.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat