Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do ta vë në lëvizje sistemin e drejtësisë në Kosovë

Opinione

Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do ta vë në lëvizje sistemin e drejtësisë në Kosovë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:09
Ismail Muçiqi

Ky ligj i shumpritur më në fund do të hartohet dhe pa dyshim do të aprovohet nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës. Nga pas lufta në Kosovë u ndërtuan 3 klasa – shtresa të popullsisë. Shtresa e par është klasa e milionereve e ndërtuar përmes formave më të ndryshme të rrëmbimit të pasurisë publike. Këtë shtresë të milionereve dhe të pasurëve e përbëjnë një numër i komandantëve te luftës liderë te partive politike grupet e ndryshme të interesit të cilat u lidhën dhe bashkëpunuan me mafinë ekonomike.

Kjo shtresë e aristokracisë nuk din për kriza ekonomike, nuk ju intereson pozita materialo ekonomiko sociale  e të varfërve. Këta kanë krijuar pasuri marramendëse bashkë me familjarët e tyre dhe farefisin. Shtresën e mesme në Kosovë e përbëjnë kategoria  e cila mirët me punë dhe aktivitete të përditshme bujqësore, prodhuese dhe zejtareve shtresë kjo e cila përmes punës së ndershme arrin të siguroi një jetë normale për familjet e tyre. Shtresa më e goditur është klasa e popullatës së varfër e cila mezi arrin të mbijetojnë nga dita në ditë. Kjo kategori është e goditur edhe nga lufta, nga shkatërrimi i shtëpive dhe pasurisë familjare nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe.

Mjerisht kjo kategori më shumë jeton përmes ndihmave humanitare dhe asistencës sociale me plotë halle dhe vështirësi për ta mbajtur familjen. Këto diferenca ekonomike ndërmjet të pasurëve dhe të varfërve kanë shkaktuar pakënaqësi gjithandej Kosovës dhe më gjer. Është e pa justifikueshme pasuria marramendëse e klasës së milionereve të pas luftës. Prandaj ligji për konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme është mekanizmi më i nevojshëm që i nevojitet Republikës së Kosovës.

Edhe njeriu më i pa shkolluar dhe i pa informuar është në dijeni se menjëherë pas lufte grupet të caktuara të njerëzve të  pa ngopur vrapuan për të krijuar pasuri pa djersë dhe pa meritë duke rrëmbyer lokale tregtare banesa, objekte industriale dhe ekonomike deri te privatizimi i tokave bujqësore të ish ndërmarrjeve shoqërore duke i blerë me qmime qesharake mos të themi duke i marrur falas. Kjo shtresë e politikës u fut thellë në qeverisjen e vendit duke i marrë nën kontroll edhe asetet kombëtare përkatësisht ndërmarrjet publike të cilat i shfrytëzuan maksimalisht duke punësuar familjarë dhe militant partiak dhe kështu këto ndërmarrje i sollën para kolapsit financiarë.

Përvojat e shteteve të rajonit kanë treguar se qeveritë e këtyre vendeve pas ndryshimit të sistemeve politike me kohë e kanë sjell ligjin antimafia përmes të cilit kanë parandaluar pasurimin e paligjshme dhe mbrojtjen e pasurive ekonomike nga shkatërrimi dhe keqpërdorimi. Mendoj se ky ligj po pritet te aplikohet me pa durim në institucionet e shtetit të dhe ka përkrahjen e plotë nga qytetaret e vendit.

Partitë politike, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë përgjegjësi dhe obligim ligjor që pa rezervë ta përkrahin ligjin antimafia i cili paraqet bazamentin kryesor në lëvizjen dhe veprimin e sistemit të drejtësisë. Mendoj se krahas aprovimit të këtij ligji pa tjetër duhet fillojë edhe vetingu në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, për të cilin është fol dhe debatuar vite me radhë në të gjitha instancat e shoqërisë në Kosovë. Vetëm kështu Shtetetit të Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi do ti përmisohet besimi dhe imazhi për të ndërtuar një shoqëri me vlera demokratike, duke luftuar korrupsionin, krimin e organizuar si dukuri anti shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat