"Paterixat politike" nuk sjellin ndryshim!

Opinione

"Paterixat politike" nuk sjellin ndryshim!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:42
Qamil Gjyrezi

Ndryshimet politike, largimi i qeverive dhe reformat ekonomike nuk mund të vinë “kurrën e kurrës” nga parti që për qëllime personale dhe klanore, dëmtojnë forcën politike që pretendon kryeministrin dhe ndryshimin e vërtetë.

Ndryshimet e vërteta që largojnë regjimet si i Edi Ramës, kërkojnë aleanca të forta të djathta për ndryshim, për rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, krijimin e mundësive për të rinjtë për të qëndruar, krijuar dhe punuar në Shqipëri.

Aleancat e vërteta të djathta rrisin pensionet, kanë potenciale për të zhvilluar arësimin, shëndetësinë dhe krijuar stabilitet për Shqipërinë dhe Shkodrën!

Nuk mund ta sjellin ndryshimin e vërtetë ata grupime apo individë që kanë qëllime personale dhe familjare politike.

Në këta zgjedhje historike, ka disa individë që pretendojnë se janë për ndryshim, por në realitet janë vetëm "paterixat" e Edi Ramës!

Këta personazhe të politikës së “inateve dhe interesave personale" nuk janë as “kundërshtarë” të PD-së dhe Aleancës për Ndryshim, mbasi nuk plotësojnë kushtet minimale për të qenë kundërshtarë. Keta personazhe nuk kanë programe, alternativë për të dalë nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale ne Shqiperi.

Ndryshimin e vërtetë e sjell vetëm PD-Aleanca për ndryshim me kryeministër Zotin Lulzim Basha!

Ndryshimet e vërteta në Shkodër i sjell përfaqësuesi i P.D.-së dhe Aleacës për Ndryshim  Zoti Helidon Bushati.

Zoti Bushati me të drejtë kur e pyetën për partitë e tjera të “djathta” qe konkurrojne ne Shkoder dhe kryesisht për "Lëvizjen për ndryshim" të Jozefina Topallit u përgjigj: “Topalli nuk është “kundërshtare”, por “paterixë” e qeverisë dhe e Edi Ramës dhe e Rilindjes”!

Ndryshimin e vërtetë do ta sjelli vetëm PD dhe Aleanca për Ndryshim me kryeminsitër Lulzim Bashën, për Shqipërinë e Shkodrën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat