Çmenduria në Kosovë nga politikanët dhe një pjesë e analistëve

Opinione

Çmenduria në Kosovë nga politikanët dhe një pjesë e analistëve

Nga: Mr. sc Shpend Salihu Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:26
Mr. sc Shpend Salihu

Edhe pse paraprakisht e kam bërë publike, se unë nuk do dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojë cilindo subjekt politik, edhe pse një votë fare nuk paraqet rëndësi por është bindje personale e individit të vendos mbi çështje të tilla më duhet të apostrofojë diç si në vijim:

Kosova është e zhytur në krim të organizuar, korrupsion dhe nepotizm, gjëra për të cilat shumë nga ne kemi shkruar në shumë evenimente të ndryshme

Parimi i meritokracisë prej fillimit e derimëtani është duke vazhduar ku të gjitha bordet, agjencionet dhe institucionet janë të kapura nga titullarët e pushtetit dhe militantët e familjarët e tyre,

Ekstremizmi politik, dhe fetar është duke marrë përmasa drakonike, nga dita në ditë, gjë e cila po e vështirëson jo vetëm funksionimin e institucioneve, por edhe po na qet imazh të keq, karshi partnerëve tonë ndërkombëtar, e kjo po ndikon që nuk kemi kohë të gjatë njohje të reja të shtetit të Kosovës, e besa kishim edhe shumë revokime të njohjes së shtetit nga shumë shtete që më parë na njofën si shtet sovran dhe të pavarur

Ndërtimet nëpër Kosovë, rregullisht kanë prishur planin hapësinor të Kosovës, pjesa dërmuese e tokës bujqësore është konvertuar në tokë ndërtimore ( dhe me këtë trend ekziston rreziku që shpejt të mbesim pa tokë bujqësore, e edhe ajo që ka mbetur pjesa dërmuese e saj nuk po punohet, si pasojë e mos subvencionimit të shtetit në bujqësi dhe blegtori, andaj në pamundësi financiare, një pjesë e tokës agrare ka mbet e pa punuar). Ndërtimet nëpër qytete kanë prishur planin hapësinor, e besa edhe rriregullimet e infrastrukturës, po shpenzojnë mjete buxhetore, në kohën kur në Kosovë, shkalla e papunësisë dhe niveli i ulët i jetesës është alarmant, kur pagat janë të mjerueshme, gjersa çmimet e artikujve të domosdoshëm në tregun Kosovar, rregullisht po ngrite.

Privatizimi i një pjese të sektorit publik, është bërë pa asfare kriteresh, gjersa ndërmarrjet shoqërore, pavarësisht çmimeve të ulëta të shitjes, shumica kanë ndërruar destinacionin e prodhimit, me çfarë sektori ekonomik i Kosovës e sidomos industria jo vetëm që është paralizuar, por është shkatërruar tërësisht. Një pjesë e madhe e madhe e ish punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, akoma nuk kanë arrit të marrin djersën e tyre, pjesën e cila u takon nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, e të mjerët shumica prej tyre janë duke jetuar në varfëri,

Arsimi është zhvleftësuar, pasiqë shkollimi i ulët është mbingarkuar me plan program mësimor, kur dihet se në perëndim deri në klasën e pestë, nxënësit mësojnë për gjuhë, muzik, merren me aktivitete sportive shkollore, e nuk mbingarkohen me programe të rënda mësimore siç janë matematika etj, sepse truri i tyre akoma është në formësim, e formësimi i tyre kërkon proces gradual, sepse mbi ngarkesa e tepërt i dezorienton dhe streson. Shkollimi i lartë universitar i ka humbur kriteret e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse më tepër afirmohet numri i studentëve sesa kualiteti i studimit, andaj për fat të keq, shumica e të diplomuarve marrin diploma, por nuk përfitojnë dijen e nevojshme në ato fusha studimi, normal me një pjesë të vogël, që kanë pasion që vetë të hulumtojnë në fusha të caktuara përmes internetit dhe të ngritën në aspekt shkencor-profesional.

Shëndetësia përkundër asaj që nuk mund të themi se nuk kemi mjek të mirë, në të vërtet kemi por nuk kemi pajisje të nevojshme medicinale e shpesh edhe barërat na mungojnë në farmacitë e ambulantat për kategoritë e rrezikuara sociale, pos saj për arsye të zvarritjes së nxjerrjes së ligjit për sigurime shëndetësore, dhe amendamentimit të ligjit për shëndetësi, ku sipas meje do duhej ngritur pagat mjekëve, por duhet të ju bëhet e qartë se mund të punojnë ose në sektor publik shëndetësor ose në klinika private, sepse pikërisht lejimi i tyre që të punojnë në të dy sektorët, po ndikon që shpeshherë pajisjet medicinale qëllimisht po dëmtohen në sektorin publik, si dhe nuk po kontrollen pacientët në mënyrë të duhur, me qëllim që të i vizitojnë nëpër klinika private, e pos saj për fat të keq nëse krahasojmë nivelin e ulët të jetesës dhe pagat e ulëta, kontrollet dhe intervenimet në sektorin privat shëndetësor janë me çmime shumë të larta.

Në periudhën kur jemi në një gjendje kaosi të plotë, kur njerëzit kanë problem në aspekt financiar të mbijetojnë ne organizojmë teatro, festivale etj. Ju lutem nuk mund të imitojmë SHBA e as Evropën, sepse atje mirëqenia është e rregulluar, gjersa ne nuk na duhen teatro e as festivale, por zhvillimi ekonomik dhe dalja nga varfëria në të cilën jetojmë.

Dalim me deklarata publike për administratën Amerikane, edhe pse harrojmë se kushdo që të zgjidhet President në SHBA, e kemi kongresin dhe grupet e lobimit të ndryshëm në kongres që nuk e lejojnë Presidentin e SHBA që të bëj çfarë të dojë. Mendojmë se ardhja e Joe Biden në pushtet do na krijojë Shqipërin Etnike, por harrojmë se Kongresi dhe grupet lobuese janë ato që ndikojnë në politikën e jashtme Amerikane, normal edhe pse Presidenti Amerikan është ai që harton me kabinetin e tij politika si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm, është kongresi ai i cili mund të i ratifikojë vendimet dhe politikat e kabinetit ose të mos i ratifikojë, andaj në SHBA kemi sistemin check and balance. Dalim me deklarata kundër Presidentit Trump e harrojmë se kompanitë siç janë KBR, Ecolog, DynCorp, etj janë krejt në duar të Republikanëve në SHBA, e që prej këtyre kompanive me mijëra Shqiptarë këtu në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e besa edhe në SHBA, si dhe nëpër misione Amerikane nëpër botë kanë fituar bukën dhe janë pasuruar.

Deri kur më kjo çmendi, kur do të vetëdijesohemi e të shfrytëzojmë logjikën që të kemi vlerësim objektiv mbi gjendjen në të cilën ndodhemi, e të shfrytëzojmë racionalitetin e të menduarit dhe të gjykuarit? Latinët thonë Porka Mizeria....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat