Gjneral Lubisha Dikoviç, do të kesh fatin e gjeneralit Vladimir Llazareviçit

Opinione

Gjneral Lubisha Dikoviç, do të kesh fatin e gjeneralit Vladimir Llazareviçit

Nga: Hisen Berisha Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:55
Hisen Berisha

10 Qershor, 2021

Në fund vitin 1999, oficerët e Gjeneralit Llazareviç na “falënderuan” që ua mundësuam (me urdhrin e KOMUÇK/TMK, Gjen. Agim Ceku), ti marrin mbetjet mortore të ushtarëve, paramilitarëve, kriminelëve të burgjeve dhe mercenareve rus etj. që kishin mbetur nëpër vijën e frontit të Koshares. 

Gjeneral Dikoviç, të njëjtin fat do të kesh edhe ti. 

Edhe pse nuk meriton të të reagoj në skizofreninë tënde, papjekurinë politike, që do të qoj në fund si të Gjeneralit kriminel Mlladiç, apo të padronit tuaj suprem Millosheviç. Kam besim se, bashkë me ju, do të përfundojnë edhe liderët tuaj aktual si Vuçiç e Daçiç.

Dua të të përkujtoj po ashtu, se një leksion e ke marrë vite më herët kur isha ofeicer shtabor për strategji, doktrina dhe transformim, në Ministrinë e Mbrojtjes, edhe nga KOM/KFOR, se për “çfarëdo lëvizje të trupave në drejtim të Kosovës, do të bombardohesh nga Aviano direkt e në Beograd”. Këtë e din vetëm ti dhe padronet tuaj politik. E di dhe unë!

Ju e dini se siguria e Kosovës është kompetencë e NATO/KFOR me mandat nga KS/OKB. Kurse përmes një letre dërguar Ministrisë sonë të Mbrojtjes edhe angazhimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, do të bëhet në koordinimi me KFOR/NATO dhe patronatin e partnerit tonë strategjik SHBA që janë këtu, për Kosovën.

Gjenerali i çmendur Dikoviç, një duhet ta dini, se ta kemi mundur Gjeneralin tënd akademik Vladimir Llazareviç me 10 mijë trupa nga “Korpusi i Prishtinës” të “Armatës së tretë” të RFJ, atje në frontin e Koshares dhe ta kemi kthyer Llazareviçin në “Gjeneral të ushtrisë së vdekur”. E ju do të keni fatin edhe më të keq, do të jesh Gjeneral i vdekur pas çmendurisë. Zatën kështu përfundoni të gjithë ju, kur dështoni në ambiciet tuaja të çmendura. Në një situatë të tillë dëliri e çmendurie pati përfunduar edhe Gjenerali yt akademik Vladimir Lllazareviç, që kishte planifikuar edhe një sulm invadimi në Shqipëri, duke planifikuar që për disa orë të merrte edhe Durrësin. Por, në Koshare ia mësuam këngën “Mos e shih Tiranën andërr” Kujdes Gjeneral! Ne jemi gjallë dhe do të mundim prapë.

Ushtarakisht, pa respekt,

Hisen BERISHA (Gjeneral i pen.pk)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat