Faleminderit Amerikë, zot bekoj kombet tona; Amerikën, Izraelin dhe Kosovën!

Opinione

Faleminderit Amerikë, zot bekoj kombet tona; Amerikën, Izraelin dhe Kosovën!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 1 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njohja nga Izraeli, njohja ma sublime e 12 viteve të fundit për Kosovën.

Njohja reciproke e vëllezërve të vegjël; Kosovë-Izrael, xhevahir në vargun e xhevahireve nga vëllai i madh, SHBA-të!

Njohje lapidare, me peshë historike për të dyja kombet tona dhe pse jo edhe për SHBA-të, e cila i dha vulën fatit të kombeve tona gjatë historisë.

Njohja reciproke e Kosovës dhe Izralit, është njohje e dy popujve, fati i të cilëve kaloj nëpër dyert e tragjedive të mëdha, por që janë të bekuar prej Zotit, duke pasur në krah, Amerikën, pa të cilën ekzistenca e dy kombeve tona ishte gati e pamundur dhe kurrfarë.

Pas çlirimit të Kosovës, me 12 qershor 99, pavarësimit të Kosovës me 17 shkurt 2008 që u pasua me njohje nga ana SHBA-vë dhe vendeve perëndimore, përfshi vendet e BE-së, si dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës me 14.12.2018, me bekimin ekskluziv të SHBA-vë, njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, është ngjarja ma e rëndësishme e Republikës së Kosovës, e derivuar nga takimi historik në Shtëpinë e Bardhë dhe nën kujdesin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtij akti historik, do t'i gëzohen të gjithë qytetarët lojal të Republikës së Kosovës, atë që bënë dhe dhanë ma të mirën për këtë vend, deri në sakrificë sublime,

- Do t'i gëzohen miqtë tanë, sponsor të lirisë dhe të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Nuk i gëzohen dhe nuk ndajnë gëzimin me Ne :

Kundërshtarët e projektit nacional të liderit historik, Dr. Ibrahim Rugova në krye të Lëvizjes sonë për liri & pavarësi, dhe Shtetin sovran e demokratik të Kosovës !

Nuk i gëzohen, armiqtë tanë shekullor të cilat mohuan lirinë dhe qënjën tonë, duke na privuar nga liria dhe të drejtat nacionale.

Kundërshtarët tanë sot ndjehen të mundur, inferior dhe të gjunjëzuar, për çfarë Ne mbajmë kokën lartë dhe të gatshëm të kapim suksese të reja...!

Bashkohuni edhe ju skeptiket, së paku në festë, ngase atdheu nuk është vetëm i yni, por edhe i juaji, edhe pse nuk besuat kurrë.

Urime Kosovë, urime Shqipëri dhe shqiptari...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat