Në prani të Thaçit, Selimit, Haradinajt... Ja kush kishte deklaruar se “do ta vrasin Ahmet Krasniqin”

Opinione

Në prani të Thaçit, Selimit, Haradinajt... Ja kush kishte deklaruar se “do ta vrasin Ahmet Krasniqin”

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 18 janar 2021 Në ora: 17:58
Ahmet Krasniqi me ushtarët e tij

Gjenerali Franko me ndihmën e nacistëve Gjerman dhe fashistëve të Benito Mussolinit zhvilloi luftën civile në Spanjë 1036-1939 dhe për herë të parë përdori termin “Kolona e Pestë”, në luftën qytetare Spanjolle, për këtë kishte shkruar shkrimtari i njohur Ernest Hemingëei i cili ishte korrespodent lufte.

Franko përmes varësit të tij gjeneralit Emilio Mola, sulmoi Madridin në katër kolona për ti mposhtur republikanët. Këta të fundit, pra republikanët u mbrojtën me vendosshmëri dhe guxim të lartë, ata u thyen sepse në mesin e tyre Franko zhvilloi Kolonën e pestë për ndihmë dhe kështu pushtoi Madridin më 28 mars 1939, pastaj pushtoi tërë Spanjën me të cilin rezulton mbarimi i luftës qytetare Spanjole.

Në të njëjtën mënyrë Shtabi i Rognerit veproi, duke përdorur taktikën e gjeneralit Franko për lansimin e kolonës së pestë në Ministri të Mbrojtjes, andaj këta njerëz tani duhet identifikuar në mënyrë që të kem një pasqyrë të qartë se ç´ndodhi me Ministrinë e Mbrojtjes pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit.

VIZIONI I KOLONEL AHMET KRASNIQIT PËR KRYERJEN E AKSIONEVE DIVERZANTE NË BRENDËSI TË KOSOVËS DHE ELIMINIMIN E FIGURAVE KYQE TË OFICERËVE SERB

Ahmet Krasniqi, në lidhje me përgaditjen, futjen dhe përdorimin e Brigadave ne mbrendësi - prapavi të forcave serbe, që në fillim, pa u konfrontuar me ato, këte do e realizon me një taktik shumë të sofistikuar duke e planifikuar Ushtarakun Skender Budakova.

Ushtaraku madhor Skender Budakova kishte kryer, gjimnazin ushtarak, gjenerata e parë dhe Akademinë Ushtarake. Ne Vitin IV 1977/78, ai dërgohet me urdhër të Shtabit Gjeneral të APJ, në Qendrën shkollore “Panqevo”, për specializim; shkollimin, kualifikimin dhe përdorimin e „Njësive Diversante të nivelit taktiko-operativ, rang i një Bataloni me detyra speciale, nëpër objekte me qëllim strategjik“.

Në fillim të vitit 1998, kolonel Ahmet Krasniqi vuri kontaktin me ushtarakun Skender Budakova, bisedon me te, i merr të gjitha instruksionet nga ai për formimin e atyre njësive në kuadër të FARK. Këto njësi detyrë kryesore kishin për të pasur, ndërhyrje ilegale në befasi të plotë, shpejtë, efikase me aksione shkatrruese, natën dhe në kushte të vështira atmosferike.

Grupe të vogla (5-6 diversant lartë të pregaditur, nën komandë të plotë të oficerit me Akademi Ushtarake, kishin me pasë rolin: futja ilegale, në kushtet e kufizuara kohore dhe atmosferike, qëllim të sulmeve shkatrruese në objektet strategjike, në territorin e Kosovës dhe jashtë saj: Qendrën strategjike, Radio-Relej në Kopaonik (Pančićev Vrh) me rëndësi shumë të lartë në aspektin ushtarak, Aeroportin e Sllatines (tash Adem Jashari), Stacionin Radio-Relej në Golesh, Urën në lumin Ibër, sigurimin e Liqent të Ujmanit, Trepçën, Postat, rajonin e Bellaqevcit, Liqenin e Batllavës, si dhe Grykën e Kaqanikut.

Me një Taktikë të përsosur; sulm direkt në vendet komanduese, të njësive të armikut, zhdukjen e komandantëve të lartë serb, minimin e pjesëve të rrugëve për bllokimin e forcave serbe që të paralizohen dhe mos t‘kenë aftësi manovruese dhe tërhiqen drejtë kufirit serb. Pra, sulm i papritur, energjik, befasues, shkatrrues, me tërheqje të shpejtë në drejtim të paraparë, me kamuflim të plotë, snalizebe shkurzer, si dhe pritje për aksione të radhës nga K-nti i FARKU-t per aksion që do pasonte.

Këto njisite pra kishin për të qenë direkt nën komandën e K-tit Ahmet Krasniqi. Me 1977/78, për herë të parë u formuan në nivel APJ.

Këto njësi ku në specializim ishin edhe ushtarakët si Skender Budakova, Liri Durmishi (i ndjeri) dhe Ismail Nebihu.

Pasi që Skender Budakova fatkeqesisht, gjatë shërbimit në APJ, kishte pësuar një aksident fatal gjatë operacioneve dhe një kohë të gjatë deri më sot është me aftesi kufizuese, dhe mbete invalid 100% ne karrocë, me nje moral dhe dëshirë për kauzen i thotë kolonel Ahmet Krasniqi,..“ Bac unë dua t’vi me ty, Ahmeti i drejtohet; Skender nuk mund të marr me vete sepse në gjendjen të cilën je ti dhe ne nuk mund të siguroj siguri të plotë, por po t’a dha besen ate ditë kur të futem me Shtabin e FARK, do jesh pranë meje si këshilltarë imi në Armatën tonë deri se sa të jem gjallë“!!!

Duke qenë i vetëdishëm se ai nuk e kishte siguri as për veten Ahmet Krasniqi, nuk e mori me vete në Tiranë por përmes Agim Mehmetit kishte kontakt permanent dhe konsulta me Skenderin.

Në bisedë e sipër disa herë i ndjeri Agim Mehmeti ma kishte thënë, e kemi në plan që të dërgohen 4-5 oficerë, në shkollim në Sarajevë e deri në kthimin e tyre, rolin në këte drejtim, do ta merr, Anton Quni.

Ministri i parë i luftës Ahmet Krasniqi, ndjesë pastë, i „vendosur me gojë në këte funksion“ !!! Nga ana e analfabetit në kontekstin ushtarak, Bujar Bukoshi, nuk mundi t’a realizojë sepse kishte pasur punë me njerëz të pa aftë, jo atdhetare, shantazhues, zhvatës, tradhtarë, kriminelë, e qebesa shumë të ligë për çështjen kombëtare.

Aktivitetet në Ministrinë e Mbrojtjes së RK, dhe tendencat e individëve dhe personave të caktuar për ta marrë nga brenda Ministrinë e Mbrojtjes dhe minuar përpjekjet kolosale të ministrit Ahmet Krasniqit !

Çfarë ndodhi pas pas vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi dhe pse u anashkalua Agim Mehmeti ?

Në vend të Ahmet Krasniqit, Bujar Bukoshi emëroi Halil Bicajn, i cili ishte Kryeshef i Shtabit. Pas helmimit të Jahir Hysenit-Maletës, Halil Bicaj, ishte më i pëlqyer për Shtabin e Rognerit dhe Xhavit Halitin, sepse kishte ardhur në shprehje lokalizmi, por jo Agim Mehmetin i cili ishte zëvendës i Ministrit Krasniqi në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Më parë pata dërguar katër ushtarë, në kuadër të njësitit, për Sigurimin e Qendrës Stërvitore Ushtarake në Kolsh, për të bërë sigurinë ndaj Bujar Bukoshit që kishte ardhur në vizitë të shpërngulurve nga zonat e luftës në Kampin e Kukësit. Ndërkohë ishin lansuar informata se do ta vrasin Bujar Bukoshin, nëse u vie në vizitë të zhvendosurve në Shqipëri.

Policia ushtarake e UÇK-së, në bashkëpunim me Organet e Shqipërisë i arrestojnë këta katër ushtarë, duke i sjellur te Qadrat në Rrafshin e Dukagjinit (Një regjion afër Kukësit) i cili i takonte Kolshit, pjesë e së cilit ishte Qendra Stërvitore për Aftësimin e Ushtarëve të rinjë, po edhe atyre të cilët kishin marrë pjesë në luftimet e më hershme në Kosovë, për t’u dërguar në Frontin e Koshares.

Afër QSUK-së, në Qadrat e ngritura, për të cilat ishte përgjegjës Binak Gashi me nofkën ”Breshka”, të cilin pata rastin ta njoh nga incidentet e shkaktuara në shtabin e Svërkës së Gashit, dhe takimin në shkollën e Bardhaniqit, me 01.09.1998 me ”Shokët”, e Shtabit të Përgjithshëm, siq e quanin ata vehten.

Binak Gashi, kishte deklaruar haptazi në prezencën e të gjithë të pranishëmve, se do ta vrasin Ahmet Krasniqin. Aty ishin prezentë: Hashim Thaqi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja dhe disa të tjerë...!/ Vazhdon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat