Kush nuk e voton Vjosa Osmanin presidente  dhe kush e saboton Qeverinë Albin Kurti 2, ia ka vënë vetes vulën e shëmtuar tradhti

Opinione

Kush nuk e voton Vjosa Osmanin presidente  dhe kush e saboton Qeverinë Albin Kurti 2, ia ka vënë vetes vulën e shëmtuar tradhti

Nga: Rexhep Torte Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:39
Rexhep Torte

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë binomi që Zoti dhe vota e popullit ia sollën Kosovës pas 21 viteve të dëshmuara me keqqeverisje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duam apo s’duam ta pranojmë, janë binomi që e tmerroi në palcë Serbinë gjenocidle kriminale e vrasëse të shqiptarëve në Kosovë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duam apo s’duam ta pranojmë, janë dy shqiponjat guximtare shqiptare, të cilat me guximin, sinqeritetin, devotshmërinë dhe dinjitetin e tyre, do të dijnë t’i dalin zot Kosovës në këtë gjendje të vështirë dhe në këtë udhëkryq të rrezikshëm që e sollën udhëheqësit e derisotëm të Kosovës.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy shqiponjat që me guximin, sinqeritetin, devotshmërinë dhe dinjitetin e tyre, do të dinë ta padisin Serbinë gjenocidale kriminale dhe do të dinë t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

O motra e vëllezër shqiptarë të Kosovës, rriteni në maksimum vigjilencën, bëni sytë katër siç thotë populli dhe shfrytëzoheni këtë rast të volitshëm dhe vendimtar për Kosovën dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti 2, se do ta vulosni veten me vulën e shëmtuar tradhti.

O motra e vëllezër  shqiptarë të Kosovës, votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Kurti 2, për hir të vetes Tuaj, të familjeve Tuaja dhe të fëmijëve Tuaj.

O motra dhe vëllezër shqiptarë të Kosovës, votojeni Vjosa Osmanoin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti 2, dhe largojuni inateve, largojuni diktateve egoiste partiake, për hir të ardhmërisë më të lumtur të Kosovës.

O udhëheqës partiakë të opozitës së Kosovës, ta pranosh dështimin dhe gabimin është trimëri, burrëri dhe fisnikëri, ndërsa ta mbrosh e mbulosh dështimin dhe gabimin është shpirtligësi e tradhti.

Udhëheqës partiakë dhe anëtarë të partive opozitare shqiptare në Kosovë, votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti 2, sepse mos votimi i Vjosa Osmanit dhe sabotimi i Qeverisë Albin Kurti 2,  shkon  në favor të Serbisë gjenocidale kriminale e vrasëse.

O motra e vëllezër shqiptarë të Kosovës, votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti2, sepse në këtë mënyrë e nderoni veten tuaj, familjen Tuaj, partinë Tuaj dhe  tërë Kosovën.

O motra dhe vëllezër shqiptarë të Kosovës, votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti 2, sepse vetëm Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, do të dinë të ballafaqohen me Serbinë gjenocidale kriminale e vrasëse, me kriminelin  Aleksandër Vuçiq dhe me proserbët Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

O motra dhe vëllezër shqiptarë të Kosovës, votojeni Vjosa Osmanin presidente dhe mos e sabotoni Qeverinë Albin Kurti  2.

Për hir të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për hir të mijëra e mijëra viktimave të pafajshme shqiptare që Serbia i  vrau, i masakroi  në Kosovë dhe i  transportoi  e varrosi në varreza masive në Serbi, ose i dogji mizorisht në hekurinat e  Serbisë, për t’i fshehur krimet.

Për hir të dhunimit të 20 mijë  motrave tona  shqiptare në Kosovë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Për hir të 1650 shqiptarëve të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Për hir të atyre fëmijëve shqiptarë që Serbia i vrau në mënyrën më çnjerëzorë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, duke ua këputur qumështin e nënën në fyt dhe jetën e njomë fëmijërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat