Hegjemonizmi fashist serbo-ortodoks në Ballkan nuk njeh gjuhë tjetër, përveç asaj të forcës..!?

Opinione

Hegjemonizmi fashist serbo-ortodoks në Ballkan nuk njeh gjuhë tjetër, përveç asaj të forcës..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:46
Rexhep Elezaj

Nuk ka dyshim, se hegjemonizmi vrastar serb i udhëhequr gjithmonë nga kisha ortodokse serbe që Serbia e ka zbatuar ndër shekuj kudër popujve fqinj, në veçanti ndaj kombit shqiptar, që nga ardhja e tyre në Ballkan në shekullin e -VII-të, ai nuk ka ndalur së vepruari deri më sot, duke pushtuar toka të huaja, duke vrarë, masakruar, dëbuar si dhe duke bërë luftëra shkatërruese dhe gjenocid ndaj popujve jo serb..!?

Po ashtu, është bërë e qartë për secilin që jeton në Ballkanin perëndimor, se thelbi dhe sherri kryesor i problemeve në këtë pjesë të Evropës, kanë qenë, janë dhe do mbesin serbët si një shoqëri e kriminalizuar e mbushur plotë urrejtje patologjike si dhe epshe për pirjen e gjakut të atyre që nuk janë serb, defekt ky kolektiv i tyre që përbëhet nga gjene të kriminalizuara dhe me substancë negative të cilën nuk ka mundur ta ndryshon asnjë civilizim, arsimim apo ndikim iluminist evropian, e që ende paraqet një fenomen të rrallë në Evropë, kur dihet për shembull, se nazizmi gjerman dhe fashizmi italian kur u paraqitën në fillim të viteve 1939-45, pas dënimit që morën nga bota e civilizuar, gati se u zhdukën dhe nuk paraqitën më rrezik për luftëra dhe gjakderdhje të reja në botë.

Përkundrazi, hegjemonizmi serbomadh, edhe 22 vite pas ndëshkimit ndërkombëtar që mori me bombardimin e NATO-s mbi Serbinë, deri sot nuk ka dhënë asnjë shenjë, se ka filluar të ndryshojë në favor të de-kriminalizimit të mendësisë fashiste të tyre, si popull qoftë si kolektivitet.

Mjerisht, Evropa po heshtë për këtë fakt që po e sheh çdo ditë në vepër, dhe mjafton të cekim këtu sa për ilustrim veprimet e fundit të kësaj hegjemonie në krye me kishën ortodokse serbe në ngjarjet e fundit në Cetinje, Mal të Zi, të cilat për prapavijë kishin rrëzimin e qeverisë dhe okupimin e këtij shteti përmes skenarit kishtar, si dhe ngjarjet aktuale në kufirin verior të Kosovës, ku që 5 ditë regjimi çetnik hegjemon serb në Beograd, në krye me A. Vuçiqin, po e përdorë metodën e bllokimin të rrugëve në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me një skenar fund e krye hegjemon dhe me prapavijë pushtuese ndaj Kosovës..!?

Pra, shikoni se me çfarë djallëzie, loje politike dhe tendencash hegjemoniste i qaset regjimi shovinist i Serbisë një akti administrativ, siç është reciprociteti i përdorimit të tabelave të përkohshme, madje i përfshirë në tekstin e marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët, serbo-shqiptare në Bruksel, duke e politizuar dhe manipuluar në nivel ndërkombëtar një akt ligjor të cilin ajo qe 11 vite e ka zbatuar vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë kalimit të tyre me vetura nëpër Serbi..!?

Pra, politika dhe logjika kriminale e hegjemoniste e Serbisë fashizoide ndaj Kosovës, dhe jo vetëm, nuk ka ndryshuar për asnjë milimetër në synimet dhe qëllimet e saja djallëzore dhe pushtuese, nga e cila hegjemoni rrjedhin të gjitha të këqijat në Ballkan, po që ka shkaktuar kundër-reagim të arsyeshëm të qeverisë së Kosovës ndaj kërcënimit permanent që regjimi kriminal i Beogradit zyrtar vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe shqiptarëve!

Mjerisht, dhe me keqardhje të madhe duhet theksuar faktin, se zyrtarët më të lartë të BE-së, pa dallim, ose ende nuk e kanë kuptuar thelbin e hegjemonizmit dhe fashizmit serb si politikë zyrtare e Serbisë në Ballkan, ose po ia mbajnë ison Serbisë me qëndrim të heshtur dhe tolerant ndaj kësaj politike destabilizuese në Ballkanin perëndimor, duke i bërë presion të pakuptimtë vetëm qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi i saj për tabelat e përkohshme. Andaj, çdo tërheqje eventuale e Kosovës nga reciprocitetit ndaj Serbisë, do ishte një gabim i rënd politik, mbase me pasoja të rënda për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Serbia dhe politika e saj hegjemoniste, siç ka treguar historia, gjuhën e vetme që e njeh, është gjuha e forcës, si mjet i vetëm i detyrimit të serbëve për ta ndryshuar mendësinë, politikën dhe inspirimin “hyjnor” të kishës së tyre ortodokse, e cila ishte dhe mbetet frymëzuesja kryesore e luftërave dhe gjakderdhjeve në Ballkan e më gjerë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat