Si i falsifikoi notat e fakultetit dhe si u zgjodhë “prorektor-student” Hashim Thaçi…!?

Opinione

Si i falsifikoi notat e fakultetit dhe si u zgjodhë “prorektor-student” Hashim Thaçi…!?

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 9 mars 2021 Në ora: 09:01
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she*. Kështu përshkruhet rrugëtimi akademik i studentit të historisë, Hashim Thaçi, i cili arriti në krye të piramidës së shtetit të Kosovës, fjalët e të cilit kanë qenë të gravuara, në hyrje të ASHAK, që më vonë dikush i largoi

Zakonisht në kohën e krizave të mëdha përfitojne të “guximshmit”, ashtu ndodhi me Thaçin, ai paraqitej kudo nëpër Kosovë, bënte fotografi të shumeta te luftes, por ai shquhej më tepër me zhdërvjelltësine e “skiles”, ai nuk ishte pjesë e Shtabit të përgjithshëm, por ishte mbi shtabin, ishte drejtor i Buros politike-alias Drejtorisë politike të UÇK-së. 

Thaçi kishte filluar të katapultohet përmes një falsifikimi të rëndomtë të notave, atëherë kur administrata e Universitetit ishte në gjendje kritike. Ashtu siç shkruan “Gazeta Infokosi” Hashim Thaçi krejt karrirerën e filloi me një falsifikim! Ishte viti 1991 kur u hap konkursi për postin e zberazët të Prorektorit Student në UP.  Rektor në këtë kohë ishte Ejup Statovci dhe çdo gjë zhvillohej nën mbikëqyrjen e tij. Për këtë post kishin konkurruar studentët më të mirë, pasi ishte i vetmi post i studentëve, i cili merrte pagë mujore”. 

Në mesin e tjerëve kishte konkurruar edhe Naim Gjergji, studenti i shkëlqyeshëm i Fakultetit Elektroteknik.

Postimi që zgjoi kërshërinë 

Pasi që postimin kam vendosur në profilin tim, në “facebook”,  Prof.dr. Salem Lepaja jep një korigjim në tekstin e publikuar: “Naim Gjergji ka qenë student i Fakultetit Elektroteknik. Mentor i punimit të tij të diplomës kam qenë unë. Meqenëse ishim larguan nga pushteti serbë prej objekteve të Universitetit, mbrojtja është bërë në lokalet e Institutit Albanologjik. Se sa e ka pasë mesataren nuk e dij, por ka qenë student i shkëlqyeshëm. Më vonë i ka kryer studimet e doktoratës në Gjermani dhe sa e dij unë jeton në Gjermani”. 

Lidhur me komentin e mentorit të tij Prof. Dr. Salem Lepajës jep sqarimin e tij, kandidati kryesor dhe i vetmi në atë kohë, që kishte plotësuar të gjitha kushtet për nominim dhe zgjedhje në pozitën e “prorektor student”, Naim Gjergji, i cili deklaron: “Propozimi për mua është bërë atëherë nga Unioni i Pavarur i Studentëve UPS i disa fakulteteve, në rend të parë ka qenë Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, për këtë arsye është interpretuar që unë jam student i FSHMN-së”. Ai vazhdon, duke përmbyllur deklaratën: “Ndoshta një ditë do t’i shkruajmë kujtimet nga koha e lëvizjes studentore e viteve 1989-1991. Do të tregojmë për organizimin dhe organizatorët e protestave, për rrezistencën studentore për themelimin e lëvizjes studentore “Unioni i Pavarur i Studentëve”, do të shihni se jo vetëm votat, por shumëçka për atë kohë është falsifikuar.”

“Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she. Me përkrahjen e UP-së të cilin e kishte në dore shoku i tij Fisnik Cukaj, i cili nuk e dinte punën e falsifikimit, u zgjodh Hashimi Prorektor student. Puna shkoi mirë deri në vitin 1993 kur nga fakulteti i Historisë në adresë të Rektorit Statovci arriti një peticion i studentëve të historisë, i cili e informonte Rektorin për falsifikimin. Nga vjeshta e vitit 1991 studentët e profesorët ishin në objekte private pasi ishin përzënë nga objektet e tyre nëpër fakultete me masa të dhunshme të pushtetit serb.Rektori Statovci mori kontakt me referentin e fakultetit të historisë dhe e siguroi certifikatën origjinale, e ftoi Hashimin në takim dhe e shkarkoi menjëherë. Pa diskutim. Kurrë më nuk e takova Hashimin, derisa e pashë në takim në tetorin e vitit 1998 me ambasadorin Hill në fshatin Dragobil si përfaqësues i UÇK-ës. Mu ngritën flokët përpjetë. Tjerat i dimë të gjithë. Fati e deshti që Ejup Statovci ndërroi jetë në kohën kur Hashimi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. La vetëm një porosi me shkrim. Varrimi të behej vetëm në prani të familjarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat