Ti, shoku Mark, kokën në Shqipëri e prapanicën në Jugosllavi, nuk shkojnë

Opinione

Ti, shoku Mark, kokën në Shqipëri e prapanicën në Jugosllavi, nuk shkojnë

Nga: Hafiz Shala Më: 24 shtator 2021 Në ora: 06:35
Hafiz Shala

Një shqiptar, familje e njohur patriotike( e dijë emrin dhe mbiemrin, në ketë rast vetëm emrin po ia përmendi sepse, mund të jetë tregim i ndonjë varianti ndryshe që nuk dua t’i trazojë familjarët, nga Zllokuqani).

Familja e Markut, e njohur si familje patriotike e nacionaliste, në shtëpinë e tij mbante ballistë në kohën e Serbisë së egër por, në të njëjtën kohë për të humbur tragë dhe për të larguar çdo dyshim nga pushteti i atëhershëm, u jepte ushqim e pije, edhe xhandarëve serb, ashtu siç e bënin shpesh edhe më dhunë pa kurrfarë mirënjohje sepse, “ atë e kishte për detyrë”, pasi ata e kishin zanat më hëngër e me pi pa para e pa dhimbje në familjet shqiptare.

Ka ndodhur, sipas tregimit së, në kullën dykatëshe të Markut, në të njëjtën kohë, në katin e dytë të jenë ballistët, kuptohet të fshehur, e në të parin xhandarët serb, sepse ata vinin befasisht kohë e pa kohë.

 

Dhe, në këtë mënyrë, ai, ndihmonte ballistët, më ushqim, strehim dhe, informata aq sa kishte mundësi.

Fatkeqësisht, një ditë prej ditësh, një spiun shqiptar, pa papagesë, shkon në stacion të policisë për ta lajmëruar se Marku se po i mbanë ballistët dhe po i ushqen e ndihmon, me veshmbathje dhe gjëra tjera.

Shkojë në stacion të policisë për të treguar se si Marku po i fshehë ballistët në shtëpinë e tij dhe i thanë: “Hej, mjaft se Marku është njeriu i ynë ( Marko je nash)”.

U kthye shqiptarziu në shtëpi i mërzitur se nuk pati sukses në misionin e tij të jetë shqiptar i ndershëm në argëllëkun e Serbisë. Nuk ndalej dhe, përsëri shkojë në stacionin e policisë për herë të dytë më të njëjtin mision. Edhe kësaj here i dështojë.

Por, assesi nuk ndalët dhe shkon për herë të tretë dhe u thotë, Marku: “Mbrëmë i ka pasur ballistët në kullë, a po merrni vesh”.

Më në fund, policët e përcjellin kullën e Markut dhe, një natë kur u vërtetuan se ballistët kishin hyrë brenda, e rrethuan kullën  dhe më në fund e vërtetuan se kjo që po thotë ky spiuni pa pagesë shqiptar, qenke e vërtetë.

Në ndërkohë, në heshtje, duke e izoluar qenin që mos të lehë, ballistët u ngjitën në katin e dytë të kullës dhe filluan të çlirohen.

Pasi u rehatuan, shkojë xhandarmëria dhe i troket Markut në derë, duke ia tërheqë vërejtjen që mos ta ngrit zërin që mos ta kuptojnë ballistët se në hyrje të kullës janë xhandarmëria, ani pse Marku i befasuar pasi kishte vepruar si gjithherë në konfidencë e fshehtësi bashkë me meshkujt tjerë të shtëpisë, duke mos vërejtur asgjë jashtë oborrit dhe duke e siguruar hyrjen në kullë.

Marku i befasuar sepse u zu “ me pelë përdore”, siç thotë populli, s’kishte çka të thoshte dhe, i arrestuan ballistët edheMarkun.

Nga Zllokuqani deri në burgun e Istogut, duke ecur këmbë, kohë pas kohësh Markut  i goditnin me “pendrek” dhe atë në shokë e teposhtë, pra, në prapanicë.

E shtinë Markun në burg në qeli dhe, njëri nga policët i cili e kishte përcjellë dhe rrahur Markun tërë rrugës duke e goditur me “pendrek”, iu drejtua Markut: Marko, a ke naj send me na pyet? Marku tha: po, e kam vetëm një pyetje: pse tërë rrugës më goditët pendrek vetëm në shokë e teposhtë, pra në prapanicë.

“E, Marko, Marko. Duhesh t’a kuptosh një gjë se, kryet në Shqipëri e prapanicën në Jugosllavi, nuk shkojnë.

Jo shko në Shqipëri, atje ku e ke kokën dhe mendjen, ose, trusu e rri në Jugosllavi”.

Përndryshe, më dy mendje, nuk mund të jetosh i qetë e i sigurt.

Është tregim i vërtetë i cili, duhet të përdorët në rastin e serbëve e posaçërisht të atyre të veriut se, mendjen dhe sytë në Serbi, e prapanicën në Kosovë( Dardani),nuk shkojnë bashkë.

Duhet ta zgjedhin se kah po donë me ia mbajt, nëse donë të jetojnë të qetë aty ku dëshirojnë, por, ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi, më fund, do të zbatohet.

Serbinë mund ta vizitoni e ta doni, por, në Kosovë( Dardani), aty ku kullën shqiptarët shumicë, ju, më të gjitha të drejtat si  minoritet të cilat iu takojnë sipas Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve, mund të jetoni të lirë, të qetë e të sigurt.

Kjo, duhet t’u bëhet më dije serbëve qysh tani, njëherë e përgjithmonë.

Kjo Qeveri e pa korruptuar dhe e pa shantazhuar, mund ta bëjë një gjë të tillë dhe duhet ta bëjë. Sa ma herët, aq ma mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat