Qytetarët për I.Q “Green për Drenas” që mund të sjelli ndryshimin në zgjedhjet më 17 tetor

Opinione

Qytetarët për I.Q “Green për Drenas” që mund të sjelli ndryshimin në zgjedhjet më 17 tetor

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 14 shtator 2021 Në ora: 08:13
Ruzhdi Peçani

Tani më zgjedhjet lokale të 17 tetorit po ofrohen.Ajo që zgjon kërshërinë janë zgjedhjet në Komunën e Drenasit.Kërshëria për këto zgjedhje kalon edhe jashtë Drenasit. Po,pse?

Në Kosovë pothuaj nuk ka rajon,i cili në dhjetëvjetshin e fundit,nuk kanë ndodhur protesta të qytetarëve kundër degradimit të mjedisit me këtë edhe kualitetit të jetesës mjedisore. Protesta që ishin drejtuar kundër ndotjes së ajrit dhe ujit,kundër degradimit të mjedisit me emitimine gazrave dhe ujrave toksike si nga fabrikat dhe shkritoret “Feronikeli”,tymtarët  nga KEK –u ,me ngrtjen e mini hidrocentraleve,në Deçan,Shtërpcë dhe Kaçanik,  që po dëmtonin natyrën dhe resurset natyrore si dhe florën dhe faunën.

Mëtej me eksploatimin e gurëve me gurëthyesit dhe separatorët dhe shumë investimeve kontraverze që kanë ndodhur si dhe ecocide dhe urbicide të ndryshme. Kështu si asnjë tjetër problematikë, nuk mund të animoj dhe senzibilizoj qytetarët sa mund ta bëjnë “temat e gjelbërta”.

Dukuria më markante politike është paraqitja e një agjende “të gjelbër”,patjetër se është Inisiativa qytetare “Green për Drenasin”,e cila ka tubuar rreth vetes njerëz intelektual të pavarur,të rinjë dhe të reja me ekspertizë,e cila po përgatitet me të madhe për pjesëmarrje në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Drenas.Me ambicje të mëdha të fitoj sa me shumë ansambleistë, po dhe me ngulm synojnë pozitën e të parit të komunës.

Kështu spektri politik në Drenas,në këto zgjedhje lokale u fisnikrua me një iniciativë të re qytetare Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”. Po,përse qytetrët përshëndesin inisiativën “Green për Drenas”. Ngase qytetarët i besojnë kandidatit  për kryetar të komunës së Drenasit prof.Dr.Xhavit Drenorit dhe ekipit twë tijë, besojnë në sinqeritetin, se kjo Inisiativë e prezentuar do merret me problematikën  të ambientit jetësor dhe ekologjisë, si një mundësi e re për qytetarët e Drenasit që të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor si  top-prioritet.

Besojnë në fjalët që u ishte drejtuar:

“Duke kërkuar vetëdijësim qytetar dhe përkrahjen tuaj në këtë kauzë aspak të lehtë, Iniciativa e re Qytetare “Green për Drenas” zotohet që të angazhohet për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, për një Drenas më të zhvilluar, për një mjedis me ndotje minimale, ajër të pastër e ujë të pijshëm për secilin, për një qytet në të cilin të gjithë qytetarët do të ndihen të vlerësuar e të trajtuar me barazi e drejtësi”, ka thënë Drenori.

Qytetarët e Drenasit  të vetëdishëm  përkrahin fuqishëm Inisiativën  e re Qytetare “Green për Drenas” , dhe besojnë fuqishëm në zotimet e marra për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, për një Drenas më të zhvilluar, për një mjedis me ndotje minimale, ajër të pastër e ujë të pijshëm për secilin, për një qytet në të cilin të gjithë qytetarët do të ndihen të vlerësuar e të trajtuar me barazi e drejtësi. Dhe këtë do ta bëjë I.Q “Green për Drenas” me prof.Dr.Xahavit Drenorin - Kryetar Komune.

Motoja e e prof.Dr.Xhavit Drenori është : …se mu në Komunë qëndron fuqia e qytetarëve të lirë.Institucionet e komunës janë për lirinë dhe prosperitetin sikur që shkolla fillore qëndron për shkencën,dhe kjo u ofrohet qytetarëve me respekt dhe dashamirësi dhe qytetarët me këto shërbehen. Dhe qytetarët e Drenasit do përqafojnë “Green për Drenas” dhe ta ndiejn dhe shijojnë për katër vitet në vijim.

Kështu qytetarët e Drenasit,si puntorë dhe të vyeshëm që janë,dhe me një pjekuri politike,do dinë të përcaktohen se cilin e duan për kryetar komune.Mendimi qëndron se nuk do udheqen nga patetizmi,se prof. Dr.Xhavit Drenori është rritur dhe ka lëshuar shtat si gjimnazist në Drenas,e të japin votën për të – por ngase i besojnë dhe  e duan  prof.Dr.Xavit Drenorin  për Kryetar Komune!

Inisiativën  e re Qytetare “Green për Drenas” paraqet një freski  për skenën politike të Drenasit,dhe jo vetëm Drenasit.E mirseardhur patjetër – për promovimin dhe ofrimin e temave të reja jetike për qytetarët.

Kemi në dijeni se Partitë e gjelbëra në Evropën perëndimore po përjetojnë një renesansë.Në Gjermani garë e fortë po bëhet për zgjedhjet e shtatorit.Partia opozitare e të gjelbërve është befasia me e madhe që po ndodhë ne disa rajone,anketat kishin treguar se janë në epërsi ndaj partive që qeverisin.Të përmendim fitoren e koalicionit gjelbër –të majtë “Možemo”(”Mundemi”) në Zagreb.Po ,sa është reale të ndodhë një fitore e “Green për Drenas” në Drenas?

Një anketë e bërë, tregon se kjo Inisiativë Qytetare po gjen një pëkrahje të gjerë qytetare duke avansuar  ndaj partisë tani në pushtetin lokal.

Partitë opozitare,  të cilat nuk kishin arritur asnjëherë të motivonin qytetarët të protestonin për  shumë probleme shoqërore dhe politike në komunën e Drenasit,tani edhe mund të tentojnë të përfitojnë nga “mëllefi ekologjik”.Por ja që tani në skenën politike në Drenas qëndron Inisiativa Qytetare  “Green për Drenas” duke forcuar skenën autoktone të cilat,për dallim nga opozita, kanë agjendën e gjelbër dhe programin –edhe si përparësi ndaj partisë në pushtet.Dhe kjo për këtë i bënë të veçant dhe i ve në përparësi në garën elektorale komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat