Kosova nuk ka kohë të humb, për shkak të inateve e papjekurisë së politikanëve tanë

Opinione

Kosova nuk ka kohë të humb, për shkak të inateve e papjekurisë së politikanëve tanë

Nga: Hysni Gashi Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:28
Hysni Gashi

Vendi ynë ka shumë sfida e shumë çështje të pa zgjidhura në shumë dimensione të saj, qoftë ato ekonomike, shëndetësore, qoftë ato të drejtësisë, arsimit, qoftë ato politike dhe integruese të vendit tonë.

Ndërkohë, kemi një armik të padukshëm COVID-19 që po na sillet vërdallë, shtuar faktin këtu se e kemi një sistem që lë shumë për të dëshiruar dhe të fundit ne rajon dhe me gjerë me vaksinën anti-Covid.

Megjithatë, përtej këtij armikut të padukshëm, kemi një̈ armik të njohur e të dukshëm siç̧ është Serbia që është̈ pengesa kryesore e anëtarësimit të vendit tonë ne arenën ndërkombëtare dhe presioni i jashtëm për ta përmbyll ketë kapitullin famëkeq me të.

Mirëpo, klasa politikë po sillet sikurse të ishte ende ne fushatë, duke harruar se ajo ka përfunduar me 14 shkurt dhe tanimë i kemi institucionet e dala nga vota e popullit.

Ajo që do të duhej në këtë rrethanë e në këtë kohe, pozitë dhe opozitë t’i ulin flamujt partiak e të bëhen me serioz dhe bashkëpunues ne interesin e shtetit dhe të qytetarit.

Simboli i rezistencës Adem Demaçi thoshte se të ndarë e të përçarë do të fitojë vetëm Serbia dhe armiqtë tanë, por jo edhe Kosova.

Prandaj, bëhuni bashkë, Kosova nuk ka kohë të humbë edhe me tej, për shkak të inateve dhe pa pjekurisë suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat