Presidentes së Republikës së Kosovës (Dardanisë), zonjës Vjosa Osmani-Sadriu

Opinione

Presidentes së Republikës së Kosovës (Dardanisë), zonjës Vjosa Osmani-Sadriu

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 10 prill 2021 Në ora: 08:26
Vjosa Osmani-Sadriu

E nderuara Presidente, ndjejë kënaqësinë më të madhe dhe njëherit, mburrjen time dhe krenarinë më Juve si Presidente e vendit, e zgjedhura dhe, më shumicë të votave e votuar, më veprimin e një burrështetase e mençur, e edukuar, e përkushtuar për vlerat dhe origjinën autentike dhe historike e kombëtare dhe, tentim përmirësimi, rikthimin dhe jetësimin e përjetësimin e emrit origjinal të shtetit të Dardanisë, i anatemuar, i penguar nga rrymat e ideologjitë politike, që nga perandoritë dhe pushtuesit të shumtë, nën thundrën nën të cilën qëndruam më shekuj por, që nga Rilindësit e deri në ditën e sotit, kjo ide të cilën disa duan ta injorojnë dhe margjinalizojnë sepse, një ide e një flamuri i lënë amanet nga themeluesi i shtetit, Dr. Ibrahim Rugova, po shikohet si i “pa vlerë”.

Larg qoftë, ndoshta nuk është shprehje e mos durimit ndaj kësaj figure shtetërore e kombëtare.

Dr. Ibrahim Rugova, nuk e themelojë Dardaninë antike.

 Ajo, historikisht ekziston por, flamuri më autentik deri më tani, ishte ky të cilin e la amanet, themeluesi dhe vizionari i këtij shteti.

Prandaj, flamuri i Dardanisë dha vulën, përjetësisht duhen të qëndrojnë në Kabinetin e Presidentit/tës, pa marrë parasysh së kush do të vijë në këtë post.

E nderuara Presidente, e keni përkrahjën e shumicës së popullit të Kosovës por, dhe jo vetëm, por e të gjithë shqiptarisë së, emri Kosovë, është emër sllavë dhe emrin Kosovo, e kemi në Rusinë verilindore dhe diku besojë edhe në Evropë.

Është e vërtetë dhe qartë së, emërtimi origjinal i shtetit të Dardanisë, duhet të zyrtarizohët më Kushtetutë por, asgjë të keqe nuk ka, nëse ky emërtim fillon të përdoret në shkrime dhe komunikime kombëtare sepse, një ditë më udhëheqës si ju Zonjë e nderuar dhe e arsimuar, e brumosur më ide kombëtare e atdhetare, një ditë, ashtu siq edhe ndodhi, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, do të ndodhe edhe shteti më emrin Dardani i cili ekziston por, jo më emrin origjinal historik e autentik.

Pse mos të iniciohen ndryshimet kushtetuese për shumë çështje në bazë të kritereve të imponuara nga bashkësia ndërkombëtare duke bërë diskriminim pozitiv por, që në praktikë, tani jemi, vërtetë të diskriminuar si popull shumicë, kur, jemi të bllokuar nga një pakicë prej 5% të popullatës pakicë, e shumë gjëra tjera.

Nëse nuk ma shihni për të madhe e nderuara Presidente, duke iu përgëzuar për konstituimin e organeve shtetërore ku, dëshiroj që posaçërisht ta përgëzoj dhe përuroj Kryeministrin e Republikës së Dardanisë zotëri Albin Kurti, për kompletimin e ministrive, më lejoni që t’ua përkujtojë rreth plotësimit të një dikasteri shumë të rëndësishëm për sigurinë shtetërore, Drejtorin e Agjencisë shtetërore, shërbim shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

U impresionova më përzgjedhjen e Ministrit të Mbrojtjes Kapiten Armend Mehaj, mërgimtar nga Norvegjia më një bekraund më karakter ndërkombëtar dhe ish pjestar i forcave të përbashkëta të NATO-os në misionet ndërkombëtare profesioniste që është një lidhshmëri në të mirën e Republikës së Dardanisë.

Nëse Ministri i Mbrojtjes është përzgjedhur nga Evropa, ta them ashtu kushtimisht, tani, pse Drejtori i AKI-së,  mos të zgjidhet nga Amerika.

Pasi për zgjedhjen e këtij drejtori është në kompetencës e Tuaj e të Kryeministrit, do të dëshiroja që t’ua sugjeroja që në ketë post ta caktoni një kuadër më njohuri dhe kualifikime shumë profesionale dhe njohuri të përmasave Ballkanike, Evropiane dhënë përgjithësi edhe disa shteteve shumë më rendësi për inteligjencën dhesigurinë e atdheut.

Kemi njerëz të kualiteteve, njohurive dhe kualifikineve të cilat, nuk besojë që ndokush tani në Dardani ti ketë.

Keni mundësi t’i kontaktoni këto kuadra më përvojë shumë të gjatë më shërbim në SHBA, më shumë mirënjohje e dekorata për punë shumë kualitativë, profesional dhe, zhvillimin e Doktrinave dhe tezave në lëmin e inteligjencës civilo- ushtarake dhe lëmive tjera.

Shpresojë së, nuk ma merrni si përzierje në punët shtetërore, por, nga dëshira dhe vullneti që udhëheqja e Juaj të jetë e suksesshme në interes të atdheut, si mërgimtar, megjithatë jam jetësisht i interesuar.

Punë të mbarë. Kur të përkrah popull, e keni obligim që të punoni për interesat e tyre, e kur je me popullin,edhe zoti është më Ty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat