LDK-në e ka mbuluar terri e tmerri nga autoriteti dhe suksesi i presidentes, Dr. Vjosa Osmani..!

Opinione

LDK-në e ka mbuluar terri e tmerri nga autoriteti dhe suksesi i presidentes, Dr. Vjosa Osmani..!

Nga: Metë Mavraj Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:53
Metë Mavraj

Isën, Agimin, Hotin, Dritonin dhe shumë të tjerë i ka zënë frika, terri dhe tmerri nga autoriteti dhe suksesi i presidentes Vjosa Osmani, të cilët duke besuar se asaj po ia ulin vlerën dhe po ia prishin karrierën, ata në fakt i bën keq vetvetes, LDK-së dhe anëtarësisë së saj, duke e sjellë me dorën e vet në 12%-ind të votave partinë të cilën për 10 vite e molën dhe e volën deri në marrëzi dhe devalvim total të vlerave të saja rugoviane..!?

Nuk ka asnjë dyshim, se kreu i LDK-së bashkë me sejmenët e tij, e kanë keqpërdorë atë në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe për humbjen në zgjedhjet e fundit askush nuk u ka faj, përveç kokat e tyre të djallëzuara, xheloze dhe hakmarrëse kundër një politikaneje të aftë dhe rugovisteje të denjë, siç është znj. Vjosa Osmani, e të cilën tentuan ta vrasin dhe largojnë nga skena politike e Kosovës, por më kot, sepse ajo lindi prapë nga feniksi dhe veprat e saja të bëra në të mirë të popullit dhe Kosovës, elektorat ky besnik i saj i cili, pas gjitha atyre shantazheve që ia bënë, sidomos katërshja mafioze, dje e bëri presidente të Kosovës..!

Me Vjosën kandidate për kryeministre, LDK-ja i fitoi 25% të votave në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pa Vjosën në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, LDK-ja pësoi fiasko të rënd, dhe dje katër sejmenët e saj u detyruan që t’i nënshtrohen autoritetit dhe suksesit të saj, deri në poshtërim, andaj iu qoftë për kob urrejtja që e treguan ndaj një zonje dhe patrioteje të madhe shqiptare të përmasave kombëtare, siç është presidentja Vjosa Osmani !

Klani i Isa Mustafës, ka dështuar keq kësaj radhe, sepse me mendësi komuniste, diktaturë staliniste dhe ngulfatje të lirisë së fjalës dhe mendimit ndryshe brenda partisë, me dëbime dhe përjashtime, duke u marrë me jetën e saj private dhe duke shpifur për familjet e tyre, madje duke i tërhequr zvarrë aktivistet dhe figurat më të shquara të LDK-së, etj., nuk ka parti në botë e cila mund t’iu qëndrojë sfidave të shekullit 21, por as shpifjeve dhe propagandës së pistë kundër tyre, siç janë znj. V. Osmani, znj. Gërvalla, etj., të cilat u përjashtuan vetëm pse partinë e presidentit Ibrahim Rugova deshën ta ruajnë dhe ta avancojnë konform rrethanave politike dhe ekonomike në Evropë dhe botë !

Për fund po e sjellim një mendim të Xhemajl Abrisë, se si ai po të ishte gjallë do e kishte pleqnua deklaratën e Avdullah Hotit ndaj presidentes V. Osmani, “se do e djeg postin e deputetit, por votën time nuk do ia jap V. Osmanit”, ai do thoshte; ”hut prej doke, por edhe ma hut prej koke, ju të katërt sejmenët rrini te shtëpia, sepse Kosovës i keni sjellë mjaft të këqija..”!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat