Kush mendon ta mohojë Masakrën e Reçakut, duhet t'u kërkojë falje për së vdekuri 45 martirëve

Opinione

Kush mendon ta mohojë Masakrën e Reçakut, duhet t'u kërkojë falje për së vdekuri 45 martirëve

Nga: Sadri Rexhepi Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:06
Sadri Rexhepi dhe William Walker

Me 15 janar është përkujruar masakra e Reçakut ku kishin ardhur mijëra njerëz për të përkujtuar njëren ndër asakrat më të mëdha në nesin e 450 masakrave që i zhvilloi Serbia ndaj shqiptarëve etnik e liridashës në luftën e fundit serbo- shqiptare. Aty kishin ardhur edhe krerët shtetëror dhe partiak për tu berë nderime të masakruarve dhe për të kujtuar masakrën në fjalë, e cila i dha dritë jeshile çështjes shqiptare drejt Rambujes e në të njëjtën kohë drejt çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës.(…) Së këndejmi, me 15 janar të vitit 1999 u zhvillua Epopeja Shqiptare në Reçak që ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare të Kosovës si Krizë ndërkombëtare ballkanike dhe evropiane.

Prej gjakut të parë srbo-shqiptar të vitit 1811 në mes të një grupi prej bandave serbe kundër familjës tridhjetë e gjashtë anëtarshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Llapit heroik e deri te Masakra e Reçakut të datës 15 janar 1999, ndaj shqiptarëve kanë ndodhur me qindra masakra në forma të ndryshme tmërruese e gjenocidale në të gjitha regjionet e Kosovës mbi shqiptarët etnik. Në të vërtet, Masakra e Reçakut ku u vranë 45 martirë shqiptarë dhe u plagosën disa shqiptarë të tjerë përbenë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare.

Prandaj pranvera e vitit 1999 shënon fundin e një lufte të përgjakshme serbo- shqiptare të shekullit të kaluar. Duhet cekur se në luftën e fundit ndodhën rreth 430 masakra serbe në Kosovë, ku shqiptarët u vranë në forma të ndryshme mizore rreth 14.000 civilë, pleq, burra, gra, dhe fëmijë, rreth 4500 të zhdukur, plagosi rreth 5000 dhe burgosi rreth 3000 veta. Bandat paramilitare çetnike serbo-sllave dogjen 1500 fshatra, rreth 225000 shtëpi, objekte përcjellse, shoqërore, lokale afariste, shkolla, 250 xhami etj. Janë dhunuar rreth mbi 20.000 femra, 4500 fëmijë kanë mbetur me trauma të perjtëshme për të cilët kujdesen 3500 nëna shqiptare.

Kështu që, pas Miss Edith Durham e Woodrow Wilsonit, fatbardhësi ishte fakti që në krye të misionit të OSBE-së po qëndronte i Shenjti i Reçakut William Walker, i cili arriti ta alarmojë dhe ta njoftojë botën e qytetëruar-civilizuar për masakren e Reçakut në mesin e rreth 430 masakrave serbe të zhvilluara në forma të ndrushme gjenocidale në luftën e fundit shqiptaro- serbe ku u vranë e u masakruan rreth 14 mijë shqiptar. Dhe pikrisht pellgu i gjakut të shqiptarëve të masakruar ishte pengu i lirisë që po e gëzojmë ne sot. Së këndejmi, fal angazhimit të të Shëjtit Wiliam Walker dhe masakra e Reçakut e dërgoj çështjen shqiptare të Kosovës në Rambuje të Parisit të Francës ku u moren vendime të mëdha për Kosovën. Këtu u vendos të bombardohet agresori kanibalist e gjakatar serbë i cili nga viti 1912 e deri me 1976 kishte vrarë e zhdukur nga Kosova një milion shqiptar. Vendimet që moren burrat e mëdhenjë të botës përkrah Wokerit si Klintoni, Ollbrajt, Bler, Solana, Hollbruk, Shea, Clark etj ishin amanet i historisë, i M.E. Durhamit, W.Wilsonit dhe i shumë gjeneratave shqiptare të përgjakura në ruajtje të atdheut e të substancës kombëtare shqiptare deri në qershor të vitit 1999 në Kosovën kasaphane e termopile shqiptare. Turturat zhtazarake dhe masakrat në forma gjenocidale qe kreu regjimi i pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar autokton janë shumë më të tmerrshme se sa qe i din opinioni botëror e liridashës.

Prandaj, sa të jetë kjo tokë dhe ky qiell, sa të jetë i bekuar populli shqiptar, emri i mikut tonë të dashur, i njeriut të vlerave më qytetëruese amerikane, William Walker do të jetë i skalitur jo vetëm në zemrat, në mendjet dhe shpirtërat tanë, por edhe në librat e historisë shqiptare dhe të asaj botërore.

Deri në vitin 2010 në duart zyrtarëve kanibalist të Beogradit qendronin edhe rreth 5500 shqiptarë. Prandaj sikurse ngjarjet e mëparshme kur regjimi pushtues serbo-sllav përmes bandave paramilitare çetnike ka zhvilluar lloj-lloj masakrash në forma të ndryshme gjenocidale, ku gjeten vdekjën me dhjetra, qindra e mijëra të vrarë shqiptarë të pa fajshëm e të pa mbrojtur në sytë e diplomacisë së heshtur evropiane (…), duke përfshirë këtu edhe luftën e fundit shqiptaro-serbo-sllave, e cila njëherë e përgjithmonë i theu mitet dhe iluzionet serbe për shfarosjën e shqiptarëve dhe aspiratën e tyre për formimin e shtetit të tyre.

Për Masakrën e Reçakut 15 janarit të vitit 1999 me qëllim që të kujtohet kjo ngjarje dhe protagonistët apo perjetuesit e saj të nderohen, por në radhë të parë është synuar edhe atëherë dhe duhet të synohet edhe sot, të ndriçohet kjo ngjarje mjaft e rëndësishme për historinë tonë të përvuajtshme, të dhimbshme dhe tragjike. Edhe pas 22 vjetëve që kanë kaluar deri tash, ende nuk e dijmë menyrën e saktë të masakrimit të atyre shqiptarëve që kanë qenë aty pasi që kufomat e shqiptarëve të masakruar janë bartur poshtë e lartë për rreth një muaj deri sa janë varrosur gjithënjë me prapavijë për të inskenuar edhe një masakër tjetër në dëm të shqiptarëve.

Edhe pas kaq vitesh, pra pas mbi dy dekadash, nuk janë ndriçuar mënyrat e dhunës, torturimit dhe të masakrimit të shqiptarëve që kanë kaluar ditët e ferrit aty. Pa më të voglin dyshim vijmë në përfundim se regjimi pushtues serbo-sllav i ka asgjësuar dëshmitë e krimit dhe për ndriçimin e kësaj masakre mund t’a bejmë vetem përmes intervistave të atyre që e kanë përjetur masakrën siç ishte rasti i një dëshmitari, i cili para pak ditëve gjatë një inrevistimi në një storie televizive shpalosi shumë detaje të zhvillimeve të dhimbshme dhe të llahtarshme të atyre ditëve, të asaj ploje tmerruese ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Ai ka permendur shumë emra të të vrarëve, të plagosurëve të atyre që kanë shpetuar dhe menyrat se si kanë shpetuar. Por, ai ka përmendur edhe emrat e urdhërdhenësve, dhe civilëve, të cilët kanë marrë pjesë në masakrimin e shqiptarëve që flet qartë veç përgjegjsisë së regjimit pushtues shtetëror serb që ishte racist dhe gjakësor, ai flet edhe për përgjegjësinë individuale të secilit kriminel serb, që ishin të involvuar në kasaphanën serbe mbi shqiptarët etnik e duarëthatë në Masakrën e Reçakut.

Si në të kaluarën edhe tani kur bëhet fjalë për masakrat serbe në luftën e fundit shqiptaro-serbe në Kosovë përfshir këtu edhe Masakrën e Reçakut pushtuesi serb do të përpiqet që dokumentet që flasin për masakra, që në një interval kohor sa ma gjatë mos të bien në duar të studiuesve, pasi që përmes tyre zbërthehen konceptet, planet dhe ideologjitë hegjemoniste ndaj shqiptarëve etnik në Ballkan dhe Evropë. Mëqenëse për këtë shteti serb ka investuar shumë në pikpamje politike, financiare dhe ushtarake për më tepër se një shekull. Fatkeqësisht Serbia edhe sot nuk ka hequr dorë nga plane dhe ide të tilla pushtuese, sepse edhe pas mbi dy dekadave të përfundimit të luftës së fundit shqiptaro- serbe, ajo nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës me qëllim qe ta pushtojë Veriun e Kosovës.

Së këndejmi, zhvillimet historiko-politike të përcjellura me shumë masakra në forma të ndryshme gjenocidale nga regjimi pushtues serbo-sllav ndaj popullit liridashes shqiptarë nuk kanë qenë objekt i trajtimeve në studimet e historiografisë evropiane. Po të analizoheshin me kujdes të gjitha masakrat rreth 100-vjeçare të pushtuesit serbo-sllav që i kreu mbi shqiptarët etnik e liridashës me siguri do të prekej sedra e Evropës mbi të cilën bie rëndë pesha e ndergjegjjes njerëzore dhe do të zbehej imazhi i sajë tek shqiptarët e para vitit 1999.

Prandaj, Evropa është dashur të reagojë kundër pushtuesve serbë edhe më herët, kur dihet se midis viteve 1912-1976 me dhunë kanibaliste janë vrarë dhe shpërngulur nga Kosova mbi një milion shqiptarë.

Kreret shtetëror dhe partiak të Kosovës vepruan mirë që e përkujtuan Masakrën e Reçakut, sepse është një sfatisfaksion për të gjithë ata që e kanë përjetuar atë kasaphane dhe për të gjithë ne shqiptarët e Kosovës.

Prandaj, kush mendon ta mohojë Masakrën e Reçakut nëse dëshiron të mos dal para gjyqit të historisë duhet t'u kërkojë falje për së vdekuri 45 martirëve të masakrës në fjalë dhe për së gjalli familjarëve të tyre dhe gjithë popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat