Fatbardhësisht shqiptarët e orientuar kah antlatizmi evro perëndimor

Opinione

Fatbardhësisht shqiptarët e orientuar kah antlatizmi evro perëndimor

Nga: Prof. Asoc.Dr.Nijazi Halili Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Prof. Asoc.Dr.Nijazi Halili

Shqipëria dhe viset shqiptare të pushtuara nga shtetet fqinje ecën nëpër një rrugë tjetër. 

Me gjithë pengesat, që nuk janë mënjanuar ende, sidomos rreth problemit të Kosovës, që është shtet i pavarur, dhe de fakto i pranuar nga shtetet më të fuqishme në botë, me vet lëvizjet e boshtit gjeopolitik të atlantizmit në drejtim të lindjes, shqiptarët në përgjithësi brenda zonës ballkanike janë orientuar fuqimisht kah antlatizmi evro-perëndimor.

Shqipëria tani është anëtare e NAOS-së dhe të gjithë proceset i shpien shqiptarët e Ballkanit, pa marr parasysh gjendjen në të cilën ndodhën sot, kah integrimi i brendshëm kombëtar dhe kah integrimi i përgjithshëm evropian brenda kuptimësisë së atlantizmit evro- perëndimor.

Prandaj, duke përfunduar këto konstatime, shpresojmë se nuk është larg koha kur do të varrosen njëherë e përgjithmonë  iluzionet e evroaziatëve të rinjë rusë për shqiptarët dhe për Shqipërinë evroaziatike, “pro-ortodokse“, për të cilën ata dëshirojnë që të mbetët përjetësisht në sferën e mbizotërimit të pansllavizmit ballkanik dhe prosovjetik ose edhe të shuhet tërësisht brenda federatës sllavo-ballkanike, që do të krijohej në boshtin Beograd-Sofijë.

Fatbardhësisht për shqiptarët dhe për Shqipërinë e sotme dhe të ardhme koha e këtillë ka përfunduar përgjithmonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat