Diplomacia, siguria, ekonomia dhe arsimimi përballë programeve partiake, për zgjedhjet e 14 shkurtit

Opinione

Diplomacia, siguria, ekonomia dhe arsimimi përballë programeve partiake, për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: Fehmi Rama Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:20
Fehmi Rama

Tashmë defakto jemi në fushatë zgjedhore, partitë politike ditëve në vijim do të na servojnë programet e tyre qeverisëse.

Subjektet e mëdha politike kanë nominuar kandidatet e tyre për kryeministra.

Partitë politike që pretendojnë të kenë kryeministrin nga radhët e tyre duhet të ndjejnë obligim qytetarë përballjen  televizive më oponentet e tyre politik.

E jo të kontaminojnë debate përballë analistëve, shumë nga ta më mungesë të njohurive bazike.

Dekada e tretë e shekullit XXI urojë të na gjejë më vetëdije të lartë, si qytetarë pjesmarrës në demokracinë aktive!

Andaj shumica nga ne, urojë të pajtohemi se estabilishmenti i ardhshëm politik, të kenë në fokus dërgimin në piedestale sa më të larta të shtetit tonë në të gjitha rrafshet.

Diplomacia,  siguria, ekonomia dhe arsimimi janë temat që i preokupojnë qdo qytetar në Kosovë. 

Qytetaret duhet të njohin programin e partive politike, dhe të largohen nga mendësia e liderit kult, si dhe mëndsinë e të jetuarit fisnor.

DIPLOMACI E FORTË APO E NDËRGJESHME

Shtetet e vogla thirren më shumë në organizma dhe miqësi ndërkombëtare se sa shtet e fuqishme, këto shtete synojnë që nga instutucionet mbinacionale dhe shtetet aleate ti realizojnë aspiratat e tyre.

Diplomacia e fortë është klasike dhe e thjeshtë, mund të prodhohet një temë dhe të shtyhet përpara. 

Diplomacia e tillë është e levërdisëshme për mediat dhe akceptohet lehtësisht për publikun.

Një diplomaci e tillë popullore dhe e mbështjellë më nacionalizem, mundë të jetë jo produktive dhe në thelb të mos përkojë më interesat nacionale.

Kosova deri më tani ka aplikuar diplomaci të përgjegjëshme, por duke përshkruar gjatë rrugëtimit disa gabime nga autoritetet tona.

Vendi ynë ka GDP sa të një klubi mesatar të Ligës së Kampionëve dhe popullësi sa të një lagje përiferike e qytetëve të mëdha botërore.

Në analogji të paragrafit të mësiperm konkludojmë që patjetër na u nevojitet diplomacia e ndërgjegjëshme.

Diplomaci e ndërgjegjëshme u aplikua në Marrëveshjen e Rambujes, më çmilitarizimin e UÇK-së, më Pakon e Presidentit Ahtisari, më kordinimin rrjedhimisht njohien e pavarsisë, më shtetndërtim, etj.

Megjithatë ka pas synime për diplomaci të fortë, si mos pranimin e Marrëveshjes së Rambujes, mos pranimi për çmilitarizim të UÇK-së, mos pranimi i Pakos se Ahtisarit e në vazhdimësi duke ndjekur një diskurs të tillë.

Kësi soji shihet që diplomacia në të mirë të interesave nacionale nuk është e thjeshtë, prandaj duhet kujdes dhe ndërgjegjësim për të mos shkatrruar të arriturat.

SIGURIA, EKONOMIA DHE ARSIMIMI

Siguria është alfa dhe omega për funksionim të shtetit. Më një intelegjencë të fortë dhe vullnet politik për të dërgu proqeset përpara, shteti funksionalizohet dhe bëhet i mireqënë në kuptimin e plotë të fjalës.

Mëqënsë intelegjenca i paraprinë politikbërjës ditore, atëherë estabilishmenti politik duhet të thrret arsyen për ruajtjen e sigurisë duke mos u krijuar vakume të panevojshme.

Ekonomia kosovare është e tregut të lirë, arka shtetrore mbushet nga dogana dhe taksat. Urojë të kemi, si të themi një Plan Marrshall për  RIMËKËMBJE!

Arsimimi, është një rrafsh i ciki kërkon vigjilencë të shtuar për të mos prodhuar të diplomuar që nuk përkojnë më kërkesën e tregut.

Diplomacia, siguria, arsimimi dhe ekonomia duhet të shikohen më vigjilencë, dhe nëse arrijmë në piedestale të dëshiruara mund të frenojmë deri në një masë migrimin. 

Pasi defakto jemi në fushat, atëhere një debat televiziv për programet e partive në mes të kandidatëve do ishte i mireseradhur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat