Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, s’e meritojnë të jenë emisarë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Opinione

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, s’e meritojnë të jenë emisarë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: Rexhep Torte Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:41
Rexhep Torte

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, nuk ka guxim të balllafaqohet me të vërtetën e gjenocideve serbë ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, dhe për ta kamufluar gjenin hegjemonist serb, ka zgjedhur rrugën e kërcënimeve, frikësimit, sulmeve dhë eskalimit të situatës ndaj Kosovës paqedashëse, duke shpresuar se me kërcënime do të nxjerr përfitime.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale tashmë 22 vite si alibi për kërcënimet ndaj Kosovës, po e përdor arsyetimin e konsumuar mashtrues ndaj ndërkombëtarëve se, gjoja dëshiron ta mbrojë pakicën serbe në Kosovë, edhe pse të gjithë e dinë se pakicën serbe në Kosovë nuk e rrezikon askush.

Policia e Kosovës shkoi në vendkalimet në Jarinje e Bërnjak vetëm për ta garantuar zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë, ndërsa protestuesit serbë me urdhër nga Beogradi, për ta tensionuar situatën, i bllokuan rrugët me kamionë, automjete të rënda dhe zhavorr.

Nuk ishte lëvizje e lirë e njerëzve, kur serbët e Serbisë hynin në Kosovë me targa të Serbisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk mund të hynin në Serbi me targa të Kosovës, por detyroheshin të marrin targa të përkohshme me kundërpagesë 5 euro.

Nuk është lëvizje e lirë e njerëzve, kur serbët e Veriut të Kosovës të instrumentalizuar nga Serbia, protestojnë duke i bllokuar rrugët më automjete dhe grumbuj zhavorri.

Nuk është lëvizje e lirë e njerëzve, kur protestuesit serbë, në mesin e tyre ëshe agjentë nga Rusia, këndojnë këngë nacionaliste serbe dhe i ofendojnë shqiptarët me parulla nacionaliste.

Nuk është lëvizje e lirë e njerëzve, kur në Veri të Kosovës sundojnë bandat kriminale dhe strukturat paralele serbe të orkestruara nga Serbia.

Nuk është lëvizje e lirë, kur Serbia agresore gjenocidale e kriminale më 24 dhe 25 shtator 2021 e provokoi dhe e kërcënoi Kosovën paqedashëse me me fluturimin e helikopterëve dhe avionëve luftarakë që fluturuan në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

UNMIK dhe EULEX, që janë të pranishëm në Kosovë, nuk duhet të lejojnë bllokimin e rrugëve nga protestuesit, si edhe sjelljet kërcënuese, provokuese dhe luftënxitëse të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale ndaj Kosovës viktimë.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçkak, me qëndrimet e tyre pro serbe në dialogun Kosovë-Serbi, kanë treguar se e mbajnë anën e Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, dhe se nuk kanë moral dhe etikë diplomatike e demokratike të jenë ndërmjetësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, deri me ardhjen e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës në krye të delegacionit të Kosovës në këtë dialog, agjendën e dialogut e paracaktonin në konsultim me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, duke mos e konsultuar fare Kosovën viktimë si palë të barabartë.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e krimianale, për kërcënimet që ia bën në vazhdimësi Kosovës viktimë e paqedashëse.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, për vendosjen e bazës ushtarake Ruse te Nishi.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që është duke e ndërtuar aeroportin gjigant në Trebinje, për tu mundësuar avionëve të mëdhenj ushtarakë të Rusisë të aterojnë në këtë aeroport.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, për kolonitë serbe që po i ndërton me ndihmën financiare të Rusisë dhe Kinës në Veri të Kosovës, ku në banesa të reja, të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar fare, vendosin serbë të cilët asnjëherë nuk kanë banuar në Kosovë.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, për bandat kriminale dhe për strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës, të dirigjuara nga Beogradi.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila po e këshillon pakicën serbe në Kosovë të mos e paguajë tashmë dy dekada energjinë elektrike, ujin dhe shërbimet komunale të cilat i shfrytëzon, por që Qeveria e Kosovës është e detyruar që për çdo vit të paguajë miliona euro për likuidimin e faturave të tyre.

Nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, për manipulimin që bën më pakicën serbe në Kosovë duke e nxitur të protestojë me të vetmin qëllim të shkaktojë trazira në Kosovë.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, nuk e kritikuan asnjëherë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale për represaljet që është dukë i bërë ndaj shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshëvës, e cila ndodhet nën regjimin e Serbisë, që i është nënshtruar një politike nacionalistë serbe, dukle i shlyer shqiptarët nga evidenca në regjistrat amzë dhe duke i detyruar të shpërngulen nga trojet shqiptare.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, fytyrën e tyre hipokrite e treguan edhe më 20 shator 2021 kur Qeveria e Albin Kurtit e vendosi reciprocitetn me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale lidhur më targat e autonjeteve, reciprocitet që duhet ta ketë çdo shtet normal në botë.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak është dashur të bëjnë presion ndaj Serbisë që ta pranojë reciprocitetin që Kosova e vendosi lidhur me targat e automjeteve, e jo të organizojë bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak, si edhe të provokohen forcat policore të Kosovës me këngë nacioaliste serbe.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ishte tepër konstruktiv me dëklaratën e tij, “Ose t’i përdorim të dy shtetet targat e përkohshme ose t’i heqim krejtësisht”.

Kjo do të ishte rruga më e mirë për lëvizjen e lirë mes kosovës dhe Serbisë, se sa bllokimi i rrugëve nga protestuesit serbë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale është e prirur pë të krijuar tensione, panikë, kërcënime, presione ndaj Kosovës, ndërsa ndëkombëtarët i mashtron sikur Serbia na qenka viktimë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, për arrijrjen e qëllimeve ta saj serbomadhe hegjemoniste, e dëshmoi edhe më datë 24 dhe 25 shtator 2021 me fluturimin e helikopterëve dhe avionëve të Serbisë mbi zonën kufitare afë Jarinjës.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, po luan lojëra fëmijësh për ta frikësuar Kosovën dhe për ta nxitur faktorin ndërkombëtar kundë Kosovës.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak në vend që ta kritikojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që të mos e nxit pakicën serbe për protesta, por ta pranojnë reciprocitetin me targat si gjë normale, ata janë duke ë fajësuar Kosovën, bile duke kërkuar që të zbatohen në tërësi marrëveshjet e arritura derisot në Bruksel, edhe pse shumica e këtyre marrëveshjeve janë në dëm të Kosovës, sepse janë nënshkruajtur nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Josep Borell, me 22 shtator 2021, deklaroi se, “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është platforma e vetme pët t’i tajtuar të gjitha çështjet e hapura”.

Duke shtuar se, “Të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e bisedimeve që nga fillimi i tyre në vitin 2011 mbeten të vlefshme dhe detyrim për të dyja palët, të cilat duhet “ T’i respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre pa anjë vonesë të mëtejshme”.

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak e dinë shumë mirë se marrëveshjet e deritashme të arritura në Bruksel, kanë qenë në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale dhe në dëm të Kosovës viktimë, nën ndikimin direkt pro serb të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak insistojnë në formimin e Asociacionit të komunave ne shumicë serbe në Kosovë, që nënkupton ndërhyrjen direkte të Serbisë dhe Rusisë në shtetin e Kosovës.

Josep Borell, pse nuk insiston që edhe në Kataloni në Spanjë të formohet asociacion i ngjashëm, edhe pse në Kataloni jetojnë shumë më tepër katalonas se sa pakica serbë në Kosovë.

Miroslav Lajçak, pse nuk insiston që edhe serbët që jetojnë në Sllovaki të formojnë asociacion të komunave serbe atje.

Formimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është i papranueshëm dhe tejet i dëmshëm për funksionimin normal të shtetit të Kosovës.

Bashkimi Evropian nëse dëshiron zgjidhje të drejtë, ku duhet të respektohet e drejta dhe e vërteta për Kosovën, duhet domosdoshmërisht që pro serbët Josep Borell dhe Miroslav Lajçak t’i zëvendësojë me dy ndërmjetës të rinj të ndershëm dhe me moral dhe etikë të lartë diplomatike e njerëzore.

Kjo sepse në dialogun Kosovë-Serbi në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, dhe në anën tjetër Kosovën viktimë të këtij agresioni gjënocidal e kriminal të kryer nga Serbia në vitet 1998/99.

Josep Borrell, shteti i të cilit ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarurr e sovran, si edhe Miroslav Lajçak, shteti i të cilit ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, kurrën e kurrës nuk kanë kredibilitet për të ndëmjetësuar me ndershmëri dhe drejtësi në dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat