Akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë si mollët e kalbëta mbi rremba të cilat i çukasin sorrat dhe zogjtë e malit..!?

Opinione

Akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë si mollët e kalbëta mbi rremba të cilat i çukasin sorrat dhe zogjtë e malit..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 19 qershor 2021 Në ora: 13:04
Rexhep Elezaj

Akuzat e partive opozitare, në veçanti nga disa oponentë të tyre gojështhurur, si Enver Hoxhaj, Bekim Kamishi, alias Haxhiaj, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, të PDK-së, Ramush Haradinaj, Bekë Berisha etj., nga AAK-ja, Arben Gashi dhe disa “Isë-putinë” nga LDK-ja, të bëra ndaj kryeministrit Albin Kurti, të tipit, se ai para se ta merrte postin e kryeministrit paskësh deklaruar; se “nuk do e vazhdojë dialogun me Serbinë pa kërkuar ajo falje për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, as pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, e as nuk do të ulëm në tavolinë me A. Vuçiqin, derisa regjimi i Beogradit ta ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, etj.”, që gjithnjë sipas tyre kryeministri Kurti i paska shkelë premtimet e veta qëkur e mori këtë detyrë, etj., për mua personalisht këto akuza më ngjajnë me ato mollët e kalbura në rremba të pemës, të cilat i çukasin dhe i hanë sorrat e zeza, meqë shpezëve ua ka kënda ushqimin e butë, por të shkretat sorra nuk e dinë se po hanë ushqim të kalbur..!?

Kritikat, sharjet dhe fyerjet e tyre ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës (sot është Albini, dje ishin Isa, Hashimi), përveç se janë banale dhe qesharake, ato në fakt më shumë flasin për vetë ata të cilët ia drejtojnë këto akuza kryeministrit, sidomos kur i kemi të freskëta në mba-mendjen tonë kolektive të zezat dhe dëmet që ia kanë sjellë Kosovës dy ish kryeministrat, H. Thaçi (PDK) dhe Isa Mustafa (LDK), duke filluar me 1.), Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën dy të lartcekurit e kanë nënshkruar me dorën e vetë në Bruksel me 2013 , përkatësisht me 2015, e ratifikuar pastaj nga 80 deputet të Kuvendit të Kosovës, pastaj, 2.), me aprovimin e Ligjit për themelimin e Gjykatës speciale për Kosovën për hulumtimin gjoja të krimeve të luftës të bëra nga UÇK-ja, ligj i aprovuar po ashtu nga Kuvendi në vitin 2015, pastaj 3.), me Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror, me të cilën MZ do ia falin, ose do ia shesin, mbi 8300 hektarë toka të trevës së Rugovës, si dhe 4.), me bisedimet për ndërrim të territoreve me Serbinë, duke e ri-sjellë pas 20 viteve mbi tavolinën e bisedimeve çështjen e pavarësisë së Kosovës, e cila ishte mbyllur me 10 qershor 1999 me marrëveshjen e Kumanovës, që po mos të ishte Gjermania mike, sot veriu i Kosovës do ishte i Serbisë..!?

Ndaj nuk thuhet kot, se populli nuk hanë barë, prandaj Albin Kurtit me 14 shkurt 2021 ia dha votat gati me plebishit popullor mbi 50%-ind. Dhe, të dalësh sot e ta kritikosh dhe fyesh kryeministrin Kurti va e pa va, njeriun më të votuar në historinë më të re të Kosovës për disa deklarata të cilat më shumë kanë qenë me karakter politik kundrejt Serbisë fashiste, se sa të kenë qenë për fushatë zgjedhore (!), rezulton qartë se opozita e sotme, në veçanti disa dështak politik të saj, ose nuk e kanë kuptuar se çfarë është të bërit garë politike parazgjedhore, dhe çfarë është të qenit në postet më të larta të shtetit. Pra, dallimin midis këtyre dy pozicioneve politike të cilin dikur kishin ushtruar Hashimi, Isa dhe Ramushi, del po ashtu e qartë puna, se as militantët e tyre nuk kanë kuptuar asgjë nga të bërit politikë të brendshme për vota zgjedhore, nga të bërit politikë shtetërore, dy premisa këto që dallojnë thelbësisht nga njëra tjetra.

Tamam puna që kryeministri Kurti ta refuzonte vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke e marrë fajësinë e ndërprerjes së tij mbi vete dhe shtetin e Kosovës, sidomos (pa)përgjegjësinë politike karshi faktorëve ndërkombëtarë, gjegjësisht para miqve tanë amerikanë, anglezë, gjermanë, francezë, etj., e që do kishte qenë skandal politik-diplomatik i llojit të vet me pasoja të rënda për Kosovën, ende pa u përfunduar mirë procesi i shtet-ndërtimit të saj.

Natyrisht, se kryeministri Albin Kurti, nuk është aq naiv dhe i padijshëm deri në atë masë, sa t’i bënë dëme kaq të mëdha vendit dhe shtetit tonë, zot shtëpie i të cilit është bërë me vullnetin dhe votat e popullit tonë martir..!!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat