Tërheqja e policisë së Kosovës prej veriut, ku do të shkojë përtej tokës së vet

Opinione

Tërheqja e policisë së Kosovës prej veriut, ku do të shkojë përtej tokës së vet

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 26 shtator 2021 Në ora: 20:07
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Vetëm ata që nuk dëshirojnë me pa dhe nuk dëshirojnë me dëgjua, për politikën shoveniste që udhëheq Serbia dhe Vuçiqi, në këtë kohë të sotme bashkëkohore të modernizimit dhe demokracisë njerëzore, e cila edhe sot padrejtësisht ngatërrohet në çështjet e shtetit sovran të Republikës së Pavarur të Kosovës, po ashtu edhe duke e kërcënuar nga ajri, si dhe me tanke ushtarake ruse.

Po kjo Serbi, kur deri para një kohe jo të largët këtë vend e kishte pushtuar padrejtësisht dhe nuk u ngop me atë urrejtjen e saj patologjike ndaj këtij vendi dhe shqiptarëve, në vitin 1998-99, me paramilitarët dhe ushtrinë e saj kriminale e shkatërroj Kosovën tërësisht, duke shkaktuar edhe një gjenocid të pa parë ndaj këtij populli, i cili as sot dhe asnjëherë nuk do dorëzohet për të drejtat e veta dhe për mbrojtjen e shtetit të vet demokratik deri në pikën e fundit të gjakut.

Ky është ai Vuçiqi, i cili po inicion një «Open Balkan» së bashku me mikun e tij Edi Rama dhe atë « kalaveshin » e Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe tani këto ditë, kundër masave të reciprocitetit që ka paraqitë qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti, për tagra të komunikacionit, përkundër protestave të popullatës serbe në veri të vendit tonë, që i ka porositë dhe urdhëruar Vuçiqi, ai ka nxjerr në shesh prej kazermave tanket ushtarake ruse edhe aeroplanët e luftës, në një mënyrë, duke iu kërcënuar Republikës së Kosovës.

Çfarë mbetët akoma te ky lloj i njerëzimit, ku qëndrojnë rreziqet për të cilat bëhet fjalë, që shkaktojnë lufta dhe shkatërrime të dhunshme, me sa duket ka ende njerëz të tillë që i mbështesin këto shkatërrime të jetëve njerëzore, të mirave materiale dhe të trashëgimisë kulturore, duke tejkaluar çdo vlerësim të njeriut mbi këtë tokë.

Ka edhe një rrezik që i kanoset kësaj shoqërie njerëzore edhe pse ndoshta për dikën nuk është i dukshëm, kur disa njerëzve vetë njeriu i jep pushtet për të vepruar mbi vetë njeriun, i cili ndikon dhe bëhet i dukshëm ndaj një grupi dhe shoqërie njerëzore apo ndaj një klase të ulët shoqërore, të cilët përfitojnë prej tyre dhe jetojnë në luks të madh, duke krijuar një rreth të fuqishëm, sikur janë rastet e disa pushtetarëve të sotëm në disa shtete të rajonit, që qëndrojnë në pushtet më shumë mandate.

Dhe një rrezik tjetër që i kanoset shoqërisë së sotme dhe atyre shoqërive që konsiderohen si demokratike, është veprimi i një pushteti si i tillë, përmes mekanizmave dhe doktrinës që e ushtrojnë me pushtetin e tyre, padyshim që të vihen nën kontroll të gjitha lëvizjet e opozitës, përmes kësaj force të organizuar në mënyrë që gjithçka që ka të bëjë me politikën, arsimin, shkencën, rendin publik, ndërtimin e një kulture, forcën policore dhe ushtarake, të kalojnë vetëm përmes një personi.

Këtë sistem e kanë vetëm dy vende në Ballkanin perëndimor, Serbia dhe Shqipëria, që në të parën dominon një bashkëpunëtor i zellshëm i kriminelit dhe kasapit të Ballkanit, pasardhësi i tij Aleksandër Vuçiq, dhe tjetri pasardhësi i diktatorit komunist të Ballkanit, që piu gjakun e shqiptarëve të vet, dhe përdhunoi elitën më të denjë intelektuale shqiptare, që sot ndjek hapat e tij, kryeministri i sotëm Edi Rama.

I pari përbënë rrezik të madh për tërë Ballkanin e sotëm, i cili sa do që thotë do e përqafoi integrimin evropian, në anë tjetër punon dhe interesohet të lidhet me vendet e fuqive imperialiste, siq janë Rusia dhe Kina, përmes të cilave, Serbia dhe Vuçiqi, po armatosen me një armatim të rëndë dhe më të përsosur ushtarak në rajon.

Ndërsa i dyti, që e ka bërë mik të parin, është Edi Rama, i cili paraqitet si një lider i madh që shitet vetëm te ata që ia japin lavdin për interesa të tyre, sikur i ka bërë rrafsh punët dhe detyrat e veta që i përkasin në vendin e vet, përveç tjerash iu ka bashkangjitur iniciativës së Vuçiqit, në «Open Balkan», në të cilin nuk do të përfitoj as Zoran Zaev dhe as Edi Rama, por do të përfitojë vetëm ai që e ka projektuar këtë iniciativë për interesa të veta ekonomike dhe politike, që ka për qëllim, përveç vendeve të Balkanit, të fus edhe Kosovën, nën kontrollin e saj.

Dhe tani, tërheqja e policisë së Kosovës, prej veriut, gjegjësisht prej pikave kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak, nuk është diçka që nuk do të ishte e pa mundur, mirëpo, në këtë rast bëhet fjalë, policia e Kosovës, sikur në këtë rast vepron dhe po i kryen detyrat e veta brenda teritorit të vendit të vet, përveç tjerash, po kujdeset për ruajtjen dhe sigurinë e qytetarëve të vet, sipas urdhrave të eprorëve të vet, që vijnë nga shteti dhe njësia përkatëse e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Nëse, dikush sugjeron nga anash dhe jep këshilla të ndryshme dhe retorika, që nxisin situatën për të shkaktuar ndonjë konflikt të mundshëm, por duke e marrë për bazë trungun e shtetit, si shtet sovran dhe demokratik, në bazë të parimeve të shtetit legjislativ dhe funksional, qeveria e këtij vendi dhe kryeministri i saj, në bashkëveprim me opozitën dhe gjitha Institucionet e vendit, nuk duhet të zbrapset në asnjë aksion dhe veprim, që ndërmerr për mbrojtjen dhe ruajtjen e sovranitetit në shtetin e vet.

Dhe sa do që Vuçiqi dhe Beogradi, do i reklamojnë aeroplanët dhe tanket ruse, për të nxitur konflikte, apo luftë dhe duke përkrahur protestuesit dhe kriminelet serb në Jarinje dhe Bërnjak dhe kudo në territorin e Kosovës, në anën tjetër për të frikësuar qytetarët e këtij vendi, janë vetëm lojëra të Vuçiqit dhe provokime, përmes të cilave përfiton për ta mbajtur pushtetin e tij, sepse Kosova dhe territori i saj përveç Forcave të veta ushtarake dhe policisë së vet, e ka edhe mbrojtjen e garantuar prej forcave të NATO-s, që gravitojnë në Kosovë forcat e KFOR-it, në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat