Një dyzinë arsyesh, pse Hafiz Gagica, duhet të emërohet ambasador i Kosovës në Berlin

Opinione

Një dyzinë arsyesh, pse Hafiz Gagica, duhet të emërohet ambasador i Kosovës në Berlin

Nga: Emrush Çeku Më: 1 korrik 2021 Në ora: 06:22
Hafiz Gagica dhe Dr. Ibrahim Rugova

1-Hafiz Gagica është intelektual i viteve 1980, i ndjekur nga regjimi serb, shok dhe mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, pjesëmarrës dhe organizues i shumë demonstratave për 19 vite rrjesht (1980- 1999), bashkë me shumë shokë pa e parë vendlindjen.

2- Është njëri ndër themeluesit kryesor të LDK-së, në Perëndim, themelues i Fondit Humanitar (të Achen-it) për Kosovën në vitin 1990, i pari Fond i hapur dhe trasparent në Perëndim. Është themelues i Fondit për Kosovën, në maj 1992, që njihet si Fondi i 3 %, në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

3-Në dhjetor 1990 , hafiz Gagica, ka hapur Zyrën e parë ndërlidhëse në Shtutgart, zyrë e cila ka luajtur rolin kryesor për koordinimin e mërgatës shqiptare ndërmjet Prishtinës dhe Perëndimit .

4-Si kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë që nga viti 1991, ka luajtur një rol të veçantë në afirmimin e çështjes së Kosovës si dhe vlerave nacionale të shqiptarëve për arritjen e pavarësisë së Kosovës .Gjatë asaj periudhe është shquar si koordinator serioz brenda vet LDK-së, në relacion Atdhe – Mërgatë , ku bashkë me veprimtarë dhe patriotë të shquar arriti që LDK-ja të ketë rreth 380 aktiva dhe 15 Nëndegë vetëm në Gjermani.

5-Zyra e Kosovës në Shtutgart, e udhëhequr nga Hafiz Gagica arriti të jetë njëra ndër shtyllat më të forta të shtetit paralel të Kosovës në periudhën më të veshtirë të okupimit klasik të Kosovës (1990-1999), si dhe në vënien e kontakteve dhe marrëdhënieve politike Kosovë-Gjermani, kur me dhjetëra delegacione të niveleve të ndryshme e kanë vizituar Kosovën.

6-Hafiz Gagica vuri kontakte serioze me të gjitha nivelet e shtetit gjerman duke filluar nga komuna e Shtutgardit e deri në nivelin e Bundestagut gjerman, Ministrisë së Jashtme dhe Kancelaramtit .

Ka organizuar disa takime në nivelin ma të lartë shtetëror gjerman për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

7- Në vitin 1993-97 kur po bëhej fushata më e ashpër kundër presidenit Rugova e cila kishte marrë përmasa të një marrëzie politike e që financohej nga Bukoshi dhe të tjerë. Hafiz Gagica aso kohe ishte funksionari vetëm i LDK-së që ndërmori një varg veprimesh në përkrahje të liderit historik të LDK-së dhe shqiptarëve të Kosovës, gjë që falë angazhimit të tij maksimal arriti që në disa kryeqendra të Evropës përendimore të organizojë dhjetëra protesta dhe demostrata me fotografi të Dr. Ibrahim Rugovës, në kërkim të pavarësisë së Kosovës, në të cilat merrnin pjesë me nga 20 deri në 100,000 veta .

8-Zotëri, Hafiz Gagica, ishte edhe njëri ndër themeluesit kryesor të Grupeve Guerile në Kosovë, që më vonë do të udhëhiqen nga heroi Salih Çekaj, njeriu më i afërt i z. Gagicës, i cili që nga viti 1991 ishte aktivizuar në Zyrën e Kosovës në Shtutgart, dhe këta të dy deri në vrasjen në front të Salihut do të jenë miq të ngushtë si dhe bashkëveprimtarë të denjë në rrugën e pavarësisë së Kosovës, Hafiz Gagica politikisht ndërsa Salihu edhe me pushkë në krah luftuan për idealet kombëtare.

9- Hafiz Gagica në qarqet e ngushta politike por edhe në opinionin e gjerë njihet si njeriu më besnik i politikës së Dr Rugovës dhe këtë përkushtim e ka dëshmuar në rrethanat më të vështira që po kalonte Kosova dhe presidenti Rugova personalisht.

10- Viti 1999, kur filloi bombardimi i pozicioneve serbe nga NATO-ja, kur president Rugova u mor me dhunë në arrest shtëpiak nga policia serbe, Hafiz Gagica me ndihmën e zonjës Donika Gërvalla, ishte i pari dhe i vetmi që doli në përkrahje të tij dhe e bëri publike se Rugova është i marrë peng nga kriminelet serbë dhe lidhur me këtë dërgoi një varg peticionesh si dhe organizoi një sërë takimesh pranë institucioneve ndërkombtare për lirimin e Rugovës .

Në ato kohë shumë të vështira për Kosovën dhe shqiptarët, opinionit i janë të njohura kalkulimet e disa anëtarëve të Kryesisë qendrore të LDK-së, që kishin shkuar (prill 1999) në Tiranë, për ta organizuar eliminimin e Dr. Rugovës nga skena politike shqiptare, kurse Hafiz Gagica ishte i vetmi, që doli kundër këtij projekti dhe ashtu dështoi plani për “vrasjen”e tij për së gjalli.

11-Kthimi i Dr. Ibrahim Rugovës në Kosovë, ishte i shoqëruar pikërisht nga Hafiz Gagica, i cili përjetësisht do t’i qëndrojë besnik miqësisë, bashkëpunimit dhe idealeve politike dhe kombëtare të Dr. Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat