Rrahman Jashari paralajmëron Kurtin, në rast se nuk ngritën pagat do të ketë greva

Opinione

Rrahman Jashari paralajmëron Kurtin, në rast se nuk ngritën pagat do të ketë greva

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 14 mars 2021 Në ora: 09:18
Rrahman Jashari

Z.Jashar, rrogat rritën kur ka lekë dhe suksese në arsim.

Kurë nuk tu ka ndijë zëri për mos suksesin në arsim, vetëm lek ke kërkuar.

Pa e përmirësuar përformoncen kadrovike në arsim dhe pa e ngritë cilësinë e arsimit s`ka lekë...

Unë nuk po flas paushall ,por sikur të kthehemi në retrospektivë dhe të bëjmë një komperacion të cilësisë së arsimit dikur me cilësinë e arsimit sot, mund ta konstatojmë siç vijon: Atëherë dmth. kushtet në të cilat është zhvilluar procesi edukativo arsimor kanë qenë pakrahasimit më të rënda se me kushtet e sotit ,por cilësia e arsimit ka qenë më e lartë.

Atëherë nuk ka ekzistuar në komunikimin dhe bashkëpunimin prind - mësues dhe anasjelltas shprehja nepotizëm dhe ndërhyrje në ndryshimin e suksesit të nxënësit padije , siq ndodhë jo rrallë herë sot në jetën edukative dhe arsimore.

Dikujt mund t'i dukej e "habitshme" ,por urgjentisht kërkohet një veting të zbatohet edhe në arsim ta dimë saktësisht se kush po n'a i mëson dhe edukon fëmijët tanë, si kanë ardhur deri të diplomatë, aftësitë e tyre t'i dëshmojnë para një Komisioni të përberë nga pedagogë me eksperiencë të fushave të ndryshme shkencore.

Duhet të seleksionojmë ku janë kuadrot më të afta për t'i përfshi në arsim ,e jo të lejojmë që fëmijët tanë të na i deformojnë mësues analfabet të cilët dyshohen se deri të diplomatë kanë ardhur në saja të malverzimeve dhe pazareve të ndryshme të pa ndërgjegjshme.

Pra, arsimit të ne duhet t'i bëhej një Skanim i hollësishëm nga expert eminent për këtë fushë për të fituar një pasqyrë të saktë, se cilët janë faktorët vendimtar të cilët ndikojnë në cilësinë e dobët të arsimit të ne ,në mënyrë që ata faktorë të eliminohen dhe cilësia arsimit dhe dijës të përmirësohet me shpejtësi.

Është e pa drejtë ,jo vetëm në arsim, por në cilëndo fushë tjetër të shpërblehen në mënyrë lineare si ata që tregojnë cilësi të lartë në të njëjtën fushë, si ata që nuk tregojnë ato rezultate pozitive, të cilat kërkohen nga ata dhe për të cilat shoqëria , buxheti i shtetit ndan mjete kolosale financiare.

Në qoftë se vetëm bëjmë rritje rrogash punëtorëve në arsim, por nuk kërkojmë nga ata cilësi të arsimit, atëherë jo vetëm që kemi shpenzuar kotë paranë publike , por edhe e kemi dëmtuar të ardhmen e fëmijëve tanë në fushën e dijës ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat