Çfarë u bë me pronën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shpërngulur me dhunë në Turqi(?!).

Opinione

Çfarë u bë me pronën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shpërngulur me dhunë në Turqi(?!).

Skënder Karaqica Nga Skënder Karaqica Më 24 qershor 2021 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Në vitet 1953-1959,regjimi ish-Jugosllav  dhe regjimet (serbo-maqedonase)i shpërngulen 150 mijë shqiptarë për në Turqi.Kjo kohë e rëndë për shqiptarët,koha e renegatit Aleksandër Rankoviq,njeriu i parë në krah të Titos,kishte krijuar gjendjen aq të rëndë përmes aparatit shtetërorë të UDB-së ose të lëshonin Kosovën dhe pjesën etnike shqiptare në Maqedoni,ose do të prisnin orët e skenarëve  vrastarë deri në shkallë të gjenocidit(!).

Në Kosovë pas rënies së renegatit Aleksandër Rankoviq(Plenumi i IV të Brioneve,1966)jeta shqiptare nisi të marrë vetën dhe,si thuhet në analet e historisë,nisi të lëshoj rreze dielli i ditëve për të ardhmen kombëtare.Fryma e lirë dhe rruga e zhvillimit të Kosovës:hapja e Universitetit të Prishtinës e deri në Akademinë e Shkencave,ishte rruga për ardhmërinë kombëtare dhe,nëpër vite këtu nisi projekti për brezat e rinj se si duhet të bëhet atdheu...!

Mirëpo,në pjesën atnike shqiptare në Maqedoni gjendja ishte tejet e rëndë dhe pa shpresë për ardhmen kombëtare.Shqiptarët e shpërngulur në Turqi i lanë pasuritë  e patundshme tokat,shtëpitë dhe pasuritë  tjera familjare.Qyshse nga vitet 1950-1960  për pasurinë e shqiptarëve në qytetet Shkup,Gostivar,Tetovë dhe Manastir,sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë u bë me pasurinë e shqiptarëve të shpërngulur në Truqi..?!

Do të ishte me interes  kombëtar dhe të ligjeve aktuale të këtij shteti dhe në bashkëpunim me institucionet e të drejtave dhe të lirive njerëzore(Konventa e BE-së)dhe Brukseli zyrtar që të hedhin dritë për pasuritë e shqiptarëve të shpërngulur në kohën e skenarëve të gjenocidit (serbo-maqedonas)në Turqi(!).

Të drejtat dhe liritë njerëzore,asnjëherë nuk mund të vjetrohen dhe të fshihen  në nëntokën e regjimeve serbo-maqedonase në Beograd dhe Shkup(sic!).

Çikago,22 qershor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat