Familja Sh. M. Jashari një ndër të rrallat, fisnike, bujare dhe heroike

Opinione

Familja Sh. M. Jashari një ndër të rrallat, fisnike, bujare dhe heroike

Nga: Dedë Preqi Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:18
Dedë Preqi

Marsi është stina më e veqantë e vitit për familjen Jasharaj, por edhe për tërë kombin tonë, kur me 5 mars të vitit 1998, në orët e mëngjesit zbritën bishat e egra serbe prej maleve dhe iu vërsulën kullës së qëndresës të Shaban Jasharit, sikur hijenat zvarritëshin tinëzisht, që t’i zënë të gjallë, e kishin syrin në priesin e kushtrimit të lirisë dhe komandantin Adem Jashari, së bashku me vëllaun Hamzën, bacën Shaban dhe të tjerët.

Drenica martire si gjithherë ishte therrë në sytë e Serbisë, që nga heroizmi i Ahmet Delisë dhe i Tahir Mehës, dhe tani sikur u ka rënë sharra në gozhdë te kulla e bacë Shabanit, ku soldateska serbe me urdhër të Millosheviqit dhe Beogradit, me forcat më specilale dhe armatim të rëndë, e kishin në plan për ta shuar këtë familje deri në thëmel.

Kulla e qëndresës po dridhej, bacë Shabani i kishte hapur frengjitë e shënjestrës së bashku me djemt, nipërit,mbesat dhe tërë familjen i madh e i vogël, duke ua shkrepur armët kundër gjakatarëve, por edhe duke i zhgënjyer shpeshherë, kur rrëzoheshin dhe binin si gjethët e kalbura për tokë.

Qëndresa e një familje shqiptare përballë një ushtrie të armatosur me armë të rënda lufte, nuk ishte dëgjuar dhe parë kurrë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, ku jehona e qëndresës së vëllezërve Jashari, muar titullin e gjitha gazetave të botës, në Bon, Zyrih, Vienë, Osllo, Njujork dhe deri në Australi, që për fat në këtë masakër djallëzore shpëtoi vetëm Besarta e vogël, që mbijeton për të shënuar një histori të veqantë golgote të familjes së saj heroike.

Shumë gazetarë të huaj u tmeruan, e kapnin kokën me duar dhe derdhnin lot tmeri, dhe një gazetare rrëzohej për tokë nga alivanosja, e disa thonin, kurrë nuk kemi parë terrore të tilla, kufoma të masakruara dhe të karbonizuara, shumica e tyre pleq, gra dhe fëmijë, me kafka të copëtuara dhe tru të shpërndara për tokë, kjo nuk është e mundur te njerëzit me mendje dhe kokë njerëzore, por vetëm te bishat e egra, që dhunën e kanë bindje absolute të tyre.

Serbia dhe regjimi fashist i saj kundër popullit shqiptarë në Kosovë, nuk u ndal vetëm te masakra e familjes Jasharaj dhe lagjës së kësaj familje në Prekaz të Drenicës, por me një forcë të fuqishme ushtarake e policore, si edhe të paramilitarëve serb, të cilët këta të fundit si fqinjë të shqiptarëve u shdërruan në dhunues dhe vrastarë, të cilët bëjnë me qindra masakra në gjithë Kosovën, dhe dëbuan me qindra e mija shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore.

Të bëmat dhe gjenocidin e regjimit të Serbisë, ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë, por edhe kudo tjetër, do duhej ta dënonte e gjithë bota njerëzore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë, llojit të tillë të protaginistëve të krimit të ua jepte dënimin e merituar. Por, për të ardhur keq edhe për një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila nuk e ka pasur dhe akoma nuk e ka të qartë rrolin e vet, duke i lënë të lirë kriminelët e luftës, të cilët shetisin të lirë sot nëpër Serbi, dhe shumica e tyre kanë funksione të larta në këtë vend të krimit.

Për masakren dhe krimin e familjes Jasharaj, si edhe shumë krime e masakra të tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kriminelët, shumë rrallë ndonjëri prej tyre, sikur të mos ndodhte asgjë, kjo është një rivrasje e dytë për njerëzimin e pafajshëm, ose vetëm pse e donin lirinë dhe tokën e vet, të jetonë të lirë në vatrat e veta stërgjyshore, aty ku janë lindë dhe janë rritë, aty e dojnë edhe vdekjen e tyre.

Familja Jashari, e bacë Shabanit, me komandantat legjendar Ademin dhe Hamzën, janë shembuj të rrallë për liri në botë, një ndër të rrallat familje fisnike, bujare dhe heroike, të një sakrifice të jashtëzakonshme, ku e japin jetën me pushkë në dorë i madh e vogël, një familje e tërë 60-të anëtarëshe, duke u shkri të gjithë së bashku për lirinë e popullit dhe vendit të vet.

Dëshmorët e lirisë dhe luftën e tyre heroike, por edhe Prekazin legjendar të Adem Jasharit, nuk duhet ti përkujtojmë vetëm në ditët e tyre, dhe kujtimet ndaj tyre ti shdërrojmë në fjalë boshe, sikur është bërë traditë e shumë partive politike në Kosovë, për interesa të veta, apo vetëm sa për t’ua larë borxhin, duke vendosur një tubë lule mbi varreza, por kujtimin e tyre ta kthejmë në vepra të një unitet të përbashkët, pa dallime partiake, duke i kontribuar këtij populli dhe këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat