Kosova me të drejtën dhe të vërtetën e saj, përbën shembullin më të mirë të këtij konstatimi, kur tashmë 22 vite nga çlirimi dhe pavarwsimi i saj, është vënë nën presionet kërcënuese hegjemoniste nga Serbia agresore gjenocidale e kriminale.
Të rikujtojmë se Serbia kriminale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarë e masakruar me metodat më barbare më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshwm, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunoi në mënyrë më makabëre 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare, rëmbeu 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i te cilëvve ende nuk është zbardhur dhe e bëri shkrumb e hi Ksovën, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.
Studjuesit, analistët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtar, njohësit e çështjeve gjeostrategjike botërore, si edhe organizatat për të drejtat dhe liritë e njeriut, shprehin shqetësimin e tyre se, tashmë 22 vite, SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja, janë bërë pre e gënjeshtrave dhe demagogjive të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila me sjelljet e saj mosporfillëse ndaj SHBA-ve, OKB-së dhe BE-së, ka për qëllim ta devalvojë, turpërojë dhe poshtërojë renomenë e tyre si bastionë të ruajtjes së sigurisë e paqes në botë.
Serbia agresore gjenocidale e kriminale, as nuk është mbushur mend, as nuk është reformuar e demokratizuar dhe as që ka ndërmend të reformohet e demokratizohet, por përkundrazi është duke i sfiduar, edhe SHBA-të, edhe OKB-në edhe BE- në, si bastionë të ruajtjes së sigurisë dhe paqes në Ballkan.
Serbia agresore gjenocidale e kriminale, e cila në fund shekullin e 20-të kreu tre agresione gjenocidale, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë e masakruar dhjetëra mijëra banorë autoktonë e të pafajshëm të këtyre vendeve, duke dhunuar dhjetëra mijëra femra të pafajshem të këtyre vendeve dhe duke detyruar miliona banorë të këtyre vendeve që të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.
Ajo që është më shqetësuese dhe më alarmante janë tolerimet që po i bëhen Serbisë kriminale në forcimin e lidhjeve të saj me Rusinë dhe Kinën, dhe ndihmat financiare e ushtarake që Serbia po i merr nga Rusia dhe Kina, me të vetmin qëllim depërtimin e influencës së Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.
Serbia kriminle për fat të keq edhe sot udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish kriminelit Slobodan Millosheviq, siç janë Aleksandër Vuçiqi- presidenti i Serbisë, Ivica Daçiqi-kryeparlamentari i Serbisë, Aleksandër Vulini-ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, si edhe Vojisllav Shesheli, nacionalisti i përbetuar serb, të cilët as për një qime floku nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre agresiv dhe luftënxitës ndaj Kosovës dhe shteteve paqëdashëse të Ballkanit.
Këtë e dëshmon edhe fakti se Serbia kriminale nuk është nën presionin duhur nga SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja ta që themelojë Gjykatën Speciale të Hagës, për t’i vënë para drejtësisë kriminelër e Serbisë që kryen krime makabëre në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, por kanë lejuar që këta kriminelë serbë në vend që të gjenden prapa grilave në Hagë, ata për krimet e kryera po marin dekorata nga Serbia kriminale, gjë që është në kundërshtim të thellë me kodin etik njerëzor dhe të konventave të miratuara nga OKB.
Habit fakti si mund të lejojnë SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja që deri më sot nuk janë arrestuar kriminelët Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi, Aleksandër Vulini dhe shumë tjerë të ngjashëm si këta, të cilët si bashkëpunëtorë të ish krimininelit Sllobodan Millosheviq, i dijnë të gjitha skenaret dhe planet gjenocidale të Serbisë kriminale gjatë agresioneve të kryera në fundshekullin e 20-të në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Mosangazhimi i duhur i SHBA-ve, i OKB-së dhe i BE-së në këtë drejtim, del në pah, sidomos me mospërfilljen ndaj tyre, që po e manifeston Serbia kriminale, duke ndërtuar pa u penguar bazën ushtarake afër Nishit në Serbi, dhe aeroportin e madh ndarkombëtar në Trebinje të Republika Serpska me pista të përshtatura për avionet e mëdhënj transportues ushtarakë të Rusisë.
Serbia kriminale me këtë arrogancë mospërfillëse, ka për qëllim t’i devalvojë, turpërojë dhe poshterojjë SHBA-të, OKB-në dhe BE-në, që dëshmohet edhe nëpërmjet deklaratave të Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Aleksandër Vulinit dhe dhe Vojisllav Sheshelit, të cilët kohëve të fundit e kanë intensifikuar doktrinën për bashkimin e tërë serbëve të Ballkanit në një shtet, që don të thotë, shtrirjen e Serbisë kriminale sipas doktrinës së ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, që kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm.
E tërë kjo fushatë nacionaliste dhe hegjemoniste e Serbisë është paralajmërin i krijimit të një Serbie të Madhe, që do të thotë destabilizim i Ballkanit paqedashës.
Serbia kriminale, përkundër mijëra e mijëra fakteve e dëshmive të inçizuara në kaseta, CD, shirita filmikë dhe fotografi, që dëshmojnë qartë vrasjet, masakrat dhe dhunimet shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë, me injorimin dhe mospranimin e këtyre krimeve në Kosovë, dëshmon rezikshmërinë e lartë nga Serbia kriminale për destabilizim të Ballkanit dhe të paqes në Ballkan, që është në kundërshtim me parimet e SHBA-ve, të OKB-së dhe të BE-së.
Në 1 vjetorin e Marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, që u nënshkruajt nga Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës dhe Alksandër Vuçiq presidenti i Serbisë, në praninë e Donald Trump-it , ish presidentit të SHBA-ve, u dëshmua mospërfillja e Serbisë kriminale ndaj SHBA-ve dhe kësaj marrëveshje, me mos dislokimin e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe me lobimin tinzar të Serbisë kriminale për ç’njohjen e Kosovës, edhe pse në këtë marrëveshje ishte caktuar moratorium lidhur me aktivitetet qoftë për njohjen ose ç’njohjen e Kosovës.
Kjo u dëshmua me deklaratat e krerëve të Serbisë në muajin gusht 2021, se pas 4 shtatorit 2021 Kosovën do ta ç’njohin shumë shtete.
SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja, lypset të jënë më vigjilente dhe më energjike në disiplinimin e Serbisë kriminale me masa të rrepta sanksionuese, qoftë kundër ndërtimit të kolonive serbe në Veri të Kosovës me financim nga Kina, ku në shtëpi të reja e të mobiluara vendoseen serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë, qoftë kundër nërtimit të bazës ushtarake afër Nishit, që po armatoset mearmatim modern nga Rusia, qoftë kundër ndërtimit nga Serbia të aeroportit ndërkombëtar në Trebinje të Republika Serpska, i planifikuar për aterimin e avionëve të mëdhënj ushtarakë transportues nga Rusia.