Pa sistem profesional të drejtësisë nuk fiton shteti ligjor

Opinione

Pa sistem profesional të drejtësisë nuk fiton shteti ligjor

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:25
Muhamet Kelmendi

Gjyqësori në Kosovë ka anët e veta pozitive të punës, sepse nuk mund të thuhet se nuk ka punuar, si dhe natyrisht, edhe dobësi të mëdha në punën e vetë, e cila karakterizohet me mos efikasitet, me gjykime të dyshmta dhe me mos punë ndaj elementeve ("peshqëve") të mëdhenjë të krimit. Janë disa karakteristika që tregojnë mossuksesin e gjyqësorit. Por kjo varet kryesisht edhe nga prokuroria, sepse vendimet e gjyqësorit dalin kryesisht nga provat dhe dëshmitë që i sjellin prokurorët nëpër shqyrtime kryesore.

Mirëpo ana negative e gjyqësorit qëndron: 1. Mosefikasiteti është dukuri që e përcjell sistemin gjyqësor, që po vërehet me lëndët e pazgjidhura, sidomos në fushën civile, ekonomike, sociale, të punës etj. Lëndet e kësaj natyre presin më 10 e 20 vjet nëpër gjykatat e Kosovës. 2. Vendimet e gjyqësorit janë të paargumentuara dhe nuk mbulohen me fakte e prova. Si vendime të tilla janë të dyshimta dhe nuk po i qëndrojnë ankesave nëpër gjykata.

Kjo tregon se këto vendime janë shumë subjektive dhe varen nga rrethanat tjera, ndoshta korruptive, sepse shumë prej ofendimëve të tilla me ankesa anulohen si të pabaza. 3. E tërë kjo përfundon me mos punë të gjykatave ndaj elementeve të larta në shoqëri.

Kundër këtyre nuk ka vendime. Shqyrtimet zgjatin derisa të krijohen rrethanet lehtësuese dhe dështimet janë të mëdha. Ky dështim nuk është vetëm i gjyqësorit, por edhe i hetimit të bërë nga ana e prokurorëve, të cilat nuk sjellin prova adekuate nëpër gjykime.

Ka raste kur provat janë të qarta e megjithatë gjykatësit tanë i neglizhojne ato prova dhe i zhagitin kohë pas kohe derisa të krijohet gjendja për dënime të lehta, kryesisht me kusht. Ky sistem duhet të ndryshohet. E ndryshimi është vetëm me VETTING. Çdo formë tjetër nuk e shëron sistemin. Nuk shërohet KGJK dhe as KPK pa masa shëruese konkrete. Është pritur mjaftë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat