Lufta në Bosnje dhe fati i një kishe ortodokse serbe e ndërtuar në oborrin e një gruaje boshnjake

Opinione

Lufta në Bosnje dhe fati i një kishe ortodokse serbe e ndërtuar në oborrin e një gruaje boshnjake

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:50
Adem Bytyçi

Tanimë dihet se lufta në Bosnje e Ushtrisë, policisë dhe formacioneve tjera fashiste paramilitare serbe ka marrë shumë jetë njerëzish të pafajshëm të të gjitha gjinive dhe të gjitha moshave.

Varrezat e panumërta të civilëve të vrarë boshnjake pleq, gra e fëmijë të Serbrenicës, paraqesin krimin më makabër të luftës të Ushtrisë fashiste të Serbisë së Millosheviqit, dhe turpin më të madhe të Kontinentit të Evropës, në vend që Serbia, të dënohej për gjenocid ndaj popullit Boshnjak, përkundrazi është shpërblye edhe me një shtet tjetër serb brenda Bosnje Hercegovinës, të ashtuquajtur Republika serbe e Bosnjës.

Nuk duhet larguar nga mendja as edhe për një sekond përpjekjen e Serbisë, me përkrahjen e të njëjtës Europë, për të formuar edhe një Republikë serbe në Kosovë, të ngjashme me atë të Bosnjës...

Pra, politika aktuale e Kosovës, duhet të jetë shumë e kujdesshëm me rastin e trajtimit, formimit eventual të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të pakicës serbe në Kosovë, për të cilin në një mënyrë apo tjetër ishin rënë në dakord më parë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, me palën serbe në negociatat e Brukselit..

Në qoftë se pala Kosovare nuk e refuzon kërkesën e shtetit Serbisë, që eventualisht Asociacioni i komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, të formohet me kompetenca ekzekutive, Kosovën do ta shndërrojë në një shtet jo funksional brenda për brenda teritorit të saj.

Jo vetëm kaq, por kjo do të mbetej një bombë e kurdisur, të cilën herët a vonë pakica serbe do ta aktivizonte për ndarjen e Kosovës...

Tani, t'i kthehemi fatit të kishës ortodokse serbe të ndërtuar në oborrin e shtëpisë se një gruaje boshnjake, e cila paraqet subjektin kryesor të këtij opinioni.

Gjatë luftës në një fshat të Bosnjës, hynë në shtëpinë e një familje boshnjake një grup çetnikesh serb, gjetën një grua dhe një burrë, burrin e masakruan, ndërkaq, gruaja nuk dihet se si arriti të shpëtonte.

Pas përfundimit të luftës  pushteti serb ndërtojë një kishë në oborrin e shtëpisë se asaj gruaja boshnjake.

Gruaja duke qenë e indinjuar me ndërtimin e asaj kishe ortodokse serbe në oborrin e shtëpisë të saj, për mes një avokati ushtrojë ankesë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut , me ç`rast këto ditë kjo Gjykatë nxori vendimin me të cilin aprovojë kërkesën e gruas Boshnjake dhe obligojë Qeverinë Serbo- boshnjake që ta rrënojë kishën ortodokse serbe në oborrin e kësaj gruaje boshnjake dhe gruas t'i kompensojë shumën prej 30.000 Eurosh për demin material dhe moral të shkaktuar.

Pra, kisha u rrënuar nën përcjelljen e mediave të shkruara dhe vizive.

Nëse e tërhiqemi një paralele në mes këtij rasti dhe disa rasteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa kishave ortodokse politike në Kosovë në përudhën e regjimit fashist të Millosheviqit , siç është rasti i kishës ortodokse serbe të ndërtuar në kampusin e Universitetit publik të Prishtinës , si edhe disa kisha të ndërtuara si kërpudhat pas shiut për qëllime politike dhe jo në funksion të besimit, pa dyshim se e meritojnë fatin e kishës ortodokse serbe të ndërtuar në oborrin e gruas boshnjake, por për këtë duhet drejtuar Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat