Të hetohen njerëzit në pushtet, që dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre

Opinione

Të hetohen njerëzit në pushtet, që dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 shtator 2021 Në ora: 00:01
Adem Bytyçi

Përderisa kryehajnat nuk guxohen të procedohen nga prokuriritë dhe Gjykatat në Kosovë, asnjëherë nuk ka për t’u luftuar hajnia.

Aq shumë është folur për hajni pas çlirimit, saqë Kosova po të kishte qenë Amerikë do ta kishte patur të pamundur të mos varfërohej.

Për më tepër njerëzit e pushtetshëm pas çlirimit i kanë vjedhur pasuritë kombëtare për t’u pasuruar vetë e varfëruar qytetarët.

Ata kanë emër e mbiemër, dihet saktësisht se në cilat pozita dhe poste të rëndësishme shtetërore, shoqërore dhe politike kanë qenë.

Gjithashtu dihet saktësisht se cilat kanë qenë pasuritë e tyre para se të ishin në krye të institucionëve shtetërore dhe në pozita të larta politike dhe cilat pasuri i kanë krijuar pasi të jenë zgjedhur në poste të larta politike.

Diferenca në mesin e këtyre pasurive është e pa llogaritshme dhe vlerësohet në miliarda dhe mënyra se si janë krijuar këto pasuri është tepër e dyshimt, megjithatë asnjëherë pas përfundimit të luftês institucionët e drejtësisë - prokurorit dhe Gjykatat nuk kanë guxuar për t'i vënë nën llupen e hulumtimit dhe procesimit poseduesit e pasurive të dyshimta në radhën e politikanëve të rangut të lartë.

Pa ndalur as edhe për një çast ka filluar të flitet me të madhe për korrupsion dhe krim ekonomik.

Në të shumtën e rasteve edhe partitë politike janë përplasur mes veti duke e akuzuar njëra-tjetrën për hajni dhe krim ekonomik të organizuar por reagimi i institucionëve të drejtësisë qoftë edhe sipas detyrës zyrtare (ex- oficio), nuk ka ekzistuar fare, kështu që , në vend që të luftohej hajnia dhe të merrnin dënimin e merituar hajnat , hajnia veq sa është trashur më shumë dhe vjedhja e të mirave të përbashkëta ka arritur përmasa shqetësuese.

Edhe këto ditë kur Ministri i financave të Republikës, Murati zbulojë një hajni disa milionëshe të disa qeveritarëve të mëparshëm, ata të cilët dyshoheshin për një hajni të tillë , në vend që të heshtëshin dhe të angazhoheshin për të gjetur avokat mbrojtës, e quajtën hajn të vogël minstrin aktual të financave z.Murati.

Hajnia në asnjë vend të botës nuk mund të luftohet , e as në vendin tonë në Kosovë duke e akuzuar politikanët njëri-tjetrin për hajni.

Janë institucionët e drejtësisë, prokuroritë dhe Gjykatatë ato që e luftojnë hajnin dhe i ndëshkojnë hajnatë pavarësisht funksionët dhe postët që i kanë patur dhe i kanë aktualisht , kështu veprohet në të gjitha shtetët në të cilat as kush nuk është mbi ligjin qoftë ay Kryeministër, President apo kushdo tjetër , në të njejtën mënyrë duhet të veprohet edhe në shtetin tonë në Kosovë nëse duam ta çrranjosim hajnin dhe t'i ndëshkojmë hajnat të cilët pronën publike e kanë shndërruar në mënyrë arbitrare në pronë të tyre private individuale duke i varfëruar qytetarët dhe duke u pasuruar vetë në kurrizin e qytetarëve.

Edhe për milionat e vjedhura për të cilat është prononcuar Ministri i finacave i Republikës , duhet të reagojë me shpejtësi Prokuroria publike për ta zbardhur të vërtetën e jo t'iu lihet hapësirë të shkëmbëjnë akuza të ndërsjellta në mes atyre që dyshohen për hajni të milionave dhe atyre që i akuzojnë këta për këto hajni.

Se në Kosovë ka patur hajni, korrupsion dhe krim ekonomik të orgonizuar pas lufte kjo as që mund të vehet në dyshim ,por detyra e instucionëve të drejtësisë mbetët t'i vlerësojë në shuma monetare hajnitë e vjedhura dhe hajnat e këtyre hajnive të dërgohen atje ku e kanë vendin dhe e meritijnë prapa grillave.

Përveç ndëshkimit të hajnave dhe shpronësimit të pasurive të tyre të vjedhura ,nuk ka tjetër mënyrë për t'iu dhënë fund hajnive në vendin tonë , duke ringjallë shpresën e qytetarëve tanë se pasurinë e tyre janë të pa prekshme dhe as kush nuk guxon për t'iau vjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat