2021 fillimi i epokës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, opozita mos i pengojë në qeverisje se do t’i bijë pishmnanit

Opinione

2021 fillimi i epokës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, opozita mos i pengojë në qeverisje se do t’i bijë pishmnanit

Nga: Rexhep Torte Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:33
Rexhep Torte

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, e sollën epokën ndryshimit dhe të shpëtimit të shumëpritur nga Kosova dhe mbarë shqiptarët.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja ju hoqën qafe popullit të shumëvuajtur të Kosovës, dhe e morën shuplakën historike nga populli nëpërmjet votës, edhe pse e bënë të pamundurën për të mbetur në pushtet.

Këto pesë parti të sipërpërmendura tashmë mbetën fosile të një historie të hidhur 21 vjeçare që nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës.

Këto pesë parti të sipërpërmendura edhe pas triumfit të Vetëvendosjes ende jetojnë me iluzionin se tyre që ta zvarrisin sa më gjatë themelimin e Qeverisë së Re, zgjedhjen e presidentit dhe themelimin institucioneve të reja në Kosovë.

Akbin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës janë kërkesa, shpresa dhe shpëtimi i Kosovës, i shprehur nëpërmjet fitores plebishitare të Vetëvendosjes në këto zgjedhje.

Nëpërkëmbëzat që do t’ua nxjerrin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit këto pesë parti të sipërmendura, do tu kthehen bumerang në zgjedhjet e ardhshme, kur votuesit e Kosovës këto pesë parti për shkak të sjelljes së papërgjegjshme do t’i fshijnë nga faqja e historisë së Kosovës.

Ishte tejet dëshpëruese dhe irituese kur dëgjonim për këmbëngulësinë e Isa Mustafës që tashmë një muaj pas disfatës së LDK-së në zgjedhje, në vend që të struket i turpëruar në shtëpi, ai me bashkëpunëtorët e tij u mundua si shkop xhehenemi që për kryetar të LDK-së ta vendos kukullën e tij Lumir Abdixhikun.

Lumir Abdixhiku më 14 mrs 2021 pas zgjedhjes së tij kryetar i ri i LDK-së, nuk nguroi të deklarojë me pompozitet dhe megalomani dhe së shpejti LDK do të rikthehet si forcë kryesore politike.

Lumir Abdixhiku nuk nguroi të deklarojë me pompozitet dhe megalomani, se e refuzon ofertën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për në takimin e liderëve.

Këto dy segmente të deklaratës së Lumir Abdixhikut ende pa u ulë në foteljen e kryetarit të LDK-së, duken tepër naïve dhe kryeneçe, kur dihet se LDK-ja në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi e ka dëmtuar aqë shumë Kosovën, sa që edhe dy dekadat e ardhëshme nuk mund t’i afrohet as për së afërmi Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që shkëlqejnë nga pastërtia dhe korrektësia.

Është dëshpëruese dhe irrituese kur dëgjojmë që Ramush Haradinaj edhe pse në këto zgjedhje fitoi vetëm 8 mandate, ende ëndëron e shpreson të bëhet president i Kosovës.

Ku ekziston president shteti me 8 ndenjëse deputetësh në Parlament, dhe si mund të zgjidhet president, ai që shtetit të Malit të Zi ia fali më shumë se 8 mijë hektarë toke të Kosovës të larë me gjakun e shqiptarëve.

Është dëshpëruese dhe irrituese kur dëgjojmë se pas disfatës që pësuan në zgjedhjet e fundit, Enver Hoxhaj, kryetar i i PDK-së, Fatmir Limaj, kryetar i i Nisma dhe Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së , ende po qëndrojnë në krye të këtyre partivëe dhe ende po e mashtrojnë popullin e Kosovës.

Behgjet Pacolli është biznesmen i suksesshëm, por çka mund t’i ndihmojë ai Kosovës me votën e tij të vetme.

Është e habitshme egoja negative politike e Behgjet Pacollit, të cilit Zoti ia ka dhënë suksesin në biznes, ndërsa ai mashtrohet nga djalli dhe si ndahet politikës.

Një ditë patëm rastin të lexojmë deklaratën e Behgjet Pacollit se ka ndihmuar Kosovën me 35 mijë euro.

Ndihmën e preferon edhe Zoti i Madhërishëm, por kërkon që ndihma të jepet si shprehje e adhurimit të Zotit dhe pa mburrje.

Behgjet Pacolli thotë, “Kosova le të më zgjedhën president, dhe unë do ta lumturoj Kosovën”.

Do të ishte shumë më dobiprusëse edhe për imazhin e Behgjet Pacollit, sikur paraprakisht Behgjet Pacolli ta lumturonte Kosovën, dhe domosdoshmërisht në shenjë falenderimi populli i Kosovës do ta zgjidhte president.

Behgjet Pacolli do t’i ndihmonte shumë Kosovës dhe autoritetit të tij personal kombëtar shqiptar, nëse organizon, përgatit e boton librin “Gjenocidi shekullor serb ndaj shqiptarëve”, si përgjigje ndaj librit plot gënjeshtra që Serbia e botoi vitin që shkoi me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Ilaçi më i mirë për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte që udhëheqësit e këtyre pesë partive të sipërpërmendura të largohen sa më parë, për t’ua lënë vendin kuadrove të reja .

këtë mënyrë këto pesë parti politike të sipërpërmendura do të sillnin prurje të reja, gjak të pastër partiak dhe botëkuptime të reja në të mirë të Kosovës.

Fundja Kosovës nuk i nevojiten kaqë shumë parti politike. Kosovës i nevojitet një pozitë e fuqishme parlamentare dhe një opozitë konstruktive parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat