Këto janë të gjitha dyshimet e pazbuluara dhe akuzat e pa gjykuara kundër Fadil Syleviqit

Opinione

Këto janë të gjitha dyshimet e pazbuluara dhe akuzat e pa gjykuara kundër Fadil Syleviqit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 18 janar 2021 Në ora: 09:59
Fadil Syleviq

Syleviqi ishte akuzuar disa herë edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për vrasje dhe pjesëmarrës në shumë procese të montuara gjyqësore. Fadil Syleviqi akuzohet për ndalim dhe rrëmbim të Dr. Hafir Shales dhe Xhavit Hazirit, të dy njerëz të lidhur kyç me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, që të dy të rrëmbyer me të njëjtin skenar dhe duket nga i njëjti ekip.

-Fadil Syleviqit i refuzohet statusi i veteranit, I akuzuar si spiun i UDB-së dhe pjesëmarrës në disa likuidime gjatë regjimit serb?!!! Fadil Syleviqi gjatë lutës së Kosovës kishte arritur të depërtoj në radhët e UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit dhe më pas në Zonën Operative të Drenicës, ku ishte arrestuar për një moment por më vonë nga njerëz të hierarkisë së lartë është liruar dhe dërguar në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës si Informator i ZKZ-së. Për dëshmitarët e kohës është e njohur se si ka depërtuar z. Syleviq deri në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe kush e kishte arrestuar në afërsi të Likovcit dhe kush kishte dhënë urdhër të lirohet Fadil Syleviqi dhe të dërgohet në Shtabin e Zonës.

Tash shtrohet pyetja se a është ky një dështim i pa falshëm i institucioneve të sigurisë në vend, dhe a po rrezikohen dëshmitarët e Gjykatës Speciale te Kosovës me seli ne Hage nga likuidimi i tyre gradual dhe i pandalshëm, i njëpasnjëshëm, duke mos pasur siguri as mbrojtje adekuate institucionale nga organet e sigurisë së Kosovës?

Përgjigja vetvetiu mundë të jetë pozitive, pas Vrasjes së mëhershme e ish rojës së pyllit Nazmi Rrustemi, pasi që tani së fundi është gjetur i vdekur në mënyrë “misterioze” në pikë të ditës edhe ish pjesëtari i policisë së Kosovës, para , gjatë dhe i pasluftës, Fadil Syleviqi, i dyshuar /akuzuar si spiun u UDB-së dhe pjesëmarrës në disa likuidime gjatë regjimit serb?!!! Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi nuk do të jetë as veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse refuzimi i statusit të veteranit për Syleviqin ishte bërë i ditur me një publikim që e ka bërë Komisioni për verifikimin e këtyre kategorive, për rajonin e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat