Një gjë duhet ta kenë të qartë serbët se, armiku më i madh i tyre është e vërteta

Opinione

Një gjë duhet ta kenë të qartë serbët se, armiku më i madh i tyre është e vërteta

Nga: Hafiz Shala Më: 15 gusht 2021 Në ora: 22:22
Autori Hafiz Shala

Shkrimtari dhe politikani austriak, (Leo Freindlich, (1878-1948), pos tjerash e thotë: “Një gjë u është e qartë serbëve, armiku më i madh i tyre është e vërteta”.

Për t’i ikur kësaj ata krijuan bashkpunëtorë e vasalë të denjë, duke u nisur nga filozofia praktike se, kalaja kurrë nuk mirret nga jashtë por nga brenda. Kjo po na bëhet përditshmëri, të cilën nuk po e kuptojmë, hezitojmë ta kuptojmë apo, po e pranojmë të bëhemi vasal me deshirë në interes të armikut, Serbisë.

Fatkeqësisht, ky bashkëpunim,ka marrë përmasa shqetësuese ku përfshihen vullnetarisht udhëheqës të lartë shtetërorë me emra e mbiemra shqiptarë, nën interesim të pushtet-marrjes me çdo kusht, kapitalit apo, për t’u dukur paqedashës para të huajve, ani pse në dëm të shtetit e kombit. Për ta harruar të kalurën, që është kontributi më qenësor për t’ia fshehë të vërtetat e Serbisë si armë e jona më shkatërruese ndaj saj, e cila, pa masë ua ka dronë.

Pse Serbia është në panik rreth sjelljeve të Kryeministrit të Relublikës së Kosovës z. Albin Kurti, i cili, në prani të Evropës publikisht reagoi lidhur me qendrimet në poste të larta të individëve në shtetet ballkanike, me të kaluara të tyre kriminale. Kjo, i dogji Vuçiqit.

Kjo e irritoi pa masë Vuçiqin të cilin e detyroi të vjellë ate që e ka “ fshehur” derisa bashkëpunonte me vasalët e tij shqiptarë, siç ishin Thaçi dhe Rama.

Ky i fundit, tani është në siklet të madh sepse, idetë e shkembimit apo ndarjes së Kosovës, i ranë në ujë.

Gjithashtu, dështoi Minishengeni e në rrugë e sipër të deshtimit është edhe, i ashtuquajturi, “ Ballkani i hapur” që, faktikisht është një minijugosllavi nën dirigjimin e Serbisë.

Albini, në takimin e fundit ua“dhuroi” Vuçiqit dhe nikoqirëve të angazhuar për bisedime Kosovë- Serbi tri botime me fotografi e fakte për gjenocidin serb në Kosovë, duke ua hedhë për fytyre të vërtetat për të cilat, ata “ nuk kanë dijeni”.

Unë shumë besoj që këtë mesazh, e ka marrë edhe Amerika sepse, ishte veprim publik e zyrtar para organeve kompetente evropiane të thirrura për ta përmbyllur këtë kapitull, sa tragjik për shqiptarët, aq të turpshëm për Bashkësinë Ndërkombëtare, në rënd të parë për Evropën por edhe disa vende tjera.

A thua, Evropa, nuk është në dijeni për këtë?!

A thua, Amerika me gjithë atë alamet të shërbimeve sekrete (si CIA), nuk ka njohuri?!

Jo, në të vërtetë, duan ta zgjedhin rrugën më të lehtë, me më pak kosto parash dhe angazhimesh, pasi kanë probleme “shumë më të rëndesishme” se sa ai i Kosovës.

Në të vërtetë, është e kundërta. Nëse mund të ndodhë ndonjë Luftë e Tretë Botërore, do të ndodhë mu për shkak të Kosovës.

Argumentet janë të shumta historikisht të vërtetuara, dhe, përseri, po nga i njejti agresor, Serbia, e cila, ishte shkaktare e dy luftërave: Të parës dhe të dytës botërore dhe të katër luftërave të fundit në ish Jugosllavi.Fatkeqësisht, ajo ende përkëdhelet sepse prapa saj qëndrojnë Rusia dhe Kina, me të drejtë të vetos në KS të OKB-së.

Doktrina më e re e vjetër nacionale dhe gjeostrategjike serbe e paraparë me Memorandumin ll të SANU(1986) prej 10 pikave, autor i të cilit është, Akademiku dhe kryeshovenisti i quajtur nga serbet “ Babai i kombit”, Dobrica Qosiq, i cili përmes këtyre 10 pikave, këshillon politikanët serbë se si duhet të veprohet, për të kthyer ate që është humbur në luftërat: Në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Për lexuesit dhe opinionin e gjërë mbarshqiptar, po ua rikujtoj rekomandimet e këtij Memorandumi:

1. Është imperativ moral, historik e politik, mbrojtja e interesave të popullit serb.

2. Pas të gjitha këtyre luftërave në Ballkan, serbia duhet të jet e barabartë me shtetet fqinje, duke e relativizuar përgjegjësinë për krime.

3. Procesi i aktakuzave ndaj shtetasve të Kroacisë, BeH, dhe Kosovës, si pjesëmarrës të luftës, të zhvillohen nëpër gjykatat serbe.

4. Këto shtete të heqin dorë nga aktakuzat e paralajmëruara pran Gjykatës Ndërkombëtare për gjenocid.

5. Të insistohet mbyllja e Tribunalit të Hagës, dhe gjykimi ndaj gjeneral Ratko Mlladiqit, dhe të zhvillohet në gjykatat serbe.

6. Të punohet në destabilizimin e qeverive të këtyre shteteve me moton: “Qeveri e dobët, shtet i dobët”, duke provokuar, nxitur pakënaqësi dhe çrregullime të brendshme.

7. Serbia të bashkpunojë me Kinën.

8. Të insistohet në konstituimin e serbëvë në, Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë, duke bërë tranzicion të bashkësive serbe në shtetet regjionale, pastaj në bashkësi unitare gjithë serbe.

9. Të pengohet ndarja e Vojvodinës dhe të dobësohet bashkësia islame në Sanxhak, dhe,

10. Të punohet në ndarjen e Republikës Serpska nga BeH.

“Babai i kombit serb” pos tjerash ka deklaruar: “Rrena për popullin serb, është mburrje kombëtare”. Dhe, vërtetë, me gënjeshtra kan ndikuar të disa shtete e kombe që ta mjegullojnë të vërtetën për serbët si komb e shtet, duke u lavdëruar, qoftë edhe për humbje duke i “shndërruar ato në fitore”, duke tentuar t’i fshehin krimet, duke sajuar dezinformata të pregatitura në kuzhinat e tyre të specializuara.

Se politika serbe udhëhiqet nga doktrinat e “Naqertanjës” së autorëve të mirënjohur për shqiptarët, flasin edhe pikat në përmbajtje të cilat janë aktuale gjatë procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Gjërat, qysh në start të këtyre bisedimeve, kanë pasur rrjedha të gabuara, nën presionin serb, të pranuar nga faktori shqiptar si veti e servilizmit, mos-konsekuencës, paditurisë e deri te akti i tradhtisë së interesave shtetërore e kombëtare.

Procesi i dialogut në Bruksel në fillim, ishte i kushtëzuar me liberalizimin e vizave, me përfundimin e demarkacionit me Malin e Zi ku i humbëm 8200 hektarë, duke mos i harruar edhe 2500 hektar ne demarkimin me Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këtë, ka folur edhe z. Cooper, i cili e zbulon sekretin e “Marrëveshjës Thaçi-Vuçiq, që në të vërtetë nuk ishte për këmbim teritoresh por, për coptimin e Kosovës pa kurrëfar kushtesh, si deklaronte Hashim Thaçi.

Ndërsa, në takimin e Nishit më 2016 mes Vuqiqit e Rames, Thaqi e nënshkroi marrëveshjen për dhënien e Veriut pa ndërrim teritoresh.

Tani, Edvin Kristaq Rama, si koautor dhe pjesëmarrës në këto veprime, po tenton që me makinacione të nduarndurta, të dalë me lloj-lloj idesh të cilat shkojnë në dëm të të dy shteteve, ani pse, formalisht, si Evropa edhe Amerika, sugjerojnë marrëdhenie të mira tregtare në kuadër të shteteve ballkanike, siç janë, lëvizja e lirë e njerzëve dhe mallrave.

Po, ato egzistojnë edhe sot, por, në këto marrëveshje, Kosova është anashkaluar, është injoruar, me insistimin e Serbisë duke e trajtuar si pjesë të sajë,

Kjo, për Kosovën është e papranueshme nga kushdo qoftë.

Zoti Rama, para se të hyjë në këto aranzhmane të rrezikshme, qoftë në aspektin ekonomik e posaqërisht në ate politik, është dashur që të konsultohet paraprakisht me udhëheqjen e re të Reoublikës së Kosovës, nëse nuk e ka marrë punë të kryer në bazë të marrëveshjës së Nishit më 2016.

Lojërat e rrezikshme të Ramës, sjelljet dhe veprimet e tij duke i provokuar kosovarët, që i bije, i ka harruar vuajtjet e tyre, duke tentuar që e vërteta rreth krimeve e gjenocidit në Kosovë nga ana e Serbisë të harrohen pra, siç thuhet në titullin e këtij shkrimi, se e vërteta, është armiku më i mdh i serbëve, ndërsa ky, bashkë më Thaçin, nuk mund t’i largohën etiketimit, i cili në këtë rast mund të jetë më i buti, tradhtarëve të të dy shteteve e të një kombi.

Ndasitë, fatëkeqësisht janë të nxitura nga udhëheqësit por për fat të mirë, jo edhe nga populli prandaj, sado larg që të shkojë Edvin Kristaq Rama, Shqipëria, do të jetë nëna e Dardanisë.

Edvin Kristaq Rama, nuk është dhe nuk mund të jetë barometër real e i vërtetë i marrëdhënieve në mes të dy shteteve e dy popujve të një gjuhe, një historie e një kombi.

Prandaj, Shqipërinë e kemi nënë, pa marrë parasysh tradhtinë dhe tradhtarët.

Tradhëtaret, qofshin të mallkuar përjetësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat