Kosova asnjëherë nuk guxon ta rrezikojë partneritetet me fuqitë e mëdha

Opinione

Kosova asnjëherë nuk guxon ta rrezikojë partneritetet me fuqitë e mëdha

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 shtator 2021 Në ora: 09:42
Ragip Guraziu

“Neve s'ka pse të na duhet njohja nga një shtet kriminal si Serbia, që ka ushtruar gjenocid ndaj nesh. Pse Serbia s'ka kërkuar falje ndaj nesh për krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptareve të Kosovës, fajtore jemi edhe vet. Nuk është dashur kurrë të futemi në bisedime pa na kërkuar falje Serbia, dhe pa na i paguar demet e luftës. Presidenti Vuçiq e tha hapur se nuk mund ta njohim Kosovën shtet pa na dhënë diçka si shkëmbim për njohje. Ku është BE-ja, ku është SHBA-ja, që po bëjnë presion të madh ndaj nesh për heqjen e taksës, kurse ndaj Serbisë që hapur e shpreh tendencën për grabitje të territorit ndaj nesh për hir të njohjes, dhe nuk e qortojnë fare? Atëherë duhet t'i themi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare se nuk e duam njohjen nga një shtet kriminal si ju”, ka thënë publicisti, Faik Krasniqi, kolegu im.

Ku ishit ju ndërkombëtarë, që e toleruat Serbinë, me ne po se po, por edhe me ju që nga vitet 1990, e deri me sot, që po i kërkoni dosjet e UÇK-së, 2021?!

Kështu Sllobodan Millosheviqi, që më së shumti i ka kontribuar shkatërrimit të Jugosllavisë dhe zhvillimit të disa luftërave në këto hapësira, i kontestonte kategorikisht ndarjet brenda Jugosllavisë. Ai qysh më 1990-1991deklaronte se “nuk ekzistojnë rrethanat as kushtet nën të cilat Serbia do të pranonte çfarëdo formule të ndarjes së popullit serb në më shumë shtete sovrane në kundërshtim me vullnetin e tij … sepse kufijtë administrativë nuk janë suaza në të cilat jetojnë popujt e veçantë, ato nuk mund të shpallen thjesht si kufij shtetërorë”, duke aluduar qartë se republikat që shkëputen nuk mund të mbajnë të gjitha “viset që janë gjendur në kufijtë administrativë të republikave ekzistuese.”

Dobrica Qosiq, në shënimet e tij, më 30 janar 1999, fliste për “debolshevizimin e Kosovës” që ka dy përmbajtje qenësore, prej të cilave e para është “mospranimi i kufijve të tashëm të Kosovës.” Sipas Qosiqit, “Krahina e Kosovës është de facto shteti i dytë shqiptar, i krijuar në territorin serb dhe jugosllav me Kushtetutën e 1974 dhe me përzënien gjenocidale të popullit serb, me përkrahjen e plotë të kreut politik të Jugosllavisë, koalicionit antiserb në Jugosllavi”.

Sovraniteti i Kosovës nuk guxon të vendoset si masë tregtie

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është edhe e domosdoshme të realizohet me çdo kusht, pasi që, sipas tyre, sovraniteti i Kosovës nuk guxohet asnjëherë të vendoset si masë tregtie. Në një linjë me opozitën qëndrojnë edhe njohësit e zhvillime politike dhe ekonomike në vend. Ata ka bërë me dije se shtetit të Kosovës nuk i duhet njohja nga një shtet kriminal si Serbia, që ka ushtruar gjenocid për vite me radhë ndaj shqiptarëve.

Dikush tha: “Njohja e Kosovës nga Serbia është e rëndësishme, por nuk është e domosdoshme të realizohet me çdo kusht. Sovranitetin dhe integritetin territorial nuk guxojmë asnjëherë ta vendosim si masë tregtie për njohjen e Kosovës”.

"Edhe për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare Kosova është një shembull në vete siç është quajtur sui-generis si nga aspekti i çlirimit dhe shtet-nderimit ishte faktor Bashkimi Evropian dhe SHBA. Kështu që bota demokratike nuk lejon që Kosova të dështoi si projekt por për fat jo të mirë në momente të caktuara duhet të jemi të vetëdijshëm që na bëhen padrejtësi qe përkundër dhimbjes duhet t’i tejkalojmë, sepse ne nuk guxojmë të humbim miqësinë me perëndimin. Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 këto dhjetë vite treguan që nuk mjafton vetëm ky numër i njohjeve, sepse mungesa e ulëseve në Kombet e Bashkuar tregoi që ishim në disfavor ndaj Serbisë, duke dështuar anëtarësimin në shumë organizata me rendësi për shtetësinë dhe ekonominë e Kosovës”.

Rifat Jashari fton për unitet: Vetëm kështu ruhet Kosova

Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën.

Kështu u tha në akademinë e fundit përkujtimore kushtuar Epopesë së UÇĶ-së dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së ndritshme të saj për lirinë e Kosovës.

Se sakrifica e familjes Jashari ishte misioni i kahmotshëm, i cili iu kishte dashur Kosovës.

“Kjo sakrificë e kreu një mision që ishte dashur të ndodhte moti. Të gjithë jemi Adem Jashari, Drenicë dhe UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që kishte shqiptarë. Janë 23 vjet nga ajo datë, ndoshta dy thënie e tregojnë të vërtetën shumë mirë, njëra është e bacës Rifat kur u pyet a po mundet me përballu mërzinë, ku tha: ‘populli s’po na len’.

“Prekazi në mënyrën me besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë. Adem Jashari ka qenë dhe ka mbetur bërthamë e UÇK-së. Adem Jashari dha edhe komponentën luftarake dhe nisi angazhimin e tij në luftën çlirimtare. Ai dhe çeta e tij e donin Kosovën të lirë dhe të pavarur. Ai ishte kudo, fillimisht në Drenicë e pastaj edhe në vendet tjera. Lufta që zhvilloi Adem Jashari ishte e madhe. Lufta për Prekazin ishte e ashpër, por qëndresa ishte e madhe. Në këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë, u morën jetën 55 shqiptarëve, 22 prej të cilëve ishin nga familja Jashari. Kjo ishte impuls i ri në luftën çlirimtare”.

Ndryshe jo rastësisht na erdhi edhe një e papritur së fundit se Serbia kërkon hapjen e arkivave nga ana e qeverisë së Kosovës?!

Për këtë njëri ndër ish- Komandantët e UÇK-së, Zenel Zekolli ka shkruar se: “Kjo ka qenë e ditur, nga dita e parë që kemi fillu me luftu kundër Serbisë!”

Të gjitha dosjet e UÇK-së janë në Serbi!

Kurse kjo është vetëm një legjitimim zyrtar i hapjes së dosjeve nga ana e qeverisë së Kosovës!

"Mirë e ka qeveria" .

Veç vazhdoni!.. Sepse edhe ne këtu jemi!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, (UÇK), liria e pavarësisë së Kosovës dhe pikë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat