Vuçiçi, ministri i informatave në periudhën e kasapit të Ballkanit, Millosheviq, tani President i Serbisë, thotë për ta pranuar Kosovën shtet duhet të me jepet diçka, sakaq Bedri Hamëza, ish Ministër i Financave në Qeverinë Thaçi, përndryshe anëtarë i partisë PDK, thotë nëse koalicioni Kurti -Vjosa, don t'ia sigurojmë votat për zgjedhjen e Presidentit-es, duhet të jep diçka.
Kjo diçka do të thotë për të marrë diçka që nuk është dhe nuk mund të jetë e jotja...
Përkitazi me zgjedhjen e Presidentit respektivisht Presidentes së vendit ka patur shumë sugjerime nga analist dhe konsticionalist, se si duhet të veprohet me qëllim që të zgjidhët ky ngërç, për të mos qenë as edhe njëherë tjetër Presidenti, përkatësisht Presidenti produkt i pazareve në mes Partive politike.
I ndjeri profesor Riza Smaka, përndryshe anëtarë ekipit të përpilimit të Kushtetutës në fuqi, propozonte që populli ‐qytetarët ta zgjidhnin Presidentin e shtetit, e jo partitë politike, siç është vepruar deri më tani dhe mund të këtë raste kur partitë mos mund të merren vesh në mes veti se cili duhet të zgjedhet President i vendit dhe vendi të shkojë pa drejtësisht në zgjedhje të parakohshme dhe të shkaktohen shpenzime të pa nevojshme...
Sipas z.Smakaj, kjo mund të ndodhë pa e ndryshuar Sistemin Parlamentar në atë Presidencial, ngjashëm siç ka vepruar Maqedonia e Veriut.
Natyrisht se sipas të ndjerit prof.Riza Smakaj, duhej të ndërhyhet në një ndryshim Kushtetues, i cili sipas tij mund të bëhej shumë shpejt po të dakordoheshin subjektet politike.
Po të ishte vepruar sipas formulës së të ndjerit profesor Riza Smaka, lidhur me zgjedhjen e Presidentit respektivisht Presidentes së shtetit, sot në vokabularin e partive politike dhe të disa anëtarëve të tyre nuk do të ekzistonte shprehja: " duhet dhënë diçka nëse duan t'ia sigurojmë votat për zgjedhjen e Presidentes gjegjësisht Presidentit të Republikës".