Dialogu nuk zhvillohet me Lajçaka dhe Grenella – kur ekziston arsyeja, Kosova ka të drejtë t’i thotë jo BE-së

Opinione

Dialogu nuk zhvillohet me Lajçaka dhe Grenella – kur ekziston arsyeja, Kosova ka të drejtë t’i thotë jo BE-së

Nga: Luz Tomaj Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:35
Luz Tomaj

Dialogu me Serbinë zhvillohet për vite me radhë. Mbaj bindjen se Kosova, vazhdimisht, ndërmjetësuesve ua ka bërë LEPE PEKEJ.

E them prapë se, ndoshta historia nuk e shënon se ndonjë dialog ndërshtetëror ka filluar me iniciativen e shtetit agresor ose gjenocidial. Përkundrazi dialogu iniciohet nga shteti viktimë dhe atë me kërkesën për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga agresori. Në procesin e dialogut, kërkohet njohuri e plotë madje edhe ndërgjegje qoftë nga përfaqësuesi i shtetit ashtu edhe ndërmjetësuesi. Përveç kësaj, kur është fjala për ndërmjetësuesin, kërkohet edhe garancioni i paanshmërisë.

Ish ndërmjetësuesit Grenell, i shkrova dy-tri herë përmes rrjetit elektronik (E-mail), me qellim që t’ia përkujtoj rolin e ndërmjetësimit por ndodhi ajo fol me tavan. Rrethanat bënë që, për fat ai njeri si duket e humbi, jo vetëm rrolin e ndërmjetësuesit por edhe karrierën e vet “diplomatike”, për të cilën nuk kishte lindur.

Tani, në sipërfaqe, doli Lajçak

Z. Lajçak vjen nga shteti i Sllovakisë. Populli sllovak dhe serb e kanë të njëjtën prejardhje. Për më tepër, Lajçak e flet dhe shkruan, përveç tjerash edhe gjuhën serbe. Ishte edhe ambasador i Sllovakisë në atë ish Jugosllavin, kur e përbënin Serbia dhe Mali I Zi. Një pjesë të studimeve ka kryer në Rusi.

E keqja më e madhe është se Sllovakia akoma nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. Për këtë mosnjohje, bazuar në postet që mbante në shtetin sllovak, personalisht, ka kontribuar edhe vet Lajçak. Shteti i Kosovës, me plot të drejtë, duhet ta përkujtojë Bashkimin Evropian se, z. Lajçak nuk është i përshtatshëm të emërohet ndërmjetësues në dialogun Kosovë - Serbi, nga se nuk mund të përjashtohet njëanshmëria e tij. Gjatë procesit të gjertanishëm, vërehet njëanshmëria e tij në favor të Serbisë.

Prandaj, do e potencoi se, Kosova duhet të veprojë si shtet dhe, kur arsyeja ekziston, jo vetëm në procesin e dialogut, duhet t’i thotë jo çdokujt, ndaj edhe BE-së edhe Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat