Fajtorë janë ata që mbajnë në jetë me oksigjen udhëheqës tiranik të korruptuar!

Opinione

Fajtorë janë ata që mbajnë në jetë me oksigjen udhëheqës tiranik të korruptuar!

Nga: Ilir Çumani Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:11
Ilir Çumani

 Nuk e kam kuptuar asnjëherë përse  mërziten dhe hatërmbeten gazetarët tanë kur arroganti dhe prepotenti sadomazokist Edi Rama i denigron gjithmonë publikisht, përtej çdo limiti aspak njerëzor, nga mëngjesi e deri në darkë, u merr erëzin, i telendis në çdo ekran e në çdo studo, i lançon pa asnjë pikë dhembshurie, etike dhe humanizmi, duke i fyer veç e veç, por, edhe ashtu siç janë të gjithë së bashku, nëpër studio i konferenca shtypi, analistë, gazetarë, opinionistë, zëdhënësa, etj.

Mirëpo, shumë prej këtyre gazetarëve, kanë qenë dhe janë të vetëdijshëm për gjithçka ata bëjnë, sepse në profesionin e tyre kanë zgjedhur me vullnet të lirë dhe të plotë ti shërbejnë jo misionit fisnik që përfaqësojnë, por pushtetit politik të korruptuar dhe tiranik, duke iu vetëofruar me ndërgjegje të plotë e gjithë ngazëllim “liderit tonë ballkanik”, udhëheqësit tonë “largpamës” e “sy shqiponjë”, të “drejtë” e të “dashur”, të “dhembshur” e të “pagabueshëm”.

Shumë prej tyre me një buzëqeshje adhuruese e flirtojnë politikisht udhëheqësin tonë, i vardisen nga pas gjithë përulësi e lëpirësi, me mikrofona e kamera në duar kudo dhe ngado shkon despoti ynë, kudo ai ndodhet dhe shkel këmba e tij, i cili si një sundimtar e paepur ka pushtuar dhe pushton çdo hapësirë të lirisë së qytetarëve të vendit, të atyre që në fakt kanë qenë dhe janë barometri më i pagabueshëm që e vlerëson siç duhet administrimin dhe realitetin e jetës së vendit, duke zbuluar të gjitha të vërtetat dhe zullumet mëdha të pushtetit të Edi Ramës me të tijët. Ky, në fakt, (pra populli) është zëdhënësi eskluziv dhe më origjinal i të vërtetave të çuditshme dhe i gjërave të zakonshme e të pazakonshme që ndodhin në këtë vend, pasqyra ku politika gjithmonë ka patur dhe ka frikën e madhe të shoh pastër e qartë fytyrën e vërtetë që ajo ka në raport me individin dhe qytetarin, me vendin, me Atdheun ....!       

A nuk është vetë pushteti i katërt, që, përmes propagandës së shfrenuar të Kryeministrit e ka prodhuar dhe e ka promovuar një produkt të tillë politik si Edi Rama & Co, i cili, prej mëse 23 vjet karrierë politike ka përdorë aq shumë teknika dhe taktika të rrëshqitjes me dinakëri, plot kurthe e intriga, me teori konspirative pafund për bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tij politikë, duke u  kacavjerrë dhe u kapur me dhëmb e thonj pas pushtetit politik për të përfituar pangopësisht favore e privilegje pafund, është mitizuar si mbinjeri duke u larë dhe u lyer 24 orë në 24 orë nga media....!?

Kur një udhëheqës politik i korruptuar, vetëm për qëllime utilitare e pragmatiste që ka në një marëdhënie të korruptuar dhe okulte me pushtetin e katërt, mbështetet, glorifikohet frikshëm dhe miklohet në mënyrë hiperbolike për ta përcjellë ndryshe imazhin e tij në perceptimin publik nga çfarë ai përfaqëson në të vërtetë si individ dhe produkt politik, atëherë shkaqet dhe përgjegjësia për dëmet që i shkaktohen një vendi dhe një populli  të tërë nga keqpërdorimi i pushtetit, nuk duhen kërkuar vetëm nga politika dhe keqqeverisja e kurruptuar autokrate dhe kakistokrate e një individi, qoftë ky edhe Edi Rama. Shkaqet e vërteta duhen gjetur tek të gjithë ata që i kanë dhënë dhe i japin oksigjen doktrinës së një rregjimi keqqverisës, që e kanë mbajtur dhe e mbajnë ende gjallë një pushtet të tillë politik në dëm të interesave kombëtare dhe demokracisë, në dëm të zhvillimit të vendit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat