Enver Hoxhaj i PDK-së, nuk ka të ndalur me propogandën kundër Kurtit

Opinione

Enver Hoxhaj i PDK-së, nuk ka të ndalur me propogandën kundër Kurtit

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:06
Adem Bytyçi

Për hir të së vërtetës nuk është i vetëm në këtë betej politike me arsenalin e vetëm të armatimit urrejtjen, por në ushtrinë e Enver Hoxhaj kundër Kurtit janë të regrutuar të gjithë ata të cilët 20 vite në pushtet, e humben pushtetin me 14 shkurt 2021.

Merrne me mend edhe pse asnjë qeveri e pas luftës nuk e ka pasur numrin më të madh të deputetëve në Parlament, dhe Enver Hoxhaj PDK-së, dhe bashkëmendimtarët e tij nga dëshira e zjarrtë për të ardhur vetë sa më parë në pushtet, për çdo ditë i bijnë të njejtës daulle, duke thënë se kurrë Kosova nuk ka patur Qeveri më të "dobtë" se Qeveria Kurti.

Qeverinë Kurti, kanë filluar ta akuzojnë edhe për disa Marrëveshje në të kaluarën Kosovë- Serbi, edhe pse z. Kurti , ska marrë pjesë fare në negocimin e atyre Marrëveshjeve.

Edhe Skënder Hyseni i LDK-së, dikur ish Ministër i punëve të jashtme të Kosovës, i është bashkangjitur të njejtës valle të Enver Hoxhaj të PDKsë , kundër Kryeministrit Kurti edhe ky i fundit dikur Ministër i punëve të jashtme të Kosovës , në mandatin e të cilit në përfaqësit diplomatike dhe konzulare tē Republikës së Kosovës ishin dërguar kuadra partiake dhe nepotike anipse pjesa dermuse e tyre nuk i kishin plotësuar kushtet e shkollimit .

Këto dy figura në ish funksione të rëndêsishme shtetêrore dhe politike ,Enver Hoxhaj i PDK-së , dhe Skendër Hiseni i LDK-së , po e akuzojnë z.Kurti edhe për Marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë , të pakicës serbe , edhe pse këtë Marrëveshje e ka negocuar Qeveria e përbashkët e kaluar e të dy këtyre figurave politike.

Më në fund nuk është me rëndësi qka thotë Enver Hoxhaj ,i PDKsë, Skëndër Hiseni i LDK-së, dhe kundërshtarët tjerë politikë për Qeverinë Kurti, me rëndësi është se shumica e qytetarëve të Kosovës , në mënyrën siq ka filluar Qeveria Kurti ta qeverisë vendit dhe ta luftojë korrupsionin dhe krimin ekonomik të orgonizuar ,të cilin e kanë instaluar ata të cilët sot e kritikojnë Qeverinë Kurti ,për të ardhur vetë përseri në pushtet, qytetarër janë të mendimit që qeverisë Kurti, t'ia besojnë edhe një mandat pas katër vitësh për ta qeverisur vendin .

Ky është realiteti i vërtetë në dallim nga ai imagjinar i cili është i pranishëm në kokatë e kundërshtarëve politikë të Kryeministri aktual të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat