Cilët janë ata që po i'u besojnë më shumë përrallave se sa të vërtetave?

Opinione

Cilët janë ata që po i'u besojnë më shumë përrallave se sa të vërtetave?

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:30
Kryeministri Albin Kurti

Ata të cilët po e kritikojnë Qeverinë Kurti pa e pasur as edhe një fakt të vetëm, këtë nuk e bëjnë për të shpresuar se mund t'i kthehen ndonjëherë përsëri pushtetit, por e bëjnë nga demoralizimi se kurrë më nuk do të kenë as shancë teorike për t'i shijuar privilegjet e pushtetit, të cilave aq gjatë ua kanë parë hajrin, nga hiqi kanë krijuar pasuri maramendëse, për të cilat edhe po të pyeten për burimet nga të cilat i kanë krijuar gjithë ato pasuri.

Duke filluar nga shtëpitë moderne shumë katëshe, villa luksoze brenda dhe jashtë vendit, pasuri të palujtshme me vlera milionshe dhe para kesh dhe në bankat jashtë vendit, në shuma të pa imagjinushme, nuk e kanë idenë ta thonë qoftë edhe një fjalë të vetme nga gjitha këto pasuri, përveç faktit se asnjëri nga ta nuk ka trashëguar ndonjë pasuri nga paraardhësit e tyre për t'u pasuruar me aq shpejtësi, në një vend ku shkalla e papunësisë është më e larta në rajon dhe niveli i jetësës së qytetarëve më i ultë se në të gjitha vendet për rreth.

Çka mund të thuhet për një Qeveri, se a mund t'i bëjë ndryshimet e duhura të cilat i duhen vendit me aq shpejtësi në rrethana të tilla, në të cilat kontraditat janë të thella në mes atyre që mundohen ta zhvillojnë vendin dhe përmirësojnë nivelin e jetësës së qytetarëve, me ata të cilët nuk lënë gur pa rrokullisë, aleancë pa ndërtuar për t'iu këthyer pushtetit përseri për interesa të tyre personale.

Të miqve dhe të gjithë atyre që mendojnë vetëm se si të pasurohen vetë në kurrizin e varfërisë së qytetarëve, pa e pasur as edhe një ndejësi të vetme për shtresat të cilat ballafaqohen me kushte të rënda socio-ekonomike dhe pasoja të varfërisë ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat