Qeveria Kurti do të kthej besimin e humbur të qytetarëve në institucione!

Opinione

Qeveria Kurti do të kthej besimin e humbur të qytetarëve në institucione!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Skënder Mulliqi

Në Kosovë me vite të tëra kemi paknaqësi të mëdha të qytetarëve nga problemet e grumbulluara të natyrës politike dhe të natyrës zhvillimore.Brengosëse për shtetin e ri ishin rritja e krimit të organizuar, korrupsionit, klintelizmit, nepotizmit… Problem në vete janë edhe niveli i ulët i pagave në dy sektorët, atë shtetëror dhe në sektorin privat. Tjetër. Poashtu kemi nivel të lartë të papunësisë të të rinjëve tanë, të cilët po largohen nga Kosova.

Gjatë këtyre vitëve kishim stagnim të procesëve të zhvillimit ekonomik dhe mos investime të jashtme, pa të cilat zor është të dilet nga kriza e përgjithshme. Nga politika e jashtme e Kosovës ende nuk kanë përfunduar bisedimet me Serbinë për normalizim të marrdhënieve siç po quhen. Rezultatet zgjedhore kanë treguar së shteti më i ri në Evropë, me organet e reja do të niset fuqishëm në rrugen e demokratizimit, në rrugën e procesëve të reja zhvillimore.

Me fitoren e forcave përparimtare do të këputen lidhjet e forta të rrjetëve kriminale keqbërëse , të cilët Kosovën e sollën në shkallën më të ulët, gati edhe në shpërbërje.Më në fund ka ardhë në krye një person karizamtik, Albin Kurti një njeri i pa korruptuar, premtues për kthimin e besimit të humbur të qytetarëve të Kosovës në pushtetet mashtruese të pas luftës. Sllogani politikë gjatë fushstës i LVV “Krejt dhe Drejtë” është slogan për shtetin e të së drejtës, për një shtet të prosperuar, që fuqishëm do të luftonin krimin dhe korrupsionin. Do të kemi zhvillim të hovshem ekonomik të vendit sepse për një gjë të tillë ekzistojnë të gjitha predispozitat. Me LVV populli i Kosovës më në fund do të marr fatin në duar të veta.

Ky është program edhe i përgjegjësive politike të munguara shumë deri më tash, për secilin aktor politikë. Ky dyfishim i votave madje edhe më shumë, është obligim edhe më shumë për Qeverinë e re Kurti. Do të ndërtohet një strukturë politike nga njerëzit ambicioz dhe profesional, të cilët do të punojnë ndershmërisht për shtet dhe qytetarë të Kosovës. Do të luftohet gjithashtu më ngulm për shtetin e të drejtës së përgjithshme, jo të drejtës selektive.

Në fund të këtij shkrimi të shkurtër në listën e gjatë të prioritetëve, është edhe vazhdimi i dialogut më Serbinë, një temë kjo jo e lehtë. Qeveria e re, do të futet në dialog për të parën herë, për të mos bërë kompromise në dëm të Kosovës, e në dobi të Serbisë. Mjaftë i janë bërë lëshime palës serbe madje aty ku preket edhe statusi politik i Kosovës.

Natyrisht se ky dialog do të bëhet në partneritet më Brukselin dhe Uashingtonin, të cilët duket se kësaj radhe do të shtojnë trysnin ndaj palës serbe për të pranuar shtetin e Kosovës. Koha është të kemi shtet demokratik, funksional e shtet ligjor, siç janë shtetet evropiane. Rrugëtimi i ri sigurisht së nuk është i lehtë dhe pa sfida të mëdha, por jo edhe të pa kalueshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat